Shifra të frikshme për një merkato të nxehtë vere. Marca në Spanjë bën me dije se Liverpool është i gatshëm të ofrojë deri në 300 milionë euro për sulmuesin francez Kylian Mbappe, që nuk do rinovojë me PSG-në pas verës së 2024, duke detyruar Sheikët që të shesin yllin e sulmit këtë verë, nëse nuk duan që të largohet falas.
Marco Kirdemir thotë se Liverpool është i gatshëm të investojnë rreth 300 milionë euro në një marrëveshje për fituesin e Kupës së Botës. Kirdemir tha për Marca se gjatë javës që vjen do ketë të reja, me Mbappe që sfidon kështu Real Madridin.
“Do të ketë lajme gjatë javës së ardhshme. Do të kemi lajme nga Anglia dhe Gjermania. Liverpooli është duke konkurruar me Real Madridin dhe dëshiron të paguajë një pasuri të madhe për Mbappe, kjo shumë do të ishte rreth 300 milionë euro", bën me dije agjenti i FIFA-s.