Liverpool rikthehet tek fitorja
mposht 2-0 Tottenham

Liverpool rikthehet tek fitorja<br />mposht 2-0 Tottenham
Vjen edhe fitorja e parë e Liverpool për vitin 2017-të në Premier League.

Pas tre barazimeve dhe dy humbjeve të kuqtë mposhtin 2-0 Tottenham në stadiumin “Anfield Road” në një duel direkt. Një sukses që i jep moral skuadrës së Jurgen Klopp për më shumë kur mposhti Tottenham që vinte nga 11 takime pa humbje. Minutat e para të ndeshjes janë të gjitha për Liverpool që shënon edhe të dy golat e ndeshjes me senegalezin Sadio Mane.

Afrikani shënon dy herë në minutat 16 dhe 18 ndërsa pjesa e dytë dhuron shumë pak emocione. Liverpool feston pas plot 40 ditësh një fitore përpara tifozëve të tij ndërsa Tottenham pavarësisht humbjes vijon të ruajë vendin e dytë.

Në ndeshjet e djeshme të javës së 25-të në Angli fitore arritën edhe Arsenal që mposhti 2-0 Hull City dhe Manchester United që me të njëjtin rezultat fitoi në shtëpi ndaj Watford. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos