Lista e oficerëve të Arta Markut, vëllezër, nipa dhe gra të zyrtarëve të lartë

Lista e oficerëve të Arta Markut, vëllezër, nipa dhe gra të zyrtarëve të lartë

Një komision i përbërë nga tre anëtarë nga Prokuroria e Përgjithshme, ka shpallur 27 fituesit e parë që konkuronin për Oficerë të Policisë Gjyqësore. 27 fituesit kanë dalë në krye të listës, gjatë një konkurimi mes 171 kandidatëve që ishin pranuar në fazën e dytë të garës, duke kryer dhe procedurën e intervistimit në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme. Lista e firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, dhe e publikuar nga Prokuroria e Përgjithshme është e mbushur me emra të njohur, ku me sa duket ndikim të madh duhet të ketë pasur dhe ndërhyrjet politike dhe kunjukturat e brendshme në Prokurorinë e Përgjithshme, në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit (Vetting) dhe në sistemin gjyqësor. Në listë bien në sy emra të personave që kanë punuar në prokurorinë e Shkodrës, në prokurorinë e Tiranës dhe tek Krimet e Rënda.

I pari që qëndron në krye të listës është Arben Jorgaqi, një ish-oficer në prokurorinë e Vlorës dhe i shkarkuar nga ish-kryeprokurori i Vlorës Ramadan Troci, me motivacion mosparaqitje në punë. Më pas Jorgaqi ndërmori një sulm mediatik ndaj Trocit dhe Llallës në vitin 2017.Por në vitin 2018 Arben Jorgaqi arrin të depërtojë në institucionin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, duke shërbyer si këshilltar ligjor pranë një trupe gjyqësore, dhe siç mëson “Shqiptarja.com”, pikërisht pranë trupës gjyqësore që kishte në verifikim dhe shqyrtim dosjen e Artan Markut në Vetting, të cilën e kaloi me sukses.

Në rrethana ende të paqarta Jorgaqi është dorëhequr nga KPK, por tashmë është bërë pjesë e oficerëve të prokurorisë, pasi që prej 31 majit 2019, është shpallur i pari fitues me 100 pikë të plota në listën prej 27 personave. I dyti me 100 pikë është renditur djali i prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, Rezart Hana. Më tej lista emërore e fituesve është me 98 pikë, ku e treta është renditur Esmeralda Xholi, sekretare në prokurorinë e Tiranës, njëherësh bashkëshortja e prokurorit Adnand Xholi. Poshtë saj me 98 pikë renditet, Armando Felaj, vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj. Burri i kësaj të fundit, një muaj më parë u emërua prokuror pranë prokurorisë së Tiranës, pasi kishte fituar procesin gjyqësor në gjykatën administrative.

Një muaj pas burrit, Felaj, rregullon dhe vëllain në sistemin e prokurorisë. E shtata në listën e fituesve është renditur Valbona Kalaci nga Shkodra, me detyrë sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, më konkretisht sekretare e gjyqtarit Fuat Vjerdha. I 14-ti në listën e fituesve është renditur Real Qeleshi, djali i avokatit Arben Qeleshi, njëherësh vëllai i Joana Qeleshit, kryetares së Gjykatës së Durrësit.E 18-ta është renditur Esmeralda Qafa, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e gjyqtarit të Administratives Arjan Qafa. E 22-ta është rradhitur Anila Veliu që dyshohet se është një e afërme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Më pas lista e fituesve vijon me Shiqiri Manjanin nga Dibra, i cili sipas burimeve të “Shqiptarja.com” është nipi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Një tjetër emër në listën e fituesve është Gentian Ndoi që rezulton të jetë burri i prokurores Afërdita Ndoi, të cilën KLP-ja e promovoi duke e bërë drejtuese të Prokurorisë së Apelit në Durrës. Ndërsa i fundi që ka fituar është Ermal Kaçkini, vëllai i Besart Kaçkinit, gjyqtarit të gjykatës Administrative në Tiranë. Ibrahim Saliko, djali Hysen Salikos gjyqtar në Apelin Vlorë dhe ish-anëtar i KLD-së. Nga fillimi i këtj viti, punonjësit e kësaj strukture kanë një pagë mujore prej 160 mijë lekësh të rinj për shkak të hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi e cila parashikon se paga e oficerëve të policisë gjyqësore është sa 60 për qind e rrogës mujore të prokurorëve.

EMRAT E OPGJ-VE TË RINJ 
ARBEN JORGAQI 
REZART HANA 
ESMERALDA XHOLI 
ARMANDO FELAJ 
ILIR LIÇO 
ENI KODRA 
VALBONA KALAÇI 
ARTOR MUJA 
ILIR NDREA 
IBRAHIM SALIKO 
HAMIT KASEMI 
ÇLIRIM HALILI 
ORJANA CUFAJ 
RAEL QELESHI 
BASRI HADROI 
BENARDIN NDOJ 
ERISELDA SHAHMANI 
KLODJANA QAFA 
KLODJAN HAXHILLARI 
DIANA TAHIRAGA 
KUJTIM ZENELAJ 
ANILA VELIU 
SHIQIRI MANJANI 
IBRAHIM HOXHA 
GENTIAN NDOI 
LEONORA NDREU 
ERMAL KACKINI

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • samo: 04/06/2019 08:06

    ja paske gjete te gjithve

    Përgjigju
  • Artani: 02/06/2019 14:50

    Ermonela felaj ka futur gjithe fisin ne prokurori a thua se eshte zot i ktij institucioni. Ca bohet kshu mer jahu. Po kta ekselentet pse nuk i fusin ktu apo ktu nuk te le vend Ermonela me kushurinj

    Përgjigju
    • anda: 03/06/2019 23:57

      ishalla po i mbarokan shpejt kushuinjt ksaj skrapallesh qe ndooooshta ndooooshta te kemi edhe ne ndonje shans. Dmth drejtesi e re me vllezit e motrat tona

    • vasi: 03/06/2019 13:04

      dmth Ermonela Felaj mbaroj nga vllezrit motrat dhe burrat tani do filloj me niperit dhe mbesat. super fare. super sistem drejteie po ben kjo arta e perkoshmja

    • mani: 03/06/2019 13:03

      o rtan po ca ekselent thua mor aman. e te behesh prokuror duhet te jesh ose kushuri i ermonelea felajt ose i arta markut se ndryshe nuk can dot. sado i afte te jesh do rrish do frysh syte se sistemin e kan kapur kto dy shoqet e ngushta.

  • Tironci: 02/06/2019 02:32

    KJO ESHTE SHQIPERIA QE DUAMNJE PJESE E SHQIPETAREVE D M TH ANTARE OSE SIMPATIZANE TE PS ME PUNRA TE MIRA . PJESA ME E MADHE E POPULLSISE QENDRON E DESKRIMINUAR TE PA KENAQUR PA PUNE ME TE ARDHURA 10000NE MUAJ GATI PER RREVOLTE POPULLORE KJO ESHTE SHQIPERIA QE DUAM

    Përgjigju
  • Bo bo bo: 02/06/2019 01:01

    Ehh, c'far behet!!

    Përgjigju
  • Gimi: 02/06/2019 00:23

    Shume i sakte dhe i vertete ky artikull. I denoncon dhe i permend nje nga nje emerimet e bera. Duhen shtuar vetem keto fakte qe shpallja e bere ne faqen e Prokurorise se Pergjithshme e dates 15 mars 2019 i referohet vetem 23 vendeve dhe kryeprokuroria ka vendosur qe ruges ti coje 27 per te mbyllur edhe ca ndere.Kesaj i shtojme edhe faktin qe keto emerime po behen ne baze te nje ligji te shfuqizuar dhe nuk eshte me kompetence e kryeprokurores emerimi i tyre. Shto edhe informacionin qe Eni Kodra eshte bosja e Royal Hill dhe do shkoje te ekspozoj garderoben ne prokurori dhe sa nje rroge mujore i bejne vetem shpakat.Kjo eshte drejtesia qe duam

    Përgjigju
  • Une: 01/06/2019 23:38

    Bravo Qyno. Bravo. Ky eshte investigim...

    Përgjigju
  • Dani: 01/06/2019 21:47

    Ja pra kjo eshte drejtesia jone, vendosin te vetet opgj, qe te marrin leket nepermjet tyre....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare