Lista e profesioneve, Klosi: Merr
fund koncepti “ di t’i bëj të gjitha”

Shumë shpejt Shqipëria do ketë listën kombëtare të profesioneve dhe përshkrimit të tyre specifik, e cila do t'i shërbejë biznesit dhe Arsimit Profesional. Kjo, falë marrëveshjes që është nënshkruar sot me UNDP-në, e cila me mbështetjen financiare të qeverisë zvicerane do ndihmojë vendin tonë që të ketë një listë të profesioneve të standardizuara.

Sipas ministrit të MMSR-së, falë kësaj liste që do të hartohet, do bëhet e mundur jo vetëm identifikimi i profesioneve, por edhe certifikimi i tyre, duke i afruar me standardet europiane të punës.

“Duhet që koncepti “di t'i bëj të gjitha” të marrë fund dhe gjithësecili të ketë profesionin e tij të standardizuar me karakteristikat specifike dhe të përcaktuara nga tregu i punës. Që sot do të fillojë një punë e detajuar për të pasur profesione specifike në Shqipëri. Ne edhe në kuadër të arsimit profesional dhe të zhvillimeve në Shqipëri, po përpiqemi të kemi një hartë të plotë të interesave të biznesit”, - tha Klosi në fjalën e tij.

klosi

Drejtoresha e Përgjithshme e UNDP-së, Yesim Oruc tha se marrëveshja e arritur vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që UNDP-ja i ka dhënë vitet e fundit zhvillimit të Arsimit, Formimit Profesional dhe çështjeve të punësimit në vendin tonë.
 
“Synimi ynë në këtë detyrë është i dyanshëm: nga njëra anë, ne mundohemi që standardet të jenë sa më afër atyre ndërkombëtare dhe nga ana tjetër, të jemi sa më afër nevojave të biznesit, nevojave të tregut të punës”, - tha drejtoresha e UNDP-së, Yesim Oruc .
    

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq