TIRANE - Janë 314 farmacistë që u është miratur leja e re e ushtrimit të profesionit, pas programit të riçertifikimit. Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë bën me dije se janë miratuar çertifikatat si drejtues teknik, për një pjesë të farmacistëve në Tiranë.

“Farmacistët e Rajonit të Tiranës të cilët kanë përmbushur kriterin e ricertifikimin dhe kanë aplikuar pranë UFSH për t’u pajisur me lejen e re të ushtrimit të profesionit, në pozicionin e drejtuesit teknik, të vijnë të pajisur me mjet identifikimi si dhe certifikatën e vjetër, për të tërhequr personalisht certifikatën, pranë zyrës qëndrore”, - thuhet në një njoftim të UFSH-s. Leja e re u shërben farmacistëve për të ushtruar profesionin pas programit të riçertifikimit 2010-2014, të cilët kanë mbledhur kreditet e kërkuara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.