Në stadiumin 'Molineux' vendasit e Wolves bënë surprizën duke mposhtur 2-1 Liverpoolin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa spektakli ishte lënë për 12 minutat e fundit të ndeshjes. Rodrigo Gomes në minutën e 78-të kaloi 'Ujqit' në epërsi, para se Momo Salah të barazonte shifrat momentale pas pesë minutash.
Kur u duk se dy skuadrat do ndanin nga një pikë, Wolves shënoi me Andre në minutën e katërt shtesë për të marrë fitoren e dytë radhazi dhe ndalur tre fitoret radhazi të të kuqve. Me 48 pikë Liverpooli për momentin mbetet në vendin e pestë, ndërsa Wolves mban vendin e fundit me 16 pikë.




