Milionat nuk janë asgjë përpara zemrës në fushë. Një gjë të tillë e ka vërtetuar më së miri këtë javë kampionati anglez i futbollit në dy super ndeshjet që kanë mbajtur të mbërthyer përpara ekranit miliona shikues nga e gjithë bota.
Liverpuli ka mposhtur ekipin e Manchester United me rezultatin minimal 1-0 me golin e Sturrige në minutën e 4 pas një topi të bukur të hedhur në zonë nga kapiteni Gerrard nga këndi. Yjet e United në 86’ e mbetura, pavarësisht përpjekjeve pa fund nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës duke u dorëzuar në fund përballë një publiku të mrekullueshëm dhe pranuar humbjen e parë në Premier League.
E njëjta gjë edhe për Totenhemin që pavarësisht shpenzimeve kolosale mbi 120 milionë euro për blerjen e shumë futbollistëve në fund ka pranuar humbjen përballë Arsenalit të Venger që nuk ka shpenzuar asnjë cent për këtë edicion. Golin e evëtm të ndeshjes e shënoi Giroud në 23’.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com