Llaku i flokëve dhe make-up
shpejtonë menopauzën

Llaku i flokëve dhe make-up <br />shpejtonë menopauzën
Llaku i flokëve dhe tualeti mund të përshpejtojnë menopauzën. Të paktën kështu shkruan "Corriere della Sera", e cila u bën apel të gjithë femrave që të kenë kujdes me substancat kimike në sprain e flokëve, pasi mund të përshpejtojnë me 2.5 vjet kohëzgjatjen e viteve kur një femër është në gjendje të riprodhojë fëmijë. Një i kuq buzësh, një sprucim flokësh me llak dhe menopauza vjen edhe 15 vjet më parë. Mund të ndodhë për faj të ftalateve, substanca kimike që mund të jenë të pranishme në produktet kozmetike, ose për faj të materialeve plastike të produkteve që përdoren në shtëpi dhe ambalazheve të tyre.

Studimi
Alarmin e kanë lëshuar një grup studiuesish amerikanë të universitetit të Washingtonit, në St Louis, që kanë prezantuar rezultatet e tyre në San Diego, gjatë konferencës për mjekësinë riprodhuese. Natalia Grindler dhe kolegët e saj, kanë matur nivelin e e ftalateve në gjakun dhe urinën e 5.700 grave dhe kanë zbuluar se ata që kishin përqendrim më të lartë të këtyre produkteve kimike, hynin në menopauzë rreth 2.5 vjet më shpejt se gratë e tjera. Që do të thotë se, duke marrë parasysh moshën 51 vjeçare si limitin e moshës kur një grua mund të riprodhojë, këtyre grave në të vërtetë u afrohet kjo etapë, në moshën 49 vjeçare. Por midis atyre që kishin nivelin e lartë të përqendrimit të këtyre substancave kimike, kishte edhe nga ata që cikli u është larguar plot 15 vjet para normales, rreth moshës 35 vjeçare. Në të vërtetë ftalatet kanë përfunduar disa herë në rrjetën e shkencëtarëve si një ndër dëmtuesit kryesorë të shëndetit të njerëzve: duke filluar që nga rreziku i kancerit, diabeti dhe obeziteti, e deri tek një efekt "feminilizues" mbi trurin e djemve të rinj. Tashmë kësaj liste, i shtohet edhe rreziku për përshpejtim të menopauzës, që lidhet me shkatërrimin e aparatit riprodhues të femrës. Richard Sharpeesperto nga shëndeti riprodhues në universitetin e Edinburgut, i cituar on-line nga britanikja “Daily Mail”, bën apel që të mos krijohen alarme të kota. Ai vë në dukje se ekspozimi ndaj ftalateve është thuajse e pamundur: të hash ushqime të freskëta dhe jo të ambalazhuar mund ta pakësojë, por sërish s’e eliminon të gjithin.

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat