Lista, emrat e infermierëve
që futen në Provimin e Shtetit

Lista, emrat e infermierëve<br />që futen në Provimin e Shtetit
Urdhëri i Infermierit ka publikuar emrat e kandidatëve që do të testohen në fundt të muajit nëntor dhe fillim të muajit dhjetor. Në këtë listë përfshihen infermierët, fizioterapsitët dhe ata që kanë mbaruar studimet për Teknikë Laboratori. “Kërkesë me shkrim për regjistrim. Formulari i Aplikimit. Fotokopje e letërnjoftimit. Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar“, - janë disa nga dokumentat që duhet të dorëzohen pranë urdhërit.

Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:  letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të Kartë ID ose Pasaportë, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi; Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

lista

lista

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois