Miralem Pjanic është njeriu i momentit te Juventus. Pasi vendosi sfidën me Brescia-n boshnjaku është treguar sërish deçiziv në sdidën e sotme që bardhezinjtë fituan 2-0 kundër Spal. Mesfushori ishte futbollisti që zhbllokoi shifrat me një gol mahnitës para se Cristiano Ronaldo të dyfishonte dhe në të njëjtën kohë të vuloste shifrat përfundimtare në këtë ndeshje.
Ndërkohë në ‘Premier League’ Liverpool ka siguruar fitoren e shtatë në shtatë ndeshje në kampionat falë golit të vetëm të realizuar nga Vijlandum në minutën e 70 të sfidës kundër Sheffield. Mesfushori vulosi gjithçka me një goditje potente nga jashtë zone, falë edhe reagimit të dobët të portierit.
Ndërsa me pikë të plota kanë dalë edhe dy skuadrat londineze Chelsea dhe Tottenham. Blutë ia kanë dalë duke fituar 2-0 kundër Brighton dhe spursat 2-1 ndaj Southampton.