Lista e Kombëtares dhe polemikat, Prodani në Report TV: Senatorët ndikojnë dhomat e zhveshjes! Rudi Vata: Sylvinho më befasoi me Cikalleshin, me Uzunin personale

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho shpalli pasditen e së hënës listën me 27 emrat për në Europianin 2024, që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik.

Në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga në Report TV u analizua lista e Sylvinhos dhe mënyra sesi zgjidhen lojtarët për ekipin Kombëtar. Jashtë listës mbetën emra si Cikalleshi, Uzuni apo Bare që kanë kontribuar për vite në ekip. Veç mungesës së ftesës, Cikalleshi këtë të martë njoftoi largimin nga ekipi kuqezi.

Në lidhje me listën dhe emrat e ftuar dhe mungesat, ish-Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani u ndal edhe te mungesa e Cikalleshit.

"Lista dhe mungesa e Cikalleshit? Kam dobësi për Cikalleshin, kur isha drejtor te Partizani doja ta merrja, por s'e arrita. Është një talent i lindur, ka bërë gjëra të mrekullueshme. Ka pasur edhe ndërprerje në karrierë, por ka bërë mirë. Debati që mori këtë apo atë, është i tepërt. Unë kuptoj interesin, njerëzit janë të interesuar.

Ekipi ka rregulla si ndërtohet dhe si funksionon. Ka gjëra ku ne nuk mund të hyjmë. Kriteret i di Sylvinho, për sa i takon përzgjedhjes. Cikalleshi bëri njoftimin e largimit dhe do donte të ishte, por me siguri pas finaleve ai do mbyllte karrierën.

Nëse do e shohim në shenjë mirënjohjeje, do ishte një gjest fisnikërie ftesa. Ne duam një sukses në Europian, nuk dalim çdo dy vite në evente madhore. Edhe nëse do merrej Cikalleshi do kishte polemika. Cikalleshi këtë sezon nuk ka qenë ai i disa viteve më parë.

Një senator ndikon edhe në gjendjen e dhomave të zhveshjes. Arsyeja mund të jetë edhe mos lënia në stol e tij. Cikalleshi nuk është aq i qetë, edhe sikur mos flasë, pakënaqësia e tij do dukej.

Qëllimi kryesor i Sylvinhos është klima e mirë në ekip, edhe e lojtarëve që shkojnë në tribunë pasi vuajnë.

Lista? Atë "de fakto" e bën trajneri. Ai do të fitojë ndeshjen e radhës. Ndërsa në FSHF duan të fitojnë dhjetë vitet e ardhshme dhe duhen harmonizuar interesat. Janë shumë interesa dhe elementë, sukseset janë të lidhura", tha Prodani.

Edhe Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares tha se është i habitur nga mungesa e Cikalleshit. Në lidhje me listën dhe mënyrën sesi përzgjidhet lista e Kombëtares, Rudi Vata tha se trajnerët që punojnë me agjentët e futbollistëve shkojnë vetëm në nivele ordinere. Sa i takon Kombëtares, ai shtoi se nuk ka fakte për këto gjëra.

"Mungesa e Sokol Cikalleshit? Cikalleshi është i rëndësishëm për grupin, bën kilometra. Ai ka qenë pjesë e rëndësishme në eliminatore, më ka bërë habi mungesa e tij. Është humbje që nuk është në ekip, e ke 100 përqind edhe në ditën më të keqe. Nëse ke një lojtar me këto cilësi dhe karakteristika, u habita. Nuk e di nëse lënia jashtë e tij i bën mirë grupit.

Trajneri ka diçka personale me Uzunin, nuk diskutohet. Por edhe që Uzuni është lojtar i mirë në La Liga nuk diskutohet. Të marrësh Jasir Asanin me tre gola dhe që nuk ka luajtur, kjo nuk shkon. Nuk mendoj se ka lojtar më në formë se Uzuni, merr lojtar nga Emiratat Arabe dhe Azia dhe jo golashënuesin e La Ligas", tha Rudi Vata.

Agjenda e Kombëtares - Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.

Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Cikalleshi u tërhoq pasi nuk u ftua në Europian, Hygerta Sako: Humbje për Kombëtaren, s’e prisja që do thirrej Naser Aliji

 

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Kombëtarja, pasi nuk arriti që të merrte një ftesë për në Europian.

Moderatorja Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën tha se kjo është një humbje për kombëtaren.

“Më vjen vërtet shumë keq sepse i ka dhënë shumë kombëtares për më tepër që ka qenë titullar në 70-80% të ndeshjeve kualifikuese. Duke qenë një lojtar i tillë meritonte që ta linte futbollin në një mënyrë tjetër”, tha ajo.

Sipas Saj Cikalleshi do të ishte më i vlefshëm se Naser Aliji.

“Më shumë se Naser Aliji ishte i vlefshëm, e ka treguar gjatë kualifikuese e kam përshtypjen se do ta tregonte edhe në Europian. Është një lojtar i  grupit e tha dhe Rudi, është lojtar që sakrifikon e që kthehet në mbrojtje. Realisht për mua është një humbje e kombëtares”, shtoi më tej Sako.

Ora 21:47
Kush e bën listën e Kombëtares, trajneri, FSHF apo agjentët? Rudi Vata: Trajnerët që e bëjnë këtë janë ordinerë! Sylvinho e ka personale me Uzunin

 
Në lidhje me listën dhe mënyrën sesi përzgjidhet lista e Kombëtares, Rudi Vata tha se trajnerët që punojnë me agjentët e futbollistëve shkojnë vetëm në nivele ordinere. Sa i takon Kombëtares, ai shtoi se nuk ka fakte për këto gjëra.

"Kush e bën listën, trajneri, FSHF apo agjentët? Ka trajner që punojnë me agjentë, këta nuk bëhen të mëdhenj. Mund të bëhen trajner në nivele ordinere për një rrogë. Përderisa nuk kemi fakte, mendoj se nuk është e drejtë për këto konkuzione. Uzuni dhe Cikalleshi janë personalitete në futbollin shqiptar.

Në logjikën normale nuk është e mundur. Ose je i mirë ose jo. Me ata që sot ka ekipi në dispozicion, Cikalleshi duhet të ishte ndër tre sulmuesit, pasi ka mbi shpatulla shumë përvojë. Kavajasi mund të luajë edhe disa sezone.

Për Uzunin e kuptoj, sepse nuk ka qenë preferencë e Sylvinhos, por habitem për Cikalleshin. Pyesni Sylvinhon.

Trajneri ka diçka personale me Uzunin, nuk diskutohet. Por edhe që Uzuni është lojtar i mirë në La Liga nuk diskutohet. Të marrësh Jasir Asanin me tre gola dhe që nuk ka luajtur, kjo nuk shkon. Nuk mendoj se ka lojtar më në formë se Uzuni. Merr lojtarë nga Emiratat Arabe dhe Azia dhe jo golashënuesin e La Ligas", tha Rudi Vata.

Ora 21:32
Rudi Vata: Sylvinho më habiti me listën, Cikalleshi jep 100 përqind edhe në ditën më të keqe

 
Repolitix në Report TV u analizua lista e Kombëtares dhe tre mungesat. Edhe Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares tha se është i habitur nga mungesa e Cikalleshit.

"Mungesa e Sokol Cikalleshit? Cikalleshi është i rëndësishëm për grupin, bën kilometra. Ai ka qenë pjesë e rëndësishme në eliminatore, më ka bërë habi mungesa e tij. Është humbje që nuk është në ekip, e ke 100 përqind edhe në ditën më të keqe. Nëse ke një lojtar me këto cilësi dhe karakteristika, u habita. Nuk e di nëse lënia jashtë e tij i bën mirë grupit", tha Rudi Vata.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabriu: 29/05/2024 13:14

    Sylvinjo si do te hyje me 0 pike, po me 0 do te dale.

    Përgjigju
  • Gani: 29/05/2024 08:07

    Keta bejne lloqe. Ky Prodani eshte si Kiu Fiu, ben ekspertin kudo qe flet. Nje student ngeles i inxhinierise se ndertimit qe nuk la post pa kapur duke u lepire. Lidhje me futbollin nuk ka.Se ku genjen Duken dhe u be Sekretär. Rudi duket qe vazhdon te jete i merzitur nga mosarritja e qellimit ne FSHF. Se ku e gjeti Uzunin kete vite te golshenuesit e La Liges, vetem Rudi e di. NGA 11 gola, 7 Jane penallti. Pse, Uzuni do te ishte me mire se Broja? Broja, pavaresisht se nuk ka luajtur nuk ka te krahasuar me Uzunin. Sa per Jasir Asanin, ai eshte ai nen menge per skemat e Sylvinios. Hallall i qofte se ka bere zgjedhjet me te mira te mundeshme. Tre ndeshje jane. Sokoli ka bere mire deri me sot por nuk ka rendiment per 90 minuta, ose me sakte takat. Duhet te vari kepucet ne gozhde.Rudi,nuk varet vetem nga kampionatet por edhe cfare ben vete lojtari.Se ne Saudi Pro Liga, luajne lojtaret super te medhenj qe nuk lene vend per krahasime. Daku, e meritonte, perpara Uzunit me shoket. Bare eshte po i njejti, ne Seconda Division. Forca Shqipreria. Suksese dhe lojra te bukura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja