GOLAT/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe siguron titullin e 15-të në Champions League! Ndeshje me dy fytyra e 'Galaktikëve', gjermanët të pafat

GOLAT/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe siguron titullin e 15-të në Champions League! Ndeshje me dy fytyra e 'Galaktikëve', gjermanët të pafat

Dortmund 0-2 Real Madrid, festa e Dani Carvajal dhe goli i Vinicius

Rezultati final/ Dortmund 0-2 Real Madrid (Dani Carvajal 74', Vinicius 83')

LONDËR - Real Madrid është kampioni i Champions League për edicionin 2023-24. Në "Wembley" të Londrës spanjollët fituan 0-2 kundër Borussia Dortmund në finale, me golat që u shënuan në pjesën e dytë nga Carvajal dhe Vinicius. Ky është trofeu i 15-të për madrilenët në këtë kompeticion, duke lënë pas Milanin me 7-të. Trajneri italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti siguron trofeun e pestë të Champions League, tre me madrilenët dhe dy me Milanin.

Pjesa e parë - Pas 45 minutave ekipi me rastet më të mira në fushë ishte Dortmundi që rrezikoi seriozisht portën e Real Madridi. Fillimisht ishte Karim Adeyemi i cili në minutën e 23-të dështoi që të shënojë në një situatë një kundër një me portierin Thibaut Courtois.

Vetëm dy minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 25-të, Dortmundi rrezikoi sërish, këtë herë me Niclas Fullkrug të cilit shtylla ia mohoi golin. Adeyemi ishte sërish pranë golit në minutën e 27-të, por Courtois bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Pjesa e dytë - Në fraksionin e dytë Real Madridi u paraqit me një fytyrë krejtësisht tjetër duke dominuar me raste për gol. Borussia Dortmundi rrezikon e para me Adeyemin që harkoi në zonë, por gjuajtja me kokë e Fullkrug përfundon në duart e Courtois.

Duhej minuta e 74-të që Dani Carvajal të shënonte me kokë pas pasimit të Kroos nga këndorja, duke zhbllokuar ndeshjen. Pas tij, Vinicius Junior në minutën e 83-të përfitoi nga asisti i Bellingham dhe i vetëm me Kobel e ndali sferën në rrjetë.

Ky është trofeu i 15-të për Real Madrid, që këtë kompeticion e ka të preferuarin e vet. Kjo fitore ishte 'qershia mbi tortë' për ekipin e Carlo Ancelottit që e përfundojnë sezonin 2023-2024 me tre trofe të fituar.

Kroos luajti ndeshjen e fundit me madrilenët dhe e mbylli me trofe, duke u larguar pas 10 vitesh nga spanjollët. Nga ana tjetër dëshpërim për Dortmund që në finalen e tretë ka vetëm një trofe të fituar në 1997.

Komentet e ndeshjes:

90+5' Mbyllet 0-2 ndeshja. Real Madrid siguron titullin e 15-të në Champions League.

83' Vinicius Junior gjen golin e dytë për Realin dhe "vulos" trofeun e Champions League. Asisti i Bellingham u shfrytëzua nga braziliani dhe tundi rrjetën (GOLI I VINICIUS).

74' Dani Carvajal shënon për Real Madrid. Mbrojtësi përfiton nga një këndore dhe pas asistit të Kroos devijon me kokë për të zhbllokuar ndeshjen (GOLI I CARVAJAL).

56' 'Zgjohet' Real Madrid dhe kërkon golin, duke rikuperuar hapësirat e humbura në fraksionin e parë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

35' Vinicius merr karton të verdhë.

23' Fullkrug godet shtyllën e Real Madrid, minuta të mira për gjermanët.

21' Adeyemi kalon edhe Courtois, gabon shënjestër.

1' Nis ndeshja finale e Champions League.

Formacionet zyrtare:

DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi;  Füllkrug.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Rüdiger, Nacho, Mendy; Camavinga, Kroos, Valverde; Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
FOTO/ Edi Rama ndjek finalen e Champions League me bashkëshorten, krah tyre legjenda Rudi Voller


Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadiumin "Wembley" në Londër duke ndjekur finalen e Champions League mes Dortmund dhe Real Madrid. Rama ka udhëtuar për në Angli së bashku me bashkëshorten, Lindën, teksa janë fokusuar nga regjia ndërkombëtare.

Krah tyre edhe legjenda gjermane Rudi Voller, që mban rolin e drejtorit teknik në kombëtaren e Gjermanisë. Në pamje duket edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Ora 19:06
Ish-çiklisti përshkon 600 km për të mbështetur Dortmundin në finalen e “Uembleyt”


Dortmund - Real Madrid/ Përveç mbështetësve të zjarrtë gjermanë, të cilët njihen si “muri i verdhë”, një ish-çiklist profesionist ka përshkon 600 km për të parë këtë finale. Bëhet fjalë për Rick Zabel.

Ndoshta ky mund të tingëllojë si udhëtimi më i pazakontë që keni dëgjuar. Kjo situatë është postuar edhe në rrjetet sociale nga klubi i Borusia Dortmundit, duke e cilësuar tifozin më special të rrugëtimit drejt Londrës.

Ora 18:37
Formacioni zyrtar/ Modric në stol dhe Bellingham sulmues kryesor, Ancelotti publikon titullarët e finales


Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka vijuar me "vesin" e publikimit të formacionit më shumë se dy orë nga nisja e finales së Champions League kundër Dortmund. Bie në sy se Modric e nis nga stoli, teksa Kroos bën "vallëzimin e fundit" me "Galaktikët". Bellingham sërish pikë referimi në sulm, teksa në portë rikthehet Courtois, pas një gjendje gripale të Lunin.

Ora 18:14
VIDEO/ 'Lumi' verdhezi trondit Londrën, tifozët e Dortmund janë tjetër nivel


Tre orë përpara ndeshjes tifozët e Borussia Dortmund janë nisur drejt mitikut "Uembley", duke dhuruar shfaqje. "Lumi" verdhezi i ultrasve ka treguar se jo më kot cilësohen si një prej tifozerive më spektakolare në botë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 02/06/2024 09:41

    Pupupu çar shpirtzinjsh që jan si çift..dhe jo vetëm kta ee.. shif mër amon sa negativitet të jep e trrego ftyra ksaj sharabajge

    Përgjigju
  • Or tej: 01/06/2024 22:07

    I shkreti Voeller me cfare horash rrethohet or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut