Europa League ka dhuruar mjaft emocione dhe të papritura, pasi disa nga ekipet më me histori në kontinent kanë humbur në mënyrë surprizë.
Kështu, Liverpuli vazhdon të mos njohe rezultate pozitive edhe në Europë, përpos kamionatit. Anglezët kanë humbur në transfertë përballë një ekipi të panjohur si Anji Makhachkala, humbje ka njohur edhe Udinese në shtëpi nga Yong Boys.
Me rezultat negative e kanë mbyllur mbrëmjen edhe PSV me Atletiko Madridin dhe Bilbao. Ndërkohë që Lazio ka shpartalluar Panathinaikosin, me triplet kanë fituar edhe Totenhemi me Interin. Zikaltërit e kanë pasur më të lehtë sesa e mendonin në Beograd, pasi kanë mundur Partizanin lehtësisht.
Vendasit kanë shënuar golin e nderit vetëm në fund të ndeshjes. Për ekipin e Stramacionit shënoi dy herë Palacio dhe një herë Guarin.
Kështu Interi vazhdon serinë e rezultateve pozitive edhe në Europë pas Serisë A. Fitore ka shënuar edhe Napoli me rezultatin e thellë 4-2 me Dnipron.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com