Sylvinho e la jashtë Evropianit, Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja: Dhashë shpirtin në fushë, por një fund që s'e zgjodha vetë

Sokol Cikalleshi nuk do ta veshë më fanellën e kombëtares. Sulmuesi 33-vjeçar ka vendosur ta mbyllë karrierën me kuqezinjtë, pasi trajneri Sylvinho vendosi të mos e grumbullonte për kampionatin evropian të Gjermanisë.

Kavajasi në rrjetet sociale thotë se i erdhi fundit një rrugëtimi shumë të bukur, por jo në mënyrën si ai e dëshironte. Për një dekadë që ka përfaqësuar fanellën e Kombëtares, Cikalleshi shkruan se ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm. 

"Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet jane të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogel pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.

Falenderoj Zotin për gjithëçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozet Kuq e Zi që meritojne shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze,"-shkruan futbollisti.

Në fund, Cikalleshi i uron suksese grupit që do përfaqësojë Shqipërinë në Euro 2024. Tërheqja e Cikalleshit vjen pasi trajneri Sylvinho e la jashtë Evropianit, bashkë me Myrto Uzuni dhe Keidi Baren. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
U tërhoq nga Kombëtarja, Asani për Cikalleshin: I privilegjuar që kam mësuar nga ti, je legjendë


Mungesa e ftesës për në Euro 2024 bëri që Sokol Cikalleshi të largohej nga Kombëtarja në moshën 33-vjeçare. Largimi i kavajasit ka bërë që reagimet të jenë të shumta, teksa diçka të tillë e ka bërë edhe Jasir Asani. Anësori i sulmit kuqezi e quan Cikalleshin një legjendë.

"Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë. Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi’, shkruan Asani në mesazhin e tij.

Në 59 ndeshje me Kombëtaren, Cikalleshi ka shënuar 13 gola. Më mirë se ai kanë bërë Alban Bushi me 14 gola dhe Erjon Bogdani me 18 gola për Kombëtaren.

Postimi i Asanit
Ne.k./S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren