LiveArt, gara më e madhe
e piktorëve të rinj

LiveArt, gara më e madhe<br />e piktorëve të rinj
TIRANE - Intesa SanPaolo Bank Albania sjell për herë të parë në Shqipëri një nga edicionet e saj më të rëndësishme për të nxitur talentet e reja, LIVE ART-in:
Konkursin e Pikturës së Artit Bashkëkohor për artistët e rinj shqiptarë dhe që përfshin moshat nga 18 deri në 35 vjeç.

Aplikimet kanë nisur më 15 maj dhe mbyllen me 1 Korrik 2013. Statusi siguron një pjesëmarrje të madhe, duke u lënë dorë të lirë gjinive dhe zhanreve të ndryshme të pikturës.

Artistët kanë mundësi të provojnë fatin e tyre për një trofe të kënaqshëm, ku Intesa Sanpaolo Bank Albania u siguron fituesve edhe një shpërblim përkatës:
Vendi i parë 5000 euro, vendi i dytë 3000 euro, vendi i tretë 2000 euro.

Në deklaratën zyrtare të Intesa Sanpaolo Bank Albania sqarohen kushtet e pjesëmarrjes: Kanë të drejtë të aplikojnë: artistët e arteve figurative, amatorë ose piktorë në fillimet e karrierës së tyre, studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura, të diplomuar ose jo, artistë të lirë, me kombësi shqiptare.

Gjithashtu, në këtë konkurs kanë të drejtë të përfshihen edhe artistë që jetojnë brenda ose jashtë vendit, por me një kusht që mosha e tyre të jetë ndërmjet 18-35 vjeç.

Trofeja e marrë në këtë konkurs do të pasurojë begraundin e artistit edhe për faktin se anëtarët e jurisë që vlerësojnë veprat kanë një begraund artistik të pasur në shkallë ndërkombëtare.

Kryetari i jurisë do të jetë artisti dhe kuratori shqiptar me famë ndërkombëtare, Artan Shabani.
 
JA LLOJET E VEPRAVE TË ARTIT QË PËRFSHIHEN NË KONKURS

Subjekt i këtij konkursi janë pikturat e përgatitura veçanërisht për këtë konkurs, ose të krijuara gjatë dy viteve të fundit. Tema dhe teknika e përdorur i lihen zgjedhjes së lirë të artistit. Çdo autor mund të aplikojë vetëm me një vepër (data e krijimit të saj të mos jetë më e herët se Maj 2011). Kjo vepër nuk duhet të ketë marrë asnjë çmim në ndonjë konkurs tjetër arti brenda ose jashtë vendit. Artisti duhet të jetë zotëruesi i kësaj vepre.

Pranimi i këtyre kushteve është pjesë e aplikimit dhe sigurohet përmes deklaratës së firmosur nga artisti. Përmasat e pikturave nuk mund të jenë më të vogla se 80 x 100 cm dhe nuk mund të tejkalojnë 200 x 200 cm. (pa kornizë). Aplikimet mund të bëhen përmes e-mailit brenda afatit të përcaktuar: deri më 1 Korrik 2013, ora: 23:59, në adresën: [email protected]. Aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të pranohen! Pamjet dixhitale së bashku me një përmbledhje të disa punëve të mëparshme të artistit (brenda CV) do të jenë pjesë e aplikimit.
 
EKSPOZOHET NË VENDET URBANE

Intesa SanPaolo Bank Albania ka përgatitur rrethanat që Juria dhe publiku të jenë të paanshëm në qëndrimin ndaj veprave të artit, ku publiku shihet edhe si bërës vepre dhe si shikues vepre. Kriteri i moshës është ndarësi i vetëm arbitrar i publikut. Ndaj për këtë konkurs është gjetur një rrugë e thjeshtë që çon në vlerësimin e veprës më të mirë, që lidhet me kuptimin origjinal të veprës dhe vendet ekspozimit.

Konceptuesi i konkurrimit merr përsipër vazhdimësinë periodike të krijimtarisë dhe thellimin e talentit që nxirret në pah prej natyrës anonime dhe statistike të publikut. Publiku mund të jetë italian, italo-shqiptar, shqiptar. Por pas kësaj skeme janë edhe një grup i aftë përzgjedhësish me kuratorë, piktor-koleksionistë, reflektues, etj, ku emra të njohur si Artan Shabani, Ivan Quaroni, Elvis Hoxha, etj do të vlerësojnë idenë, mesazhin dhe realizimin estetik të veprës që do të marrë një nga çmimet e sipërpërmendura.

Vendet e ekspozimit janë zonat urbane. Konkurrimi i Intesa SanPaolo Bank Albania ka për efekt një karakter më nomad se instalimi i vendeve të përhershëm të vlerësimit dhe njohjes. Për ata që nuk mundet të marrin pjesë, Intesa SanPaolo Bank jep një mundësi më shumë: janë 15 vjet interval mes konkurrentit më të ri dhe atij më të vjetër; kështu vepra mund të mbërrijë ngado në këtë konkurs, brenda e jashtë Shqipërisë.
 
SI VLERËSON JURIA

Punët do të vlerësohen në dy raunde: Në raundin e parë, Juria Ndërkombëtare e ekspertëve do të vlerësojë të gjitha punët nisur nga fotot e tyre dixhitale. Më pas Juria do të përzgjedhë një listë prej 25 punimesh. Në raundin e dytë Juria e Zgjeruar (Juria origjinale me një anëtar më shumë nga përfaqësia e Bankës) do të përzgjedhë midis 25 pikturave, 3 Çmimet e mëdha, kryetari i Jurisë do të ketë dy vota.

Veprat Origjinale të listës së përzgjedhur prej 25 punimesh do të vlerësohen në raundin e dytë. Për këtë arsye autorët e këtyre veprave, duhet të jenë të detyruar t’i vijnë në ndihmë organizuesve përmes një bashkëpunimi të plotë, ata duhet të përgatisin dhe paraqesin veprat e tyre origjinale pranë degës së bankës në Bulevardin Zogu I (pranë stacionit të trenit në Tiranë).

Transporti i punëve të përzgjedhura me qëllim vlerësimin e tyre në fazën e dytë si dhe tërheqja e këtyre punëve pas ekspozitës së fundit (për jo më shumë se tre muaj pas mbylljes së ekspozitës) duhet të sigurohet, paguhet dhe organizohet nga vetë piktori. Detaje specifike dhe instruksione organizative, do u jepen finalistëve në një fazë të mëvonshme.

Kompania e Sigurimit , është siguruesi i pikturave për vitin 2013. Një sigurim financiar limit për një çmim fiks të deklaruar dhe llogaritur nga zyra e prokurimeve të bankës. Organizuesi merr përsipër përgjegjësinë për veprat nga momenti i dorëzimit të tyre deri në momentin e rikthimit te autorët përkatës.

Informacione të detajuara mbi konkursin i gjeni në  www.live art.al

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin