Ndeshja hapëse në Ligën e Kombeve, Sylvinho: Ukraina dhe grupi të fortë, Kombëtarja futet në fushë për fitore! Ramadani: Nder nëse do jem kapiten

Ndeshja hapëse në Ligën e Kombeve, Sylvinho: Ukraina dhe grupi të fortë, Kombëtarja futet në fushë për fitore! Ramadani: Nder nëse do jem kapiten

Moment nga konferenca për mediat, Sylvinho dhe Ramadani para kamerave

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nis në Pragë aventurën në turneun e Ligës së Kombeve. Të shtunën në 20:45 përballë kuqezinjve është ekipi i Ukrainës, me ndeshjen që për shkak të luftës do zhvillohet në fushë neutrale. Veç Ukrainës, për Ligën B në Grupin 1 Shqipëria ka rivalë edhe Çekinë dhe Gjeorgjinë. Në prag të ndeshjes së nesërme, para medieve doli trajneri Sylvinho dhe Ylber Ramadani.

Trajneri tha se grupi është i vështirë dhe se në Kombëtare ka vend për secilin lojtar. Ai u ndal te merkato dhe shtoi se është i lumtur që lojtarët ndryshuan ekipe për më shumë minuta. Shqetësuese për të ishte koha e shkurtër që lojtarët pushuan pas Euro 2024 dhe mungesat e Brojës, Ajetit apo Gjimshitit.

"Ndryshimet në qendrën e mbrojtjes - Kjo është një punë që ndodh te të gjitha ekipet. Ky është një moment shumë deçiziv për ne, vijmë pas Euro 2024 dhe lojtarët kanë pushuar pak, shto këtu edhe mungesat. Ja ku jemi me dy mungesa në qendër të mbrojtjes. Janë shumë ndeshje dhe më shqetëson gjendja e lojtarëve. Kjo është një mundësi e mirë për lojtarët e tjerë që të jenë pjesë e ekipit.

Arbër Hoxha titullar? Të gjithë lojtarët janë gati, ne këtë duam. Kemi stërvitjen e fundit sot pasdite dhe nesër në mëngjes një nxehje të lehtë muskujsh. Hoxha nuk ka nisur ende nga minuta e parë, erdhi për dy miqësoret në mars dhe filloi të jetë pjesë e ekipit, avash-avash lojtari rritet në një ekip. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe do shohim si do vendosim. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona.

Kundërshtari, çfarë i druheni? Kur flasim për Ukrainën, flasim për gjithë grupin, me tre ekipe të forta që i pamë në Europian. Ukraina ka trajner të mirë, e pamë në Euro 2024 me lojtar të mirë, sidomos në mbrojtje. Një ekip teknik, fizik dhe i organizuar. Kemi një grup të fortë dhe duhet të përballemi me ta seriozisht.

Lëvizjet e legjionarëve në verë, si e shihni? Jam i kënaqur me lëvizjet. Kanë kaluar një verë jo të lehtë, me shumë ndeshje dhe presionin e merkatos. Kam folur me ta për lëvizjet. Lojtari duhet të ndihet i lumtur për të bërë punën e tij. U uroj të gjithëve që të bëjnë sa më mirë.

Riktimet e Uzunit dhe Ismajli që nuk mori minuta në Euro 2024? Kjo është puna në një ekip kombëtar. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, lojtarët vijnë me idenë dhe dëshirën për të luajtur dhe për të veshur fanellën e ekipit. Ne shohim dëshirë për të luajtur te ta. Ne shohim entuziazëm dhe nuk më shqetëson asnjë pjesë, duke parë lojtarët që janë gati. Kemi motivim në ekip.

Skema 4-2-3-1 apo 4-3-3 dhe roli i Asllanit? Kemi përdorur të dyja skemat, i kemi përshtatur me ndeshjet miqësore apo duelet e tjera që kemi bërë. Ne dimë karakteristikat e lojtarëve dhe i përshtasim. Uzuni në ekipin e tij luan si sulmues, te ne na është dashur ta kemi në krah.

Strategjia kundër Ukrainës? Është shumë e vështirë për të parashikuar një ndeshje. Do jetë një ndeshje e hapur, me tranzicion dhe raste. Kanë lojtarë të shpejtë dhe të fortë në mesin e fushës. Edhe ne kemi cilësi teknike dhe pres që nesër të shoh një ndeshje të mirë. Kanë një ekip të fortë me grup të fortë dhe na pret një ndeshje e vështirë.

Ajeti dhe Gjimshiti mungesa - Kemi humbur më parë edhe Ismajlin, tani e kemi. Lojtarët kanë shumë pak pushime, Kombëtarja është një mundësi për të gjithë. Për fat kam 24 lojtarë dhe kemi mundësi.

I kënaqur me një pikë? Në ndeshjen e fundit kualifikuese na duhej një pikë, por asnjë trajner nuk e përgatit sfidën për barazim, çdo herë futemi për fitore, këtë do bëjmë edhe nesër. Logjika normale është që do dalim në fushë për të fituar", tha Sylvinho.

Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares tregoi se do jetë nder nëse do jetë kapiten i ekipit, gjë që e vendos trajneri.

"Atmosfera është fantastike, jemi shumë të përqëndruar, na pret një ndeshje shumë e vështirë, por atmosfera është shumë e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, është një kundërshtar i fortë, por ne do të zbresim në fushën e lojës për një rezultat pozitiv. Jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë se çfarë na pret.

Medon Berisha? Punon shumë, lojtar i ri që premton për të ardhmen, është gati për të dhënë maksimumin e tij.

Elementët e rinj? Janë përshtatur shumë mirë, besoj se do të japin maksimumin ashtu si të gjithë ne.

Mundësitë e Shqipërisë në grup – Forca jonë është grupi, do bëjmë gjithmonë më të mirën. Do bëjmë gjithçka për ta fituar grupin.

Shiriti i kapitenit? Nuk e di unë këtë, e di trajneri, por nëse do më jepet mundësia, do e mbaj me nder dhe kënaqësi", tha Ramadani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Mungesa e lojtarëve dhe emra të rinj në Kombëtare: S'është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona

1725638978_1720532914sylvinho.jpg
Në konferencën për mediet para Ukrainës nga Praga, trajneri i Kombëtares Sylvinho ka thënë se për asnjë lojtar nuk është e lehtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e kuqezinjve.

I pyetur për një vend titullari për Arbër Hoxhën, trajneri shpjegoi rritjen e sulmuesit anësor në ekip.

"Të gjithë lojtarët janë gati, ne këtë duam. Kemi stërvitjen e fundit sot pasdite dhe nesër në mëngjes një nxehje të lehtë muskujsh. Hoxha nuk ka nisur ende nga minuta e parë, erdhi për dy miqësoret në mars dhe filloi të jetë pjesë e ekipit, avash-avash lojtari rritet në një ekip. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe do shohim si do vendosim. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona", tha Sylvinho.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, Ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë

Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, Ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë