Liverpool-Barcelona, sonte mësohet finalistja e parë e Champions

Liverpool-Barcelona, sonte mësohet finalistja e parë e Champions

Sonte përcaktohet finalistja e parë e Champions League që do dalë nga çifti Liverpool-Barcelona. Katalanasit janë me njërën këmbë në finale pasi ndeshjen e parë e kanë fituar 3-0 ndërsa Liverpooli duhet të bëjë përmbysjen e madhe pa dy nga sulmuesit më në formë Salah e Firmino të dy të dëmtuar.

Në “Anfield Road” Barcelonën e pret një atmosferë e zjarrtë dhe këtë do përpiqet të shfrytëzojë Klopp që sqaron:” Duhet të sulmojmë dhe të mos pësojmë,nëse do e përmbysim do jetë fantastike nëse jo do të thotë që kemi dështuar në mënyrën më të bukur”. 

13 ndeshja ka Liverpool që nuk humbet në shtëpi ndërsa Barça ka humbur vetëm një në dhjetë ndeshjet e fundit në transfertë në Champions.Katalanasit janë me grupin e plotë të futbollistëve të cilët pushuan në fundjavë në ndeshjen e kampionatit dhe trajneri Ernesto Valverde kërkon kujdes. Takimi starton në orën 21:00.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)