Listat dhe koalicionet, Rama fton sërish Bashën: Eja ulemi për të gjetur konsensusin

PS-ja kërkon që listat të hapen 2/3 për të garantuar përfaqësimin gjinor, por PD këmbëngul për 100%. Kryeministri Edi Rama shprehet se propozimet janë të ndryshme prandaj fton kryedemokratin që të ulen dhe të diskutojnë pa humbur kohë, ndryshe shumica është e vendosur për të ecur vetë përpara pa e pritur gjatë. 

"Ne jemi për jo më pak se 2/3, që të mos e kufizojmë veten për t'i hapur 100%, por të mos e lejojmë një mbyllje më shumë se 30%. Dhe e gjitha kjo është për t'u diskutuar, ne nuk jemi partia që flet e para, por e fundit, i japim vetes kohë për të analizuar të gjitha qëndrimet dhe avantazhet apo disavantazhet e një ndryshimi të mundshëm.

Dhe kështu ndodhi edhe listat e hapura, që nuk i kemi parë me simpati fillimisht, por duke parë që publiku ishte i interesuar, ne mbajtëm anën e publikut. Unë personalisht i kam dëgjuar me orë të tëra (opozitën jashtë parlamentit) dhe janë zhvilluar debate të gjata të përsëritura, janë dëgjuar plotësisht, nuk kanë dashur të dëgjojnë më shumë se aq, por nuk mund ti prisnim pafundësisht. Ka një kohë për të dëgjuar, ka një kohë për të vendosur, ka një kohë për të votuar".

Por a është i duhuri propozimi i Lulzim Bashës për hapjen 100% të listave? "Nuk ka një propozim të duhur ose të pa duhur, ka propozime të ndryshme, e duhura është që të ulemi dhe të diskutojmë pa humbur kohë në mënyrë që të gjejmë mundësisht një dakordësi sa më të gjerë" tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama 'Pa Protokoll' në Report Tv, fton sërish Bashën: Mos trash zërin, por eja ulemi për listat! SHBA nuk është kundër! Zëdhënësin e PPE-së s'e njoh


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën