Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar

SHBA, BE, dhe Ambasada Gjermane reaguan të shqetësuara për mosregjistrimin e Listës Serbe në Zgjedhje. Në një grup reagimesh, Radio Evropa e Lirë, citon zyrat diplomatike të SHBA BE dhe Gjermanisë në Kosovë të cilat e shohin mosregjistrimin e Listës si një veprim politike dhe jo të bazuar në standard ligjore dhe procedurash. 

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë tha se veprime të tilla vetëvendosje edhe pse nuk përmendet si subjekt politik, ndikon procesin në mënyrë politikë. 

“Jemi të shqetësuar nga përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kryer nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe i hapin derën ndikimit politik subjektiv për procesin zgjedhor”, thuhet në një reagim të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. 

Sipas zyrës së Bashkimit Europian, të gjithë kandidatët duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe se regjistrimi I partive duhet të bëhet mbi baza ligjore. 

“Procesi i certifikimit duhet të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet, dhe jo në bazë shqyrtimesh politike”, thotë zyra e BE në Prishtinë. 

Në rrjetin social X, Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i bashkohet shqetësimit të SHBA dhe BE për moscertifikim e Listës Serbe.

‘Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet”, tha Jorn Rohde. 

SHBA apelojnë që partitë që nuk janë të kënaqura me vendimet e KQZ-së, që t’iu drejtohen mekanizmave ankimues. 

Ndërkohë edhe Aleksandër Vuçiç reagoi për mos regjistrimin e listës. Ai thotë se Albin Kurti me aleatët e tij po kërkon që të lërë jashtë garë kundërshtarin e tij të vetëm, gjë që po e bën me ndihmën e aleatëve të tij, me qëllim shfarosjen e serbëve në Kosovë.

KQZ nuk certifikoi Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se partia në fjalë nuk e njeh shtetin e Kosovës. Për certifikimin e Listës Serbe ka votuar vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër kanë dalë dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa tjerët abstenuan. 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë