Kryendeshja e javës së dytë në Premier League Liverpul - Manchester City nuk ka fitues, pasi ka përfunduar në barazim 2-2. "The Reds" kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, pavarësisht se në fund kanë dalë nga fusha vetëm me një pikë. Fillimisht kanë qënë miqtë nga Londra që kanë rrezikuar seriozisht portën e Reinës duke goditur shtyllën, por sfera nuk ka përfunduar në rrjetë.
Vendasit kundërpërgjigjen me një aksion të shpejtë nga e djathta, por topi largohet nga Komapny në zonë. Nga këndi kapiteni Zherard harkon një top të bukur në zonë që devijohet nga Skërtel në rrjetë duke mposhtur portierin Xho Hart. Me këtë rezultat është mbyllur edhe fraksioni i parë i lojës. Pjesa e dytë nis me një inkursion të shpejtë të Liverpulit me autorë sulmuesin Suarez, i cili nuk arrinë ta devijojë topin saktë para portës. Por atë që nuk e realizoi Suarez për vendasit e realizon Ture për miqtë. Pas një askioni të shpejtë nga e djathta, Tevez kroson në zonë për Ture, i cili stopon topin dhe e dërgon në rrjetë duke barazuar shifrat.
Baraspesha ka zgjatur vetëm tre minuta, pasi uruguajani Suarez ka shënuar golin e dytë për Liverpulin pas një goditje dënimi nga afro 25 metra. 10 minuta nga fundi i ndeshjes, atëherë kur "The Reds" po mendonte të festonte triumfin, mbrojtësi Skërtel gabon duke i dhuruar një asist sulmuesit Tevez, i cili nuk gabon duke barazuar shifrat në 2-2. Në minutat e mbetura asnjë nga dy ekipet nuk arriti të shënonte duke e përfunduar ndeshjen në barazim. Ndërsa ndeshja tjetër midis Stoke City dhe Arsenal përfundoi në barazim pa gola.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com