ATSH/. - Karim Benzema po kërkohet me ngulm nga Liverpuli, qe synon te marre nje sulmues cilesor pas dështimit të Mario Balotellit.

Mediat britanike njoftojnë se francezi i Real Madridit, Karim Benzema, është shndërruar në synimin kryesor të Brendan Rodgers.

Madje, ky i fundit është i gatshëm të ofrojë deri në 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e Benzemase.