Lista e njerëzve më të pasur në
botë, ja kush e kryeson

Lista e njerëzve më të pasur në<br />botë, ja kush e kryeson
Revista e biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "Forbes", në numrin e saj të fundit ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në botë.
 
Prej  katër vite tashmë, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë dhe ka arritur që gjatë këtij viti ta shtojë pasurinë e tij me 12 miliardë dollarë, duke e çuar në një shifër prej 86 miliardë.
 
Ndërkohë biznesmeni Warren Buffet është pozicionuar në vendin e dytë të listës së "Forbes". Ndërsa për sa i përket vendit të tretë, ai është marrë nga themeluesi dhe menaxheri i "Amazone", Jeff Bezos.
 
Amancio Ortega, themelues i firmës së konfeksionit spanjoll, ka arritur të pozicionohet në vendin e katërt të listës falë pasurisë së tij prej 71.3 miliardë dollarësh.
 
Në dhjetë vendet e para të kësaj liste janë të gjithë investitorë amerikan, por në sy bie gjeniu i mediave sociale Mark Zuckerberg, me një pasuri prej 56 miliardë dollarësh, shumë të cilën ka arritur të akumulojë në një kohë shumë të shkurtër falën suksesit të rrjetit social "Facebook", të cilin ai zotëron.
 
Ndërkohë për sa i përket vendit të parë për gruan më të pasur në botë, ky vend i takon Liliane Bettencourt, e cila është partnerja më e madhe e firmës kozmetike franceze "L'Orela", Bettencourt zotëron një pasuri personale prej 39.5 miliardë euro.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025