Miqësorja me Katarin, Edy Reja zbardh listën e kuqezinjve! Lojtarë nga Superliga, rikthehet Abazaj dhe Ismajlgeci

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të mërkurë në 9 nëntor me Katarin. Miqësorja zhvillohet në Marbella të Spanjës me fillim nga 18:30 me orën shqiptare. Trajneri Edy Reja ka zbardhur listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këtë duel. Emrat e thirrur në apel janë kryesisht nga Superliga shqiptare, teksa Kristal Abazaj dhe Marsel Ismajlgeci janë rikthyer.

Të grumbulluar për këtë duel janë edhe Artan Jazxhi i Teutës, Serxho Ujka i Laçit apo edhe Arbin Zajnullai i Egnatias. Bie në sy se thuajse të gjithë lojtarët janë nga Superliga shqiptare. Veç portierit Arlis Shala të Drenicës dhe fantazistit të Istanbulspor, Kristal Abazaj, miqësorja duket e rezevuar për Superligën. Kombëtarja do nisë grumbullimin ditën e shtunë (nesër),  me ekipin që do të përgatitet në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro