TIRANE- Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaron se krimi i organizuar dhe pastrimi i produkteve kërkon ndërhyrje të menjëhershme pasi ka dyshime se me paratë e ardhura nga këto aktivitete po investohen agjencitë  hetimit.   

"Në punën tonë po përballemi me mënyra e mjete, të cilat dëshmojnë se krimi i organizuar tashmë ka arritur nivele që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe të koordinuar. Shqipëria është një vend i hapur dhe mundësitë për t’u kryer transaksione të paligjshme, në vlera të mëdha monetare, janë më të shumta. Problematikë e mprehtë që po has në ditët e para të detyrës si Prokuror i Përgjithshëm, është fakti që pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme ka dyshime se përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit që ndjekin hetimet për këtë lloj aktiviteti kriminal. ”- nënvizoi kryeprokurori Adriatik Llalla.

"Po ashtu, prirja e personave të përfshirë në aktivitete të krimit të organizuar është përdorimi i këtyre të ardhurave në aktivitete të ligjshme, duke synuar në këtë mënyrë fshehjen e prejardhjes kriminale të tyre. Për këtë arsye, është detyrë themelore e organeve të zbatimit të ligjit që të përdorin të gjitha mjetet dhe mekanizmat ligjore që kanë në dispozicion për të luftuar me sukses këto sjellje kriminale" - tha Lalla.

Ai falenderoi SHBA dhe shprehu bindjen se bashkëpunim do të jetë më efikas në drejtom të sekuestrimit

Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me Agjensinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, u bë ndërmjet SHBA-së, Prokurorisë dhe katër ministrive; të Drejtësisë, të Financave, të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme. Ceremonia u zhvillua paraditen e sotme në hotel "Tirana"

ARVIZU: SEKUESTRONI PASURITE E KRIMINELEVE

Nga ana e tij ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i bëri thirrje Prokurorisë të bëjnë çdo përpjekje për të sekuestruar përfitimet e ardhura nga krimi dhe korrupsioni.

“Ka 3 arsye pse konfiskimi i pasurisë është i rëndësishëm, dhe më lëjoni t’i tregoj secilën prej tyre. Së pari sic dihet kriminelët nuk duhen lejuar të përfitojnë prej krimeve të tyre, pra për cdo rast kur kjo është e lejueshme vecanërisht për ndjekjen penale që përfshin pastrim parash apo krim të organizuar duhet me cdo kusht të bëhen përpjekje për t’i sekuestruar përfitimet e tyre të paligjshme. Sekuestrimi i përfitimeve nga krimi ndihmon në parandalimin e avancimit të aktiviteteve të paligjshme dhe në funksion kur një qeveri është e aftë të sekuestrojë pasuri dhe t’i konfiskojë ato atëherë kjo qeveri shërben dhe në fund farë shërben për të zbatuar ligjin.Në bazë të ligjit antimafia prokuroria ka autoritetin në të gjitha çështjet e konfiskimit. Prokurorët nisin procesin fillestar por ka aktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishën për këtë proces”- tha ambasadori i SHBA-së Arvizu në fjalën e tij.

Ambasadori i SHBA-së, deklaroi se nënshkrimi i këtij memorandumi është dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm SHBA-Shqipëri.

NOKA: SEKUESTRUAM 13. 3 MILION EURO PER 2012

Ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se gjatë vitit 2012 u sekuestruan 13. 3 milionë euro pasuri për pastrim të produkteve të veprës penale.
“Mbi 28 milionë euro pasuri të vënë nga aktivitetet kriminale janë sekuestruar që nga momenti kur në fuqi hyri ligji i antimafias.”- tha Noka.
Ai vlerësoi rezultate të shkëlqyera operacionet në kuadër të pastrimit të parave, duke përmendur atë me SHBA, Britani, dhe vlerësoi se qeveria është e angazhuar në luftën kundër pastrimit të parave

BODE: LUFTË E VËSHTIRË POR JO E PAMUNDUR

Ministri i Financave Ridvan Bode vlerësoi si të rëndësishme nënshkrimin e memorandumit dhe shtoi se qeveria ka prioritet tolerancën zero ndaj luftës së krimit e korruopsionit. Ai shtoi që me të ardhurat e përfituara nga shitja e pasurive me prejardhje kriminale të shfrytëzohet për të luftuar këtë krim.

“Përfitimet e pasurive të konfiskuara të jenë sa më të prekshme, dhe destinacioni i tyre të jetë në përputhje me qëllimin dhe frymën e ligjit përkatës. Institucionet përgjegjëse por edhe opinioni publik duhet të kuptojë se lufta kundër krimit të organizuar është një luftë e vështirë por jo e pamundur.”

HALIMI: PASURITE E SEKUESTRUARA TE SHITEN E TE LUFTOHET KRIMI

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e vlerësoi memorandumin si strategji për të përdorur mjetet krimit të organizuar për të luftuar krimin e organizuar. Ai vlerësoi se janë bërë hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Pasuritë e sekuestruara nga krimi do të shiten nga shteti dhe do të financojnë mjetet për t’i luftuar.”- tha Halimi. Po kështu ai nënvizoi se nënshkrimi i këtij memorandumi vjen në të njëjtën linjë me një sërë reformash për dixhitalizimin e sistemit gjyqësor, por dhe menaxhimin e cështjeve të përmbarimit.
“Krimi organizuar duhet goditur atje ku i dhemb më shumë në pasurinë e tij. Ne duhet bëjmë gjithcka në dobësimin e fuqisë ekonomike të organizatave kriminale dhe pengimin e infiltrimit kriminal në ekonominë e ligjshme.”

Redaksia online
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)