Lista/ Ja gjyqtarët që ndryshuan emrat, mbiemrat dhe moshën

Lista/ Ja gjyqtarët që ndryshuan emrat, mbiemrat dhe moshën
Politikanët dhe të zgjedhurit vendorë mesa duket nuk janë të vetmit që kanë ndryshuar emrat. Një numër i madh gjyqtarësh kanë ndryshuar emrat, por si për të mos u mjaftuar me kaq kanë ndryshuar dhe moshën, kjo për të shtyrë pensionin.
Referuar formularëve të vetëdeklarimit, Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria.

Megjithatë, ai i shpëtoi shkarkimit. Ndërkaq, Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, thotë se emri i saj i parë ka qenë Zenepe. Po ashtu, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Spahiu, deklaron se emri i tij i parë ishte Zeni Spahiu. ‘Shqipatarja.com’ ka zbardhur disa nga këta gjyqtarë. Kështu edhe, Gjyqtari në Gjykatën Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, ka ndryshuar gjithashtu gjeneralitetet, ku emri i tij i parë rezulton të jetë, Petrit Vejzadi.
Aliaj është kallëzuar penalisht nga ILDKP për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Edhe gjyqtarja e Tiranës Rexhina Merlika, ka ndryshuar gjeneralitetet.Ajo deklaron se emri i saj i parë ka qenë Gjelina. Skënder Haluci, gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, thotë se mbiemri i tij i parë ishte Buçpapaj. Ndërsa Ilir Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe shume afer me ish kryesministri Sali Berisha, deklaron se emri i tij i parë ishte Elfterios Çelikas. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Durim Hasa, deklaron se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa. Sa i takon raportit me drejtësinë, asnjë prej gjyqtarëve nuk deklaron se është dënuar pas rënies së komunizmit. Ndërkaq, vetëm Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, deklaron se është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, datë 05.06.2015, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të korrupsionit pasiv.

Disa prej gjyqtarëve deklarojnë se kanë qenë emigrantë në Greqi dhe Itali. Referuar formularëve të vetëdeklarimit, të publikuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjyqtari Tritan Hamitaj, ka qenë tre herë emigrant në Paleta në Greqi, konkretisht në vitet’91, ’92 dhe ’96. Po ashtu, edhe gjyqtari Sulejman Kurti, deklaron se ka qenë emigrant ilegal në Greqi në vitin 1995. Edhe Sokol Bunaj ka deklaruar se ka emigruar për punë në periudhën 1992-2001, në Romë, Itali. Një pjesë tjetër e gjyqtarëve deklarojnë se kanë qëndruar më shumë se një muaj jashtë vendit, por për arsye studimore apo turistike. Anëtari i KLD, Gjin Gjoni deklaron se ka qëndruar katër herë jashtë vendit, për arsye studimore, nga viti 2000-2002.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë