ANGLI - Wolves i vendit të fundit bëri surprizën të martën në Premier League, duke mposhtur 2-1 Liverpoolin dhe siguruar fitoren e dytë radhazi si një shenjë 'drite në fundin e tunelit'. Për raundin e 29-të tri pikë siguruan Evertoni dhe Sunderlandi, ndërsa Bournemouth dhe Brentford barazua pa gola.
Në stadiumin 'Molineux' vendasit e Wolves bënë surprizën duke mposhtur 2-1 Liverpoolin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa spektakli ishte lënë për 12 minutat e fundit të ndeshjes. Rodrigo Gomes në minutën e 78-të kaloi 'Ujqit' në epërsi, para se Momo Salah të barazonte shifrat momentale pas pesë minutash. Kur u duk se dy skuadrat do ndanin nga një pikë, Wolves shënoi me Andre në minutën e katërt shtesë për të marrë fitoren e dytë radhazi dhe ndalur tre fitoret radhazi të të kuqve.
Sot në orën 20:30 luhen katër duele; Aston Villa - Chelsea, Brighton - Arsenal, Fulham - West Ham dhe Man. City - Nottingham, ndërsa në orën 21:15 merr jetë Newcastle - Manchester United.
Premier League, raundi 29-të:
E martë, 04 mars 2026
Bournemouth 0-0 Brentford
Leeds 0-1 Sunderland
Wolves 2-1 Liverpool
E mërkurë, 05 mars 2026
20:30
Aston Villa - Chelsea
Brighton - Arsenal
Fulham - West Ham
Manchester City - Nottingham
21:15 Newcastle - Manchester United
Renditja:

Në stadiumin 'Molineux' vendasit e Wolves bënë surprizën duke mposhtur 2-1 Liverpoolin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa spektakli ishte lënë për 12 minutat e fundit të ndeshjes. Rodrigo Gomes në minutën e 78-të kaloi 'Ujqit' në epërsi, para se Momo Salah të barazonte shifrat momentale pas pesë minutash.
Kur u duk se dy skuadrat do ndanin nga një pikë, Wolves shënoi me Andre në minutën e katërt shtesë për të marrë fitoren e dytë radhazi dhe ndalur tre fitoret radhazi të të kuqve. Me 48 pikë Liverpooli për momentin mbetet në vendin e pestë, ndërsa Wolves mban vendin e fundit me 16 pikë.
Komente





