Si të kujdesemi për shëndetin e syve? Ja ushqimet që duhet të hamë

Si të kujdesemi për shëndetin e syve? Ja ushqimet që duhet të hamë

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve.

Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.

Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve.

Më poshtë janë disa nga ushqimet më të mira dhe të nevojshme për shëndetin e syve.

Peshku

Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3.  Megjithatë, peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni, salmoni, trofta, sardelet, skumbria. Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.

Arrorët Dhe Bishtajoret

Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega-3. Arrorët përmbajnë edhe shumë vitaminë E që mbron sytë nga dëmet e vazhdueshme prej moshës.

Konsumoni më shumë arra, shqeme, kikirikë dhe bishtajore si fasule, thjerëza etj.

Farat

Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Zgjidhni farat chia, farat e linit për të mirëmbajtur shëndetin e syve.

Agrumet

Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve.

Barishtet

Barishtet si spinaqi janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C. Ato duhen konsumuar rregullisht.

Karrotat

Karrotat janë të pasura me beta karoten dhe vitaiminë A e cila luan një rol thelbësor në shikimin tuaj.

Patatja e wmbël

Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.

Panxhari

Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve. Zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.

Uji

Uji është thelbësor  për shëndetin e syve. Duhet të pini shumë ujë që të parandaloni hidratimin dhe përtharjen e syve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë