Lista e hakerave me emrat e ministrave, Rama në Kuvend: Bëjnë ‘hajgare’ hakerat me ju, ngriheni në këmbë me fotomontazhe! E pavërtetë

‘E pavërtetë nga fillimi deri në fund’, ky ishte komenti i Kryeministrit Rama nga Kuvendi lidhur me emrat e 2 ministreve dhe një ish ministreje në listën e publikuar nga hakerat iranianë duke i cilësuar si montazhe. Listat e publikuara nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, Report Tv ka zbuloi edhe emrat e Elisa Spiropalit, Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Niko Peleshit Ministri i Mbrojtjes dhe ish-ministrja e mbrojtjes, Kodheli. Në listën misterioze përveç zyrtarëve ka edhe emrat të qytetarëve të thjeshtë dhe gazetarë si Armand Shkullaku. Ky sistem përfshin listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Nisur nga një replikë me deputetin e PD-së Ferdinand Xhaferraj dhe akuzat e opozitës me sulmet kibernetike Rama iu përgjigj duke thënë se asnjë sulm nga hakerat iranianë nuk ka mundur të depërtojë në sisteme. Duke iu përgjigjur edhe akuzave të përfshirjes së dy ministrave dhe ish- ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli, Rama tha se të gjitha këto janë një vorbull, politikanësh e gazetarësh prodhojnë një tubacion llumi që çdo haker, mund të bëjë hajgare. Kryeministri Rama gjithashtu tha se fotot e publikuara nuk janë nga sistemi MEMEX dhe se të gjitha fotot e shpërndara të ministrve të përfshirë janë fotomontime.

Kreu i qeverisë fajësoi opozitën se kontribuojnë në dezinforimime të publikut duke ngritur çështje pa vlerë dhe hipotetike për diskutim. 

Dhe e fundit që kam, mos bëhemi qesharakë që për çdo gjë që ndodh, çdo gjëje që ndodh, i japim një unikalitet sikur kjo ndodh këtu. Sot që flasim, prej disa kohësh në shtetin fqinj, në Maqedoninë e Veriut , ka një agjensi të tërë pagesash të ministrisë së Bujqësisë që nuk punon për shkak se është marrë peng nga hakerat. 

Sulmet kibernetike janë një e përditshme. Ne jemi marrë me sulmet kibernetike të vazhdueshme dhe s’kemi aptur asnjëherë asnjë problem. Ky është një sulm i një niveli shumë të lartë, i një agresiviteti shumë të lartë dhe nuk e ka realizuar qëllimin e tij. Tani, mbase ju do donit ta realizonte qëllimin, po nuk e ka realizuar. Mbase ju do donit realisht të kishte sjellë një hata’po nuk e ka sjellë një, mbase ju do donit të na kishte gjetur tërësisht të papërgatitur, po nuk na ka gjetur. Kështu që mos u kuturisni në konkluzione që janë qesharake dhe po ju them prapë, që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin, është shumë e thjeshtë.

Ne sot e kemi të gjithë infrastrukturën digjitale të ngritur dhe ato historitë me lista, si ajo lista sot, del një listë sot që nuk flet për hakerim të sistemeve sensitive po flet për diçka tjetër.

Flet se për çfarë terreni gjen në kanale dhe portalet tona, plus edhe në politikën tonë, një grup i cili ka qëllime dashakeqe ndaj vendit dhe që me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë, me gazetarë, fut në vorbull një dynja të tërë që fillon dhe hedh dyshime, që fillon edhe hedh teza edhe hipoteza.

Nuk ka terren më pjellor për çdo lloj veprimi dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, sesa portalet dhe sesa ju. Falë gjithë kësaj fuqie në këtë llloj tubacioni llumi, mund të bëjë hajgare çdo lloj gallataxhiu e çdo lloj hakeri se menjëherë ngriheni në këmbë; jo po cilat janë lidhjet e krimit me këtë e me atë, duke parë fotomontazhe.

Ajo që ka dalë nuk është sistemi Memex i Ministrisë së Brendshme. Kaq e thjeshtë është. Edhe duhet të kalojë e gjithë dita duke u torrollis gjithë opinioni publik që ndjek këto lloj  burimesh, duke dëgjuar gënjeshtra dhe konspiracione nga më absurdet, por faktikisht është një e pavërtetë nga fillimi deri në fund.- tha Rama. 

Ashtu sikurse edhe Rama dy ministret Spiropali dhe Peleshi reaguan duke mohuar përfshirjen si persona me veprimtari kriminale të dala nga sistemi sensitiv i MEMEX. 

Lidhur me këtë çështje, Report Tv iu drejtua me një kërkesë zyrtare Policisë së Shtetit për të mësuar nëse këta zyrtarë janë të dyshuar si të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale. Përmes Koordinatorit për Informim Gentian Mullaj, Policia e Shtetit tha asnjëri prej 2 ministrave dhe ish-ministres nuk janë të dyshuar. Burimet zyrtare policore instistojnë që lista MEMEX që hakerat pretendojnë të kenë publikuar dhe zyrtarisht duhet të ketë emrat e të dyshuarve, nuk është origjinale, duke saktësuar se të dhënat e nxjerra nuk kanë lidhje  me databazën e sistemit policor MEMEX. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neki: 03/10/2022 23:08

    Lista eshte fallco. E konfirmon mosprania ne liste e Erjon Veliaj

    Përgjigju
  • stefan: 03/10/2022 22:12

    ndoshta ata emra sjane hackers sistemi ,por hackers te shtetit e sigurt qe jane or mik ...keta lloje "hackerash" kane 32 vjet qe e mjelin shtetin .....

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/10/2022 21:36

    Edvin shkjau shqipfolës të erdhi edhe fillimi i fundit, o tradhtar

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/10/2022 18:39

    Prandaj e qerove nga drejtor i pergjithshem te policise Gledis Nanajn ti sociopat dhe vure nje rrumbullak? Mos bej ti hajgare e hajdare se je bere ku therret qameti bashke me saliviçidolin e likkembeplehun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë