Publikohet lista me 380 personat të cilët kanë gati lejën e legalizimit të banesave të tyre në qytetin e Vlorës. ALUIZNI-t bën me dije se qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, Vlorë, për të tërhequr lejen e legalizimit. Ndërkohë që procedurat për marrjen e dokumentit të pronësisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë.
Menjëherë pas regjistrimit të çertifikatës së pronësisë përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopjete lejes së legalizimit për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia.
“Në listën e mëposhtme, përfshihen edhe një numër qytetaresh, leja e legalizimit të të cilëve ka qenë përgatitur prej kohësh, por ata nuk jane paraqitur për t'i terhequr ato. Duket disi e çuditshme që, nga njëra anë shumë qytetarë kërkojnë përshpejtimin e procesit të legalizimit, ndërsa nga ana tjetër ndeshemi me fenomenin e kundërt, me qytetarë që megjithë përfundimin e procesit të legalizimit, nuk paraqiten për të tërhequr lejen e legalizimit.
Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë ndërkaq lajmeron qytetarët e interesuar se gjatë kësaj periudhe puna e saj po përqëndrohet në zonat e brendshme të qytetit dhe veçanërisht në ato përgjatë Pyllit të Sodës. Të gjithë qytetarët e këtyre zonave, ftohen të plotesojnë dokumentat e kërkuara nga Agjensia dhe të mbeshtesin punonjësit gjatë procesit të punës”,- thotë në një njoftim për shtyp Drejtoria e Aluiznit.
/Shqiptarja.com