VIDEO/ Milan 'nxjerr' Chelsea nga kriza, 2 gola nderojnë Blutë në Itali! PSG dhe Dortmund nuk ia dalin, Real Madrid shënon në 'frymën e fundit'

Chelsea dhe arbitri kanë fundosur Milanin në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve. Në ‘San Siro’ supersfida e mbrëmjes përfundoi 0-2, pasi u kushtëzua nga një karton i kuq i Tomorit në minutën e 18 dhe për më tepër penalltia e shkaktuar u kthye në gol nga Jorginho. Ndëshkimi i dyfishtë shkaktoi irritim në kampin italian dhe për rrjedhojë para fundit të pjesës së parë pësuan edhe golin e dytë të realizuar nga Aubameyang.

Me këtë humbje Milan rrezikon jo pak, pasi renditet në vendin e tretë me 4 pikë, po aq sa Dinamo Zagreb e vendit të fundit, por me pikë të barbarta. Grupin E e udhëheq Chelsea me 7 pikë, ndërsa Salzburg që barazoi 1-1 në Kroaci renditet i dyti me 6 pikë.

Ndërkohë befasia më e madhe erdhi nga Izraeli atje ku Macabbi mposhti 2-0 Juventusin. ‘Zonjës’ i duhej me patjetër fitorja, por pësoi një disfatë që pothuajse e eliminon që në fazën e grupeve, por matematika e mban në lojë. Të dy skuadrat kanë nga 3 pikë, ndërsa grupin e udhëheq Paris me 8 pikë, po aq sa Benfica, pasi të dy skuadrat ashtu si një javë më parë barazuan 1-1.

Sakaq Real Madrid mori një barazim 1-1 në limite me Shakhtar Donetsk në Poloni, por goli i realizuar nga Rudiger në minutën e 95 i shkaktoi disa të qepura në kokë gjermanit. Ndeshja tjetër e grupit F mes Celtic dhe Leipzig u fitua 0-2 nga ekipi i Bundesligës që u ngjit në vendin e dytë me 6 pikë, 4 më pak se Reali.

Në grupin G Manchester City barazoi pa gola në Danimarkë me Copenhagen në një ndeshje të luajtur për 60 minuta me një lojtar më pak, ndërsa Dortmund dhe Sevillia ndanë gjithashtu pikët, por me rezultatin 1-1.

18:45

Copenhagen 0 - 0 Manchester City

Maccabi 2 - 0 Juventus 

 21:00

Celtic 0 - 2 Leipzig (Werner 75', Forsberg 84')

D. Zagreb 1 - 1 Salzburg (Ljubicic 40' / Seiwald 12')

Dortmund 1 - 1 Sevilla (Bellingham 35' / Nianzou 18')

PSG 1 - 1 Benfica (Mbappe 39' / Joao Mario 62')

Shakhtar Donetsk 1 - 1 Real Madrid (Zubkov 46' / Rudiger 95' )

Milan 0 - 2 Chelsea ( Jorginho 21' (p), Aubameyang 34')

34' Aubameyang dërgon shifrat në 0-2. Aksion model nga Chelsea.

21' Jorginho shënon për Chelsea nga penalltia. Pas faullit të Tomori, arbitri nxjerr karton të kuq për mbrojtësin e Milan dhe akordon 11 metërsh.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:20
Paris SG dhe Benfica nuk vendosin dot për kreun, tjetër barazim mes ekipeve në Francë (VIDEO)

 

PSG dhe Benfica edhe në Paris u ndanë në një barazim 1-1 dhe bashkëkryesojnë grupin H me nga 8 pikë. Shumë pranë kualifikimit të dyja ekipet. Mbrëmë në Park de Princ u shënua vetëm me penallti ku fillimisht Mbappe kaloi francezët në avantazh e më pas Joao Mario barazoi për portugezët.

Ora 07:17
Juventus bëhet për turp, Macabi Haiffa e mposht dhe futet në garë për kalimin në Europa League (VIDEO)

 

Juventusi fundoset në Izrael dhe vetëm një mrekulli mund të bëjë që bardhezinjtë të kalojnë në 1/8 e Champions League. Maccabi Haifa e mposhti Juventusin 2-0 me dygolësh të Omer Atzili shënuar që në pjesën e parë. Trajneri Allegri as që e mendon dorëheqjen ndërsa presidentit Andrea Agnellit i vjen turp pas ketij rezultati.

Ora 07:07
Sevillia ndal Dortmund-in në 'Iduna Park', por gjermanët sigurojnë kualifikimin (VIDEO)

 

Vendin e dytë në grupin G e mban Dortmundi që mbrëmë barazoi 1-1 ndaj Sevillas në Gjermani. Golat u shënuan që në pjesën e parë ku fillimisht kaluan në avantazh spanjollët e më pas barazoi Bellingham për verdhezinjtë. Me 7 pikë Dortmund hipotekon kualifikimin për më tej ndërsa Sevilla me vetëm dy pikë do luftojë për vendin e tretë që të dërgon në Europa League.

Ora 07:05
Copenhagen i pari që ndal City-n këtë sezon në Champions, një i kuq 'dërmon' anglezët (VIDEO)

 

Manchester City nuk shkoi me shumë se një barazim pa gola ndaj Kopenhagen në transfertë por kaq mjaftoi për të siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Champions League. Djemtë e Guardiolës kryesojnë grupin G me 10 pike pas katër ndeshjesh.

Ora 07:00
Leipzig hedh një hap drejt kualifikimit, fitore e pastër në Skoci (VIDEO)

 

Gjermanët e Lajpcig e mposhtën Celtic edhe në Skoci. Me 6 pikë mbajnë vendin e dytë në grupin F dhe kanë shanse të mira kualifikimi. Golat e Verner dhe Forsberg vendosën shifrat 2-0 të kësaj sfide.

Ora 06:25
Barazim me gjak, Rudiger shpëton Realin në ekstrem kundër Shakhtar! Disa të qepura në kokë për mbrojtësin (VIDEO)

 

Kualifikim me gjak për Real Madrid. Kampionët në fuqi të Champions League barazuan në minutën e 95-të në Poloni ndaj Shakhtar Donetsk dhe kalojnë në fazën e 1/8. Ukrainasit kishin marrë avantazhin me Zubkov ndërsa Rudiger barazoi në 1-1 në frymën e fundit. 10 pikë për Real Madrid që kryeson grupin F.

Ora 06:15
Dinamo Zagreb dhe Salzburg kënaqen me 1 pikë, s'ka fitues as në Kroaci (VIDEO)

 

Ndeshja tjetër e grupit E, e luajtur në Zagreb mes Dinamos vendase e Salzburg ishte fotokopje e asaj luajtur një javë më parë në Austri. Sfida u mbyll në barazim 1-1 me skuadrat që marrin nga një pikë ku Salzburg mban vendin e dytë në grup me 6 pikë një më pak se Chelsea.

Ora 06:05
Milan peng i një kartoni të kuq, Chelsea e mposht sërish dhe i komplikon situatën në grup (VIDEO)

 

Chelsea dhe arbitri fundosin Milanin në Champions. Blutë e Londrës pasi e mposhtën Milanin 3-0 një javë më parë në “Stamford Bridge mbrëmë fituan edhe në San Siro këtë herë 2-0. Episodi që duket sikur vendosi gjithcka ishte minuta e 18-të. Tomori i kuqezinjve pengon në zonë Mount dhe arbitri gjerman jep penallti e karton të kuq per futbollistin e kampioneve te Italise.. Jorginho e kthen në gol gjuajtjen nga 11 metrat dhe më pas po brenda pjesës së parë shënon edhe Aubameynag. Chelsea merr kryesimin e grupit E me 7 pike ndërsa Milani e vështirëson shumë situatën.

S.DH/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit