Hapje të listave edhe për zgjedhjet vendor, konkretisht për kandidatët për ‘parlamentet’ lokale si një domosdoshmëri për të rritur cilësinë dhe performancën qeverisëse. Kjo është kërkesa e disa organizatave të shoqërisë civile, e konkretizuar me mbledhjen e 21.875 firmave (Nga 20 mijë që kërkon Kushtetuta dhe ligji).
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i ftuar në Studio Live në Report Tv ka dhënë detaje mbi këtë nismë qytetare për ndryshim në Kod Zgjedhor, pas 2 ditë më parë i ka dorëzuar firmat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Hartimi i një projektligji për të ndërhyrë në Kod për Këshillin Bashkiak. Synimi ynë është që qytetarët të kenë mundësi që me votën parapëlqyese të zgjedhin edhe kandidatin. Pra të votohet me lista të hapura për Këshillin Bashkiak. Të rritet përfaqësimi i qytetarëve në Këshilla Bashkiakë. Ne mendojmë se duke ndërhyrë në legjislacion dhe duke e bërë më mirë të mundshme procesin e zgjedhjeve, ne rrisim mundësinë që organet e zgjedhura të përformojnë më mirë. Kushtetuta thotë se 20 mijë qytetarë kanë të drejtë të propozojnë një projektligj. Më pas ka një procedurë të mirëpërcaktuar. Ne i kemi mbledhur firmat përmes një procesi intensiv kontakti dhe jo vetëm thirrje për të firmosur”, tha Kume gjatë bisedës me gazetarin Arbër Hitaj.
KQZ verifikon dokumentacionin dhe nëse e gjen me vend merr vendimin për ta dërguar më pas këtë nismë në Kuvendin e Shqipërisë, miratimi i së cilës do të kërkonte 84 vota.
Kristaq Kume nënvizoi se ndryshimi qe propozohet, sipas të cilit zgjedhja e anëtarëve të këshillave bashkiak të bëhet nëpërmjet votimit me lista te hapura, do t’i japë të drejtën qytetarëve të zgjedhin, me votë parapëlqyese, kandidatin qe dëshirojnë nga lista e subjektit për të cilin votojnë.
“Në rast të Këshillave Bashkiakë nuk do të ketë herës. Renditja bëhet në bazë të numrit të votave që ke marrë. Mjafton të kesh marrë 1 votë më shumë. Kush merr më shumë fiton”, tha Kume.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.1%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Regjistrimi i diasporës për zgjedhje, ish kreu i KQZ, Kume: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën! Më 11 maj do kemi 2 lista zgjedhësish
22 Janar, 13:03