Rama 'Pa Protokoll' në Report Tv, fton sërish Bashën: Mos trash zërin, por eja ulemi për listat! SHBA nuk është kundër! Zëdhënësin e PPE-së s'e njoh

TIRANE-Në mbyllje të sesionit parlamentar që kulmoi me votimin për ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave dhe koalicionet, kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv ftoi sërish Lulzim Bashën që të pranojë për t'u ulur në tryezë për të detajuar listat dhe formulën e koalicioneve. Kreu i qeverisë tha se është i keqardhur për refuzimin e opozitës jashtë parlamentit njësoj si ambasada e SHBA, por reagimin e Yuri Kim nuk e përkthen si kundërshtim. E ndërsa foli për marrëdhëniet me Ilir Metën, Edi Rama u shpreh i bindur se ai do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Edi Rama: Shtyrja e amnistisë fiskale e përkohshme, po bëjmë edhe ca konsultime

Rritjen e borxhit publik, Edi Rama e justifikon me dy ngjarjet e rënda, tërmetin dhe pandeminë. "Rritja është rezultat i gjërave që na kanë ndodhur dhe është dicka që po e bëjnë të gjithë. Lidhet me nevojën për të adresuar problemet që kanë dalë pas tërmetit dhe COVID-it". Amnistia fiskale do të kalojë në sesionin tjetër parlamentar për shkak se po vijojnë konsultimet. "Amnistinë fiskale do ta miratojmë, është një shtyrje e përkohshme, sepse do të bëjmë ca konsultime dhe ta konsolidojmë draftin, por do miratojmë" tha ai.

Ora 22:07
A do të japë dorëheqjen po humbi zgjedhjet? Rama: Do të jem i detyruar të vijoj punën, pushimet...

Edi Rama shpreh bindjen e plotë se PS-ja do të fitojë mandatin e tretë dhe ai do të jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021. "Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të jap dorëheqjen si kryetar i PS-së sepse do të jem i detyruar të vijoj punën. Nuk flas kurrë me nëse, se ka edhe një shprehje që flet për hallën dhe xhaxhanë edhe... kohë është shumë e shtrenjtë për t'u humbur me nëse".

Për pushimet nuk ka ndryshim planesh edhe sivjet. "Pushimet si gjithmonë këtu në Shqipëri. Unë dhe ministrat që kur jam bërë kryeministër, nuk kemi të drejtë të shkojmë jashtë shtetit për pushime. E kam bërë sepse ne duhet të jemi në Shqipëri, kalojmë pushimet në Shqipëri sepse është minimumi etik i atyre që qeverisin një vend, është një vend që promovon turizmin, që është një vend i mrekullueshëm. Për mua si në Shqipëri pushimet zor ti kalosh në vende të tjera, edhe pse ka vende të tjera të mrekullueshme".

Ora 22:00
Rama: S'do ketë më karantinë (Një përgjigje për protestën e artistëve)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë mbyllje tjetër për shkak të COVID-it. Por sa është fatura për COVID-in deri tani? "Nuk jam në gjendje të them shumën për arsye se ka ardhur duke u rritur dhe për arsye se disbursimet kanë vijuar dhe vijojnë ashtu sikundër edhe kreditë janë në proces, të garantuara nga shteti, është një proces dinamik".

Por a do të shkojnë fëmijët në shkollë në shtator apo do të jetë sërish online? "Nuk e di këto janë vendime të autoriteteve përkatëse, jo të mirat. Por të gjithë duhet të kuptojmë se qeveria, shëndetësia kanë bërë dhe po bëjnë maksimumin por budallallëkun e disave nuk ka shtet në botë që e lufton, prandaj njerëzit duhet të ruhen nga budallallëku.

Kjo nuk është dicka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes".

Sot u fal Kurban Bajrami, por masat nuk u respektuan rigorozisht nga të gjithë. "Nuk mund të ndalojmë jetën, është më e fortë se realiteti prandaj duhet të bëjmë kujdes, por ta mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve".

Një përgjigje ai e kishte edhe për protestën e artistëve. "Eshtë çmenduri të luftojmë për muzikë, në të gjithë Europën janë mbyllur diskot, edhe Spanja u dorëzua dhe i mbylli, pasi arriti në konkluzionin se aty ku ka muzikë dhe në restorant, njerëzit flasin me zë më të lartë, detyrohen të afrohen te njëri tjetri për të dëgjuar dhe transmetimi nga ato grimcat e pështymës që dalin nga goja gjatë komunikimit ndodh më shumë, është shumë e thjeshtë. Patëm protestë, kjo e bën më qesharake protestën edhe më absurde e bën më evident budallallëkun".

Ora 21:55
Kë do të preferonte si rival, Metën, Bashën apo Berishen? Rama: S'i kam problem, shtabi organizohet në Presidencë

Edi Rama shpjegoi mbrëmjen e sotme se përse Ilir Metën e cilësoi si pjesë të opozitës jashtë parlamentit. "Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di cfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës.

Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bashkë bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting".

Por kë do të preferonte përballë mes Metës, Bashës dhe Berishës? "Nuk unë i zgjedh unë rivalët dhe nuk kam unë problem kundërshtarët në kuptimin e personit përballë, unë problem, kam problemet reale, me të cilat lufta është më e egër dhe gjatë, gjërat që duhen zgjidhur për njerëzit" tha ai.

Ora 21:49
Arrestimet e komisionerëve për votat, Rama 'thumbon' PD-LSI: Dolën hajdutët më të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nga pikëpamja e provës, referuar arrestimeve të komisionerëve për krimin zgjedhor në Durrës, ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave, referuar PD-LSI-së, theksoi se rezultuan që ishin hajdutët më të mëdhenj të votave.

"Unë nuk jam drejtues i SPAK-ut, është institucion i pavarur. Përgjimet nuk janë prova si fillim, së dyti nga ckam dëgjuar unë përgjime, nuk kam parë ndonjë hata, por unë nuk jam as prokuror dhe as gjykatës dhe cdo gjë e dëgjuar në përgjim duhet hetuar dhe verifikuar, nuk mund të gozhdohen njerëzit me përgjime në publik dhe as të arrestohen me përgjime se pastaj është fundi i të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ajo ishte një arsye e fortë për të bindur edhe ata që nuk ishin bindur pse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor. Sistemi i korrupton njerëzit. Prandaj duhen depolitizuar komisionet zgjedhore.

Socialistët nuk janë engjëj dhe demokratët djaj, janë shqiptarë të ndarë me parti por të njëjtët njerëz. Por nëse i fusim në kontekste të tilla nuk duhet të cuditemi kur përballemi me fenomene të tilla. Dhe ajo që ishte më flagrante, nga pikëpamja e provës, ishte që ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave  rezultojnë që të jenë hajdutët më të mëdhenj të votave. Unë po flas për faktet nuk ka rëndësi kur ka fituar apo humbur, sepse mendoj që zgjedhjet në Shqipëri nuk përmbysen nga fenomenet negative, rezultati del ai që vendos populli.

Nuk janë përmbysur zgjedhjet ndonjë herë nga fenomenet negative. Fenomenet negative influencojnë, si në 2011, por rezultati u përmbys nga kapja e KQZ, jo nga numërimi që prapë doli me 10 vota plus. Nuk përmbysen zgjedhjet në kuti, cështja është te tkurrja e këtyhre fenomeneve dhe depolitizimi do të bëhet të neutralizohej plotësisht. Marrëveshja e 5 qershorit këtë fenomen e ngre në piedestal, do të jenë po ashtu si te dosja dhe sikur ka ndodhur gjithmonë sepse politizimi i komisioneve sjell edhe këtë sëmundje, që nuk e influencon rezultatin në pikën që ta përmbysë, por prek pjesë të caktuara të procesit" tha ai.  

Ora 21:43
Rama: 30 Qershori nuk ka lidhje me gjykatën Kushtetuese

Se kur do të ngrihet gjykata Kushtetuese, Edi Rama thotë se nuk e di, por shton se cështja e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar është zgjidhur njëherë e mirë. "Gjykata Kushtetuese do të ngrihet kur të plotësohen kushtet, qeveria nuk drejton reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është në rrugën e vet.

Nëse nuk kemi akoma një gjykatë kushtetuese është sepse kemi pastruar një gjykatë kushtetuese të korruptuar. 30 Qershori nuk ka lidhje me gjykatën Kushtetuese, se vetë Gjykata Kushtetuese ka thënë se cështjet zgjedhore janë cështje administrative, dhe zgjidhen në gjykatën përkatëse dhe janë zgjidhur. Dikush mund të shkojë të bëjë ankimim në Kushtetuese edhe për këngën fituese të festivalit".

Ora 21:39
'Bir i komunistit'! Rama i kthehet Metës: Turp të kesh që përmende babanë tim, ti do harrohesh, ai jo

Edi Rama sonte ne emisioni ''Pa Protokoll'' ne Report Tv kishte një përgjigje për Ilir Metën, i cili tha dje se kryeministri u mburr se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë. Ish-aleati, i tha sot kreut të shtetit, se duhet t'i vijë turp për fjalët që ka thënë.

"Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndenj thjesht keqardhje të thellë për Ilir Metën, t'i vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek 'Nëna Shqipëri' dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi".

Ora 21:33
Udhëheqësit përgjigjen për kandidatët, Rama: Nuk ka nevojë të ma thotë ambasada e SHBA-së

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u shpreh pak ditë më parë se teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Por cfarë mendon Edi Rama për këtë nisur nga fakti që disa kryebashkiakë i kapi dekriminalizimi pasi u zgjodhën? "Partitë dhe familjet nuk mbajnë përgjegjësi për një anëtar të familjes që shkel ligjin por për reagimin.

Nuk kemi marrë kurrë askënd në mbrojtje dhe e kemi bërë të qartë, në këtë parti jemi të gjithë me vullnet të lirë, por përpara ligjit nuk është partia, por secili kur shkel ligjin. Përgjegjësi politike? Zero. Ambasada tha liderët do të mbahen përgjegjës për ata që zgjedhin? Nuk ka nevojë të ma thotë ambasada e SHBA-së unë jam vet përgjegjës për ata që zgjedhim dhe bëjmë më të mirën për t'i zgjedhur, por nëse dikush ka fshehur diçka nga e shkuara e tij është përgjegjësia e tij dhe pikë" tha ai.

Ora 21:32
Procedurat kur opozita dogji mandatet, Rama: Parlamenti s'u nxitua, bëri gjënë e duhur

I pyetur nëse u nxitua parlamenti me procedurat para dy viteve kur opozita vendosi që të digjte mandatet, Edi Rama është i prerë në përgjigje. "Nuk u nxitua fare, u bë gjëja e duhur, se puna e sotme nuk dihet për nesër, kjo është deviza ime dhe e Gramoz Ruçit".

Ora 21:30
Cila është opozita e vërtetë? Rama 'thumbon' Dash Shehin dhe Nard Ndokën

Shqipëria sot ka dy opozita, një në parlament dhe një tjetër jashtë saj. Por si i cilëson Edi Rama? "Të dyja janë opozita. Kemi dy opozita në Shqipëri, në vendet e tjera, ka edhe tre edhe katër opozita. Njëra është real me emër, mbiemër, qëndrime. Pse qenka i vërtetë Dash Shehi dhe nuk qenka Murrizi, pse qenka Nard Ndoka dhe jo Rudina Hajdari. Bile po të mi tregoni të katër dhe të më thonit kush është personazh i sajuar do të thosha, Nardi me Dashin.

Të vërtetë janë të gjithë, të gjithë përfaqësojnë opozitën, disa jashtë, disa brenda. Nuk di si ndahen në të vërteta apo të pavërteta opozitat. Opozita në parlament gëzon të gjitha atributet si ajo jashtë, nga origjina, janë nga i njëjti bark nga kanë dalë. Nuk më duket as Fatmir Mediu, as Nard Ndoka, as të tjerë më të vërtetë sesa Murrizi, Hajdari apo të tjerë me radhë. Nuk më duket më e fortë ajo që ishte në parlament me atë që është, e njëjta gjë janë, nuk kanë ndonjë diferencë të madhe".

Ora 21:29
A fshihet gjë tjetër pas paktit të 2017? Ja si përgjigjet Edi Rama

Dy palët, Lulzim Basha dhe Edi Rama vijojnë që të akuzohen për paktin e 2017, por a ka mbetur dicka tjetër pa zbuluar nga ajo mbrëmje? "Po të kishte pasur gjëra të tjera do të kishin dalë, se nuk kemi kapacitete të bëjmë marrëveshje cfarë do të ndodhë pas 100 vitesh, nuk ka pasur asgjë tjetër".

Ora 21:27
Çfarë fshihet pas formulës së re të koalicioneve? Rama: Lojë shahu...

I pyetur nëse pas vendimit për të ndaluar koalicionet me formulën aktuale, fshihen interesa të tjera, ndoshta që lidhen me ndonjë taktikë për të krijuar koalicione me parti të opozitës aktuale pas zgjedhjeve si në 2013 me LSI-në, Edi Rama tha se lëvizjet nuk tregohen dhe se gjithcka është shah.

"Ne do të marrim shumicën, kjo është arsyeja pse jemi këtu. Kur ju thosha në 2017 që do të marrim shumicën as ju nuk e besonit. Po jua them prapë ne do të marrim shumicën.

'Nëset' janë cështje të analizave të brendshme dhe strategjive që ndërtohen për betejat dhe sigurisht nuk ndërtohen në intervista, kjo është shah, nëse lëvizjet do të tregoheshin në intervista nuk do të kishte shans të fitohej ndonjëherë".

Ora 21:24
Kërcënimi i Bashës, Rama: Trashi zërin se është i dobët, e ftoj të ulemi për listat e koalicionet

Lulzim Basha refuzoi dje ftesën e Edi Ramës për t'u ulur në tryezë për të detajuar formulën e koalicioneve dhe listat dhe kërcënoi kryeministrin se pas zgjedhjeve të 2021 e pret burgu. Këto deklarata, Edi Rama i cilëson si emocionale dhe të nxituara, teksa i zgjat sërish dorën e bashkëpunimit.

"Sulmet e tij janë emocionale, trashje zëri për të fshehur dobësinë janë të nxituara, dhe unë shpresoj shumë që kjo kohë e ndërmjetme pushimesh të shërbejë për të ulur ato diagramat e emocioneve edhe të nxitimit edhe për t'u kthyer në tryezë për të bërë punën që na duhet të bëjmë së bashku  mundësisht, por edhe po se bëmë së bashku ne do ta bëjmë.

Po pse si do e lëmë kushtetutën pa e kthyer në ligj për zbatim. Konfliktet e krijuara nga sebepet janë kosto të atyre që i krijojnë. Ne nuk mund të rrimë mbrapa opozitës jashtë parlamentare se kemi punë të tjerë për të bërë dhe jemi zgjedhur për të bërë dicka krejt tjetër nga 'babysitimi' i opozitës jashtë parlamentit".

Ora 21:22
Rivaliteti me PD-LSI? Rama: Nuk kanë as skuadër dhe as ide, janë po ata që kanë qenë

Për 2021, Edi Rama thotë se PS-ja nuk ka nevojë për koalicione se do të fitojë e vetme. "Partia socialiste me popullin shqiptar, ne jemi forcë politike që nuk kemi nevojë të ndërtojmë trena me vagonë të mbushur me emra që populli as nuk i di dhe nuk i sheh kush janë. Ne kemi programin dhe skuadrën tonë dhe aleancën me popullin shqiptar. Sa kohë do të na besojë do i shërbejmë me përkushtim.

Edhe pse nuk jemi më të mirët, më të mirë se ne nuk ka. Në zgjedhje do të vendosë populli, jo unë fatmirësisht, por që nuk ka më të mirë se ne është parë dhe riparë, mjafton që të shohim, që ata që duan të vijnë, janë po ata që lanë Shqipërinë në atë katandi dhe nuk po tregojnë që kanë ndonjë qasje të re, ide apo skuadër të re për të kuptuar që....".

Ora 21:20
Rama: Nëse Basha dhe Kryemadhi janë bashkë e kemi më të lehtë betejën

Nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkë me një listë, Edi Rama shprehet se do të jetë më e lehtë për t'i mundur. "Ata janë dakord në fakt me hapjen e listave, të paktën me fjalë, por nga ana tjetër, sigurisht nuk kanë si të mos jenë dakord që të ulen me ne, flas racionalisht, pastaj emocionalisht mund të mos ulen për të materializuar në ligj mekanizimin e ndërtimit edhe të koalicioneve zgjedhore. Ne politikisht, dhe unë personalisht, por asnjëri në fakt nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore". Po aq bashkë sa PS-ja ka qenë në koalicion me LSI-në në 2013? "Nuk janë asnjëherë gjërat njësoj dhe asnjëherë kohët nuk janë njësoj, gjërat dhe kohët kanë kontekse të ndryshme gjithmonë" thotë Rama.

Ora 21:18
Rama i sigurt për mandatin e tretë: PD-ja do të rikthehet në parlament në opozitë

Edi Rama është i sigurt se socialistët do të marrin marrin mandatin e tretë vitin e ardhshëm. "Ata (opozita jashtë parlamentit) në parlament do të kthehen pas zgjedhjeve nëse do të duan të kthehen, sepse nuk e di, cdo gjë mund të ndodhë me ta. Por unë besoj se do të kthehen pas zgjedhjeve kur të marrin votat sipas vendimit që do të japë populli, do të ulen ose në mazhorancë, gjë që e shoh të vështirë ose në opozitë gjë që e shoh vazhdim të natyrshëm të jetës së tyre politike në këtë fazë".

Ora 21:16
Rama: Jam i gëzuar që hodhëm në erë koalicionet me vagonë

Duke iu rikthyer edhe njëherë paktit të 5 Qershorit dhe ndryshimit të Kushtetutës për hapjen e listave dhe koalicionet, Edi Rama thotë se shumica bëri gjënë e duhur. "Mua më gëzon fakti që na u dha mundësia që koalicionet vagon t'i hedhim në erë. Nuk kam asnjë shqetësim personal, thjesht mendoj se kemi bërë gjënë e duhur.

Marrëveshja e 5 qershorit, ka në mos gaboj 11 apo 12 pikë, nenet janë detajime teknike, nuk janë marrëveshja e 5 qershorit dhe detajimet teknike që janë të lidhur me formulën sikur ishte do të zëvendësohen me formulën si do të bëhet.

Por nuk ka lidhje me marrëveshjen në sensin që u prek ndonjë nga angazhimet e 5 qershorit, përkthimi i një formule në një nen, por një tërësi pikash për të rritur garancitë e administrimit zgjedhor për opozitën jashtë parlamentit dhe për të adresuar disa nga cëshjet e mbetura pezull sipas rekomandimeve të OSBE-së".

Ora 21:10
Keqardhja e SHBA-së për Kushtetutën, Rama: Nuk është kundër! Zëdhënësin e PPE-së s'e njoh

Ambasadorja amerikane u shpreh me keqardhje pas ndryshimit të Kushtetutës pa konsensus me opozitën jashtë parlamentit, por për Edi Ramën kjo nuk do të thotë se Yuri Kim dhe ambasadorët e tjerë janë kundër. Deklaratat e zëdhënësit të PPE-së, kreu i qeverisë i injoron.  

"Keqardhja është emocion, por kundërshtia është pozicion. Nuk ka asnjë kundër. Zëdhënësi i PPE? Këtë nuk e njoh kush është, por këta po, dhe i respektoj maksimalisht, pasi përfaqësojnë institucione dhe shtete mike dhe partnere dhe nuk përfaqësojnë opinione të njëanshme dhe personalisht njerëz që e kanë treguar më shumë se njëherë se në Shqipëri nuk janë vetëm për të jetuar në një vend të bukur dhe për t'u paguar mirë, por janë të përfshirë me shumë afeksion dhe shumë respekt për shqiptarët.

Nuk ka asnjë kundër aty, ka thjesht keqardhje. Edhe unë jam i keqardhur që nuk u arrit dot të bëhet me konsensus të plotë, edhe unë e mirëkuptoj dhimbjen e opozitës jashtë parlamentit, por deri këtu, dhe unë bashkohem me idenë që duhet të vazhdojmë së bashku për të reflektuar këto risi në Kodin Zgjedhor. Unë nuk jam kundër, jam pro".

Edi Rama sqaroi edhe njëherë deklaratat dje në Kuvend se janë shqiptarët që vendosin vetë për sistemin, pasi parlamenti është sovran. "Ajo që thashë unë lidhet me faktin që kjo është dicka që na takon ne si përgjegjësi dhe ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë dhe nuk mund të rrimë ne të krijojmë probleme me njëri tjetrin dhe për njëri tjetrin dhe më pas të kërkojmë zgjidhje te miqtë tanë ndërkombëtarë" tha ai.

Ora 21:08
Kushtetua u ndryshua njëanshmërisht? Rama i kujton PD-së grevën e LSI-së në 2008

Partia Demokratike akuzon se Kushtetuta u ndryshua në mënyrë të njëanshme, por Edi Rama i kujton 2008-ën dhe grevën e LSI-së. "Varet si e vendos metrin e gjerësisë së konsensusit sepse kushtetuta e ka të qartë se cfarë do të thotë konsensus, 94 vota, pra shumë më tepër sesa votat e një shumice. E dyta në 2008, konsensusi nuk ishte i plotë, nuk ishte 100%, kishte deputetë që në Kuvend bënin grevë urie, jashtë parlamentit ishte një komitet nga shoqëria civile kundër ndryshimeve dhe nuk më kujtohet të jetë konsideruar e pamjaftueshme, pavarësisht kritikave, ajo që ndodhi si proces dhe dakordësi.

Ndërkohë që këtë herë kemi pasur konsensus brenda dhe jashtë parlamentit për një pjesë, kemi pasur brenda parlamentit por jashtë për një pjesë tjetër, por konsensus 100% mund të ndodhë shumë rrallë, por nuk mund të rrihet duke pritur që të vijë 100% që të kalojë një vendimmarrje të caktuar. Vendimmarrja është absolutisht brenda frymës dhe normave kushtetuese dhe përfaqëson konsensus të gjerë kushtetues në parlament dhe në popull. Duhet të ishin 94 vota, por ishin 106, mund të ishin më shumë nëse nuk do të kishte mungesa për arsye shëndetësore".

Ora 21:04
Listat dhe koalicionet, Rama fton sërish Bashën: Eja ulemi për të gjetur konsensusin

PS-ja kërkon që listat të hapen 2/3 për të garantuar përfaqësimin gjinor, por PD këmbëngul për 100%. Kryeministri Edi Rama shprehet se propozimet janë të ndryshme prandaj fton kryedemokratin që të ulen dhe të diskutojnë pa humbur kohë, ndryshe shumica është e vendosur për të ecur vetë përpara pa e pritur gjatë. 

"Ne jemi për jo më pak se 2/3, që të mos e kufizojmë veten për t'i hapur 100%, por të mos e lejojmë një mbyllje më shumë se 30%. Dhe e gjitha kjo është për t'u diskutuar, ne nuk jemi partia që flet e para, por e fundit, i japim vetes kohë për të analizuar të gjitha qëndrimet dhe avantazhet apo disavantazhet e një ndryshimi të mundshëm.

Dhe kështu ndodhi edhe listat e hapura, që nuk i kemi parë me simpati fillimisht, por duke parë që publiku ishte i interesuar, ne mbajtëm anën e publikut. Unë personalisht i kam dëgjuar me orë të tëra (opozitën jashtë parlamentit) dhe janë zhvilluar debate të gjata të përsëritura, janë dëgjuar plotësisht, nuk kanë dashur të dëgjojnë më shumë se aq, por nuk mund ti prisnim pafundësisht. Ka një kohë për të dëgjuar, ka një kohë për të vendosur, ka një kohë për të votuar".

Por a është i duhuri propozimi i Lulzim Bashës për hapjen 100% të listave? "Nuk ka një propozim të duhur ose të pa duhur, ka propozime të ndryshme, e duhura është që të ulemi dhe të diskutojmë pa humbur kohë në mënyrë që të gjejmë mundësisht një dakordësi sa më të gjerë" tha ai.

Ora 21:02
Në 2013 erdhi në pushtet me këtë formulë, Rama: Ndryshimi i koalicioneve nuk lidhet me mua apo opozitën

Opozita jashtë parlamentit akuzon se me ndryshimin e formulës së koalicioneve, Edi Rama po tenton që t'i heqë mundësinë për të maksimalizuar votat nga frika e humbjes. Por Edi Rama thotë se asnjë vend tjetër në Europë nuk e ka sistemin që ka Shqipëria. "Ndryshimet kushtetuese nuk lidhen me mua apo opozitën sot, por shumë më tepër se kaq, me të nesërmen dhe në funksion të së nesërmes që të jetë më e mirë dhe që të jetë, ndryshimet që bëhen në këtë rast apo të gjitha synojnë që të adresojnë cështje që janë të trashëguara nga e kaluara, por nuk janë gjëja më e mirë që mund të ketë vendi. Koalicioni ekzistues nuk është në asnjë vend të botës".

Me sistemin aktual të koalicioneve, PS-ja e drejtuar nga Edi Rama bëri marrëveshje parazgjedhore me LSI-në në 2013 për të ardhur në pushtet, por pse tashmë po ia heq, atë që opozita e cilëson si avantazh? "Unë nuk kam përshëndetur ndonjë formulë, kam bërë si gjithë të tjerët atë që bëjnë të gjithë në respekt të ligjit dhe rregullave në fuqi. Ka qenë një rregull që tani nuk do të jetë më dhe tani rregulli i ri do të jetë më i mirë. Do u krijojë mundësi zgjedhësve që të njihen me koalicionet si dhe kur formohen, nga programi, lideri dhe kandidati dhe jo të votojnë qorrazi për koalicione të panjohur për publikun dhe për më tepër deformojnë votën. Është një model që nuk e ka asnjë vend i OSBE-ODHIR-it dhe nuk kemi pse e mbajmë ne akoma".

Por pse po bëhen këto ndryshime vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve? "Kjo nuk ka nevojë për të kërkuar më shumë kohë për të informuar publikun se në masën dërrmuese është shumë i kënaqur me këtë që ndodhi, sepse donte të hapte listat dhe ne i hapëm. Mekanizmi sesi do të hapen dhe sesi do të votohet na duhet të përcaktojmë sa më shpejt në Kodin Zgjedhor dhe për këtë jemi gati të diskutojmë dhe të bashkëpunojmë me të gjitha palët, përfshirë opozitën jashtë parlamentit për të pasur një produkt sa më të dakordësuar. Nuk shoh kohë të papërshtatshme. Është koha e duhur për të bërë gjënë e duhur".

Ora 21:00
Rama: Ndryshimet kushtetuese gjëja e duhur, nuk interferon te pakti i 5 Qershorit

Kryeministri Edi Rama nuk është penduar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë qëllim hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve. "Sigurisht që ky ishte momenti kur këto mund të bëheshin dhe u bënë dhe patjetër që ishte gjëja e duhur. A mund të ishin bërë më parë? Sigurisht nëse do të ishin kushtet, por kushtet u krijuan së fundmi dhe ne bëmë më të mirën për t'i shfrytëzuar për të sjellë një risi të rëndësishme kushtetuese që i hap rrugën pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor me një zë më të fortë, pasi nuk do të zgjedhin vetëm partinë që duan, por edhe deputetin".

Por sa interferon ndryshimi i kushtetutës në marrëveshjen e 5 Qershorit? "Zero. Marrëveshja lidhet me administrimin zgjedhor kryesisht, me disa aspekte të tjera që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në zbatimin e tij, ndërkohë që risitë kushtetuese lidhen me mekanizmat korrektues, që rrisin fuqinë e qytetarëve vendimmarrje. Nuk ka asnjë interferencë".

Partia Demokratike akuzon se me ndryshimin e Kushtetutës preket marrëveshja e 5 Qershorit. "Në momentin që koalicioni sikur ishte nuk ekziston më, saktësimi nuk është i nevojshëm. Marrëveshja ka qartësisht në draftin e dakordësuar një numër pikash, që kjo që përmendët nuk hynë fare. Vetë marrëveshja nuk është prekur në asnjë pikë të sajën. Nuk ka lidhje fare, janë teknikalitete që kanë të bëjnë me formulën e koalicionit që nuk është më e njëjta, por koalicioni parazgjedhor do të jetë përsëri i mundshëm, për ato parti që duan të kthehen në një subjekt të vetëm dhe të kenë listën e tyre të përbashkët" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 02/08/2020 15:29

    ME KETE qe bere edi rama i ke siguruar PS edhe 50 vjet ne pushtet,,,bravo.....

    Përgjigju
  • T A Q I: 02/08/2020 15:24

    TANI DO TË VËM TY O POPULL HAJDAR QË TA BËSH SHQIPTIN QELIBAR. OSE TË VËM PRSP BASTARDIN TËND QENEFIN WC SALHEUN. ME TË BIRIN SY PESHKAQEN SHËMTYRËN QË SKA KAP NJË DIT PUN ME DOR E ËSHTË MILJONER ME EUROT E VJEDHURA TË BASTSRDIT MALOK WC SALHE. OSE LYLIN HAJDUT KRIMINRL OSE FATMIR JEVGJIT MEDIUN ME DUART ME XHAK O POPULL KOMPLET IDJOT. NE P O P U L L I I VËRTET KEMI SY DHE VESH SHOHIM DJALIN E EDI RAMËS NJË NJERI TEPËR TEPËR I THJESHT. KURSE SY PESHKAQENI SHĒMTYRA E GJALL XEN MAGJISTARI QË BËN ÇUDIRA ME EURO O I ASHUQUAJTUR POPULL IDJOT. OSE TË VAZHDOJM E TË LËM DOKTORESH FSHATAREN MONIKËN ME VIL TE GJIRI LALZIT ME 11 WC E WC PËR MACEN QË TI 100% DKE WC PËR VETE O MERHUM. PO POPULLI SHQIPTAR NUK ËSHTË IDJOOT SI TY KA SY E VESH E ËSHTË TEPËR INTELIGJENT E DO TA SHOFSH NË ZGJEDHJE TO O DEBIL I LER KOMPLET PLER SE ÇFAR PËRGJIGJE DO MARI PARTIA ANTISHQIPTARE WC PLERA.

    Përgjigju
  • Popull: 02/08/2020 12:48

    PER TE MIREN E POPULLIT TI Z RAMA DUHET TE LARGOHESH NGA POLITIKA SE SJELL VARFERI DHE KAOS

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 01/08/2020 08:35

    QENI BASTARD WC QENEF SALHEU ËSHTË NJË MALOK QË VJEN NGA FAMILJE ANALFABETËSH. E EDI RAMA VJEN PLOTËSISHT NGA FAMILJE TEPËR INTELEKTUALE. E TË KRASOSH QENIN WC QENEFIN ME EDI RAMËN ËSHTË SI TË KRAHASOSH DIAMANTIN 400 KARAT ME M*TIN MË TË QELBUR QË ËSHTË QENI BASTARD MALOKU FUNDËRIN KRIMINEL HAJDUT SALHEU. E POPULLI KA SY E SHIKON SHËMTYRËN XEN SY PESHKAQENIN QË SHËTIT BOTËN ME LEKËT E VJEDHURA TË SHQIPTARVE PA KAP 1 DIT PUN ME DOR. SHQIPTARËT SJAN BUDALLENJ PO POPULL SHUM INTELIGJENT E POPULL SHUM I DURUAR. PRA SA TË JET QENI BASTARD WC QENEF SALHE PD PARTIA ANTISHQIPTARE QË KA NË GJIRIN E SAJ K*RVA PR*STITUTA HAJDUT KRIMINEL E INJORAT SFITON KUR ZGJEDHJE ME KTO MONSTRA SI MUND TI JEPET VOT FAMILJES BASTARDE BERBAJGA ? ? ?

    Përgjigju
  • Tironci: 31/07/2020 23:47

    Ky presidenti eshte komunist bir komunisti dhe spiun.edhe Sali krimineli,spiun i UDBse eshte! dhe firmosi kur ishte President per varjen e 3 vllezerve ne Fier,mos e haroni ju militantet qe komentoni ç,far ka bo ai njeri i lig.

    Përgjigju
  • Katnari: 31/07/2020 23:16

    100 here me mire nje KM nga qyteti se sa nje nga fshati. Fshataret pjesa me e keqe e shoqerise. Nuk duhet te kene te drejte te plote vote. Produkt tipik i fshatit eshte el presidente

    Përgjigju
  • Liku: 31/07/2020 22:58

    Mjaft me militante ne zyrat e shtetit. Duhet te mar fund kjo gje. Ti edi e premtove reformen ne administrate dhe nuk e ke mbajtur deri tani

    Përgjigju
  • Ledi: 31/07/2020 22:57

    Bej reformen ne administrate para zgjedhjeve se ndryshe nuk mer voten e njerezve qe punojne ndershem ne shtet. Degjohe mire kete qe them o zoti km!

    Përgjigju
  • BENI: 31/07/2020 21:16

    BRAVO RAMA JE NJER I MADH QE PRANOVE TE HAPESH LISTAT 100%,,,,JE NJERI QE E PRANON NDRYSHIMIN DHE IDETE E REJA E INOVATIVE,,,JE NJERI QE MERR VESH, EDHE NJE HERE BRAVO,,,,,JO SI ATA PALACOT E PD,,,,TANI DUHET TE DEPOLITIZOSH DHE KOMISIONET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së