Listat dhe koalicionet/ Pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë edhe Metës, 60' kokë më kokë

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim paraditen e sotme ngjiti shkallët e Presidencës për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Biseda zgjati mbi 60 minuta.

Në fokus të takimit, referuar situatës politike, mendohet se ishte nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave. Takimi i Kim me Presidentin, erdhi një ditë pas bisedës me Edi Ramën në Kryeministri po për të njëjtën çështje, listat dhe koalicionet.

Ilir Meta ka qenë shumë kritik duke e kundërshtuar nismën, madje ka paralajmëruar se nëse miratohen ndryshimet Kushtetuese nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme të 2021.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 22/07/2020 14:38

    Bravo Ameriqia i shkon ne zyre nje hajduti te certifikuar ndaj nuk behemi ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit