Për të pestin vit rradhazi, Merkel kryeson listën e 100 grave më të fuqishme të botës, publikuar nga revista Forbes.
Ajo është gjendur përballë sfidave të mëdha këtë vit si emigrantët e mesdheut, sanksionet ruse, skandalet e spiunazhit, stabiliteti i eurozonës dhe përplasja e avionit Germanëings. Por asnjë nga këto nuk e ka mposhtur zonjën e fortë të Gjermanisë që sërish të cilësohet nga "Forbes" si “udhëheqësja” e botës.
Merkel ka lënë pas Hillary Clinton, femrën më të rëndësishme të politikës amerikane dhe filantropen Melinda Gates.
Në listë dallohet në vendin e katërt shefja e FMN-së Christine Legarde dhe në vendin e dhjetë bashkëshortja e presidentit Obama, Michele Obama.
Revista Forbes publikon çdo vit listën e 100 grave më të shquara e me ndikim të madh në botë, nga të gjitha fushat, politika, administrimi publik, fusha sociale, arti dhe kultura.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
