Peleshi: Fuqizojmë mbrojtjen kibernetike, ekspertët e IT do paguhen më shumë se privati! Nis ndërtimi për kampusin e FA pranë Bunk'Art 1

TIRANË- Siguria kibernetike do të jetë prioriteti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2023. Në konferencën për mediat, ku u prezantuan objektivat e këtij viti për këtë dikaster, ministri Niko Peleshi theksoi se do të nisë ndërtimi i qendrës opercionale në fushën kibernetike. Teksa do forcojnë sigurinë kibernetike, ministri theksoi se këtë vit ky sektor do të plotësohet në kapacitetin 100% të burimeve njerëzore.

Specialistët e IT dhe ekspertët e sigurisë kibenrnetike janë ndër profesionet më të pagauara dhe për këtë Peleshi tha se do investojnë për të marrë në punë profesionistët më të mirë, pagat e të cilëve do të jenë më të larta se ato të kompanive private.

“2023 do të jetë viti kur njësia ushtarake e mbrojtje kibernetike do të ketë plotësuar 100% kapacitetet e veta njerëzore. Jemi në një proces rekrutimesh, kemi ndryshuar strukturën e kemi trefishuar numrin e kapaciteteve në strukturë kemi rritur pagat. Kemi vendosur që do jemi institucionet e shtetit, pozicionet në shtet në ministrinë  e mbrojtjes, do kenë paga më të mira se privati", nënvizoi Peleshi.

Po këtë vit, Peleshi tha se do të nisë ndërtimi i kampusit për Forcat e Armatosura, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 40 mijë metër katrorë i lokalizuar pranë Bunk’Art 1. Për dy godinat e para puna do të nisë që këtë muaj, por projekti do të shtrihet në një periudhë kohore afatgjatë me qëllim që mos të alokohet fond menjëherë, por do vihet herë pas here buxhet derisa të përfundojë plotësisht infrastruktura.

"Do kemi një kamp të ri. Jo larg prej këtu. Pranë Bunk Art, rreth 40 mijë metra katrorë. Kemi hartuar planin. Dy godinat e para fillojnë ditët e para të këtij viti", vijoi Peleshi. 

Nga Ministria e Mbrojtjes, ku shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako. Peleshi tha se imazhet e nxjerra nga satelitët Albania 1 dhe 2 që janë lëshuar në hapësirë, do të menaxhohen nga Shqipëria, ndërsa po shihet mundësia që imazhet të vendosin edhe në dispozicion të subjekteve private, fermave bujqësore apo operatorëve të tjerë. Peleshi tha për gazetarin e Report Tv Ermal Qori se ende nuk ka një strategji të qartë sesi do të përdoren nga privati, kundrejt një pagese apo jo, por kjo mundësi do të shqyrtohet.

"S’do jetë agjenci e huaj që do merret me përpunimin e informacionit imazherik, do jetë ASIG. (...) Nuk di si do jetë, me pagesë apo pa pagesë. Si do funksionojë, kam këtë sipërfaqe dhe dua të kemi informacione imazherike gjatë një muaji për këtë zonë se më vlen për biznesin tim. S’kemi bërë një diskutim për pjesën private.

Vëmendje e veçantë gjatë vitit 2023 do t’u kushtohet edhe emergjencave civile, pas investimeve që u kryen gjatë vitit 2022. Dy avionë dhe mjete të posaçme për mbrojtjen civile do i shtohen vendit tonë me anë të kredisë me vlerë 30 mln euro pas marrëveshjes me Italinë, sipas Ministrit Peleshi.

Me anë të një kredie të marrë nga shteti fqinj i Italisë me vlerë 30 mln euro, vendit tonë do t’i shtohen dy avionë dhe mjete të posaçme për mbrojtjen civile. Ministri i Mbrojtjes u shpreh se Shqipëria do të rrisë kontributin e saj në misionet jashtë vendit, ndërsa theksoi mbështetjen materiale dhe politike për Ukrainën.

Peleshi nënvizoi faktin se gjatë vitit 2022 pagat e ushtarakëve u rritën në masën 30 %, duke theksuar se rritja do të vijojë edhe gjatë 2023 me 7% për të gjitha gradat, ndërsa njoftoi edhe implementimin e Paketës Sociale për ushtarakët. Ndërkohë që vitin e kaluar nisi edhe ndërtimi i Bazës Taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, e para bazë ajrore e NATO-s në Ballkan, si edhe marrëveshja për blerjen e dronëve Bayraktar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Satelitët Albania 1 dhe 2, Peleshi: Mund të përdoren edhe nga subjektet private

1673173775_Screenshot2.jpg

Satelitët Albania 1 dhe 2 që janë lëshuar në hapësirë, përveç institucioneve shtetërore, Ministria e Mbrojtjes po sheh mundësinë që t’i vendosin edhe në dispozicion të subjekteve private. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha për gazetarin e Report Tv Ermal Qori se ende nuk ka një strategji të qartë sesi do të përdoren nga privati, kundrejt një pagese apo jo, por kjo mundësi do të shqyrtohet.

“S’do jetë agjenci e huaj që do merret me përpunimin e informacionit imazherik, do jetë ASIG. I kanë kapacitete janë duke i fuqizuar, duke ndryshuar sistemin, regjimin e pagave që të kenë mundësi të mbajnë më të mirët. Përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, institucionet bëjnë kërkesën, i kalon imazhet tek ASIG dhe i përpunon sipas nevojës.

Nuk është se e kemi të strukturuar. Nuk di si do jetë, me pagesë apo pa pagesë. Si do funksionojë, kam këtë sipërfaqe dhe dua të kemi informacione imazherike gjatë një muaji për këtë zonë se më vlen për biznesin tim. S’kemi bërë ende një diskutim për pjesën private.

Ora 12:16
Partneriteti me SHBA-të, në shtator Shqipëria merr dy helikopterë amerikanë ‘Black Hawk’


Në kuadër të partneritetit special me SHBA-të, Shqipëria do të marrë në shtator të vitit 2023dy helikopterë amerikanë “Black Hawk”. Lajmi u bë i ditur gjatë ditës së sotme nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë bilancit të vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Çfarë janë helikopterët “Black Hawk”?

Helikopteri UH-60 Black Hawk është avioni kryesor i transportit dhe sulmit ajror i Ushtrisë Amerikane me ngritje mesatare.

Është një helikopter i shërbimeve me ngritje të mesme me dy motorë. Ai është i pajisur me një rotor të vetëm me 4 tehe dhe një rotor bishti me 4 tehe.

Komplementi bazë i ekuipazhit për UH-60A është tre: pilot, bashkë-pilot dhe shefi i ekuipazhit.

Tehet e rotorit me bërthamë titan janë rezistente ndaj zjarrit AAA (artileri kundërajrore) deri në 23 mm dhe janë të pajisura me sensorë nën presion të aftë për të zbuluar humbjen e presionit të rotorit (dëmtimi).

Ora 12:05
Satelitët e Shqipërisë në hapësirë, Peleshi jep garancinë: Do jenë mjet i rëndësishëm, investimi në teknologji është kursim

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në konferencën e mbajtur sot ka garantuar se satelitët e Shqipërisë në hapësire janë investimi më i mirë pasi nëse investohet në teknologji, kursen. I pyetur se sa garanci kanë këta satelitë në hapësirë Peleshi e cilësoi si kursim kohe dhe parash. Imazhet hapësinore janë për t’u përdorur në dobi nga institucione të policisë së shtetit nënvizoi ministri. 

“Satelitët japin informacionin. Unë nuk jam dakord që kur ka informacion për lëndë narkotike mbyllen sytë. Ju siguroj që satelitët do jenë një mjet i rëndësishëm për t’u përdorur nga institucione e policisë së shtetit. Kur investon në teknologji investon për të kursyer. Janë kursim kohe dhe parash. Ne kemi një agjenci shtetërore që kanë bërë një punë fantastike. Këto dy kapacitete do jenë vlerë e shtuar por edhe kursim parash për buxhetin e shtetit.”- tha Peleshi.

Ora 11:41
Objektivat e vitit 2023/ Peleshi: Nis puna për ndërtimin e Kampusit për Forcat e Armatosura, sipërfaqe prej 40 mijë metër katrorë pranë Bunk’Art 1

 

Këtë vit do të nisë ndërtimi i kampusit për Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se puna për dy godinat e para do të nisë këtë muaj. Kampusi do të jetë pranë Bunk’Art 1 dhe do të ketë një sipërfaqe prej 40 mijë metra katrorë.

“Viti 2023 do jetë viti i hartimit të disa dokumenteve strategjik, i sigurisë kombëtare që nuk jemi ne institucioni që e udhëheq, por jemi pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Ka filluar nga viti i kaluar dhe brenda pak javësh do miratohet. Strategjia e sigurisë së mbrojtjes dhe plani i zhvillimit të FA.

Fillon puna në ditët e para të këtij viti për kampusin e ri të FA. Reformimi i sistemit të edukimit ushtarak nuk ka të bëjë vetëm më kurrikulat, por do të përfshijë edhe hardëare, edhe informatikë. Do kemi një kamp të ri. Jo larg prej këtu. Pranë Bunk Art, rreth 40 mijë metra katrorë. Kemi hartuar planin. Dy godinat e para fillojnë ditët e para të këtij viti. Ka mbaru rikonstruktimi i hotelit aty pranë. Dua ta shtrimë realizmin në disa vite. Nuk duam të alokojmë shumë burime menjëherë, do alokojmë vazhdimisht buxhet derisa ti kemi të gjithë infrastrukturën për një kampus të ri”, tha Peleshi.

Ora 11:34
Peleshi: Kredi 30 mln euro nga Italia për mbrojtjen civile, flotës ajrore do i shtohen dy avionë me kosto modeste

 

Dy avionë dhe mjete të posaçme për mbrojtjen civile do i shtohen vendit tonë me anë të kredisë me vlerë 30 mln euro nga Italia. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Peleshi në konferencën e tij për shtyp ku tha se duke qenë se çështja e mirëmbajtjes është një ndër hallkat e vendit tonë, mbrojtjes civile do i shtohen dy avionë të rinj të cilët do kenë kosto modeste. Peleshi shtoi se do të zgjidhen marka nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe do të cilësohen si zgjidhje inteligjente.

“Një kredi 30 mln euro do të merret nga Italia për zjarrfikësit dhe për mjete të tjera. Parashikojmë që të shtojmë flotën e mjeteve ajrore, me dy avionë. Janë disa mjete modeste në kosto dhe të përshtatshme. E për më tepër, çështja e mirëmbajtjes është ajo që na shkakton probleme ndaj po zgjedhim disa marka me vende si Kroacia apo Mali i Zi dhe të kalojmë te ajo që quhet, zgjidhje inteligjente.”- tha Peleshi.

Peleshi u ndal edhe në ndihmën e vendit tonë për Ukrainën ku tha se po përgatiten pako të reja për popullin dhe ushtrinë  e Ukrainës.

“Shqipëria do të mbështesë Ukrainën, po përgatisim pako të reja me kapacitete të nevojshme për popullin dhe ushtrinë e Ukrainës.”- tha Peleshi.

Ora 11:27
Peleshi: Këtë vit do ndërtojmë qendrën operacionale të fushës kibernetike, ekspertët do kenë paga më të mira se privati

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë dhe mbrojtjes. Në konferencën për mediat. Peleshi tha se këtë vit do të ndërtohet qendra opercionale e fushës kibernetike. Duke qenë se specialistët e IT dhe ekspertët e kiberenetikës janë ndër profesionet më të kërkuara në treg, Peleshi thotë se do t’i rrisin pagat e ekspertëve që do punojnë në ministri më shumë se privati. Ai thekson se rritja e pagave do bëhet me qëllim që të mos kenë mungesë të burimeve njerëzore.

"Viti 2022 është viti rekord i projekteve me SHBA, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Si i përket numrit të projekteve edhe buxhetit të përbashkët. Dërgoj një falënderim për SHBA, se një pjesë e mirë e projekteve janë me bashkëfinancim. E patëm filluar punën para tyre, e kemi parapritë këtë situatë. Viti 2023 do jetë viti kur njësia ushtarak e mbrojtjes kibernetike do ketë plotësuar 100% burimet njerëzore. Kemi rritur pagat, po rekrutojmë ekspertë. Specialistë të fushës IT dhe të fushës kibernetike, janë profesionet më të paguar dhe më të kërkuara. Mund ta shesin veten përtej kufijve pa patur nevojën për të lëviz nga Shqipëria. Kemi vendosur që do jemi institucionet e shtetit, pozicionet në shtet në ministrinë  e mbrojtjes, do kenë paga më të mira se private. Deri më tani i kemi rritur ndjeshëm. Do ndërtojmë qendrën opercionale të fushës kibernetike.  Kemi filluar bashkëpunimet me qendrën në Estoni, viti 2033 kur anëtarësimi do jetë i plotë dhe do jemi kontribuues të kësaj qendre", tha Peleshi. 

Ora 11:16
Satelitët Albania 1 dhe 2, ministri i Mbrojtjes: Është risi me pak kosto dhe shumë eficencë! Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë

1673172608_Screenshot1.jpg

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë. Peleshi shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë.

“Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”- tha Peleshi.

Ndër të tjera, Peleshi u shpreh po ndërtohet baza taktike e NATO-s në Kuçovë ku si rezultat i pozicionit strategjik në Ballkan është zgjedhur vendi ynë.

“Ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë. E para bazë ajrore e NATO-s. Jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria, ka një pozicion strategjik në Ballkan. Është vend aleat i NATO, i sigurt”- tha Peleshi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 08/01/2023 12:09

    Ktë viktimën e ka eleminuar Like floriri me kriminelin hajdut sali bajgën. O e shkreta Shqipëri çe ka gjet ktë komb me të till kriminel. Zoti mart hak tek kta plera pa përjashtim nga të dy krahët e politikës si majtas e djathtas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur