SHBA i shpalli të dy 'non grata', Llalla nga TV i familjes Berisha i del në krah ish kryeministrit: Vlahutin më kërkoi ta arrestoja që vendi të integrohej në BE

SHBA i shpalli të dy 'non grata', Llalla nga TV i familjes Berisha i del në krah ish kryeministrit: Vlahutin më kërkoi ta arrestoja që vendi të integrohej në BE

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur 'non grata' nga SHBA i ka dalë në krahë Sali Berishës, gjithashtu i shpallur 'non grata' nga aleati më i madh i shqiptarëve dhe këtë e ka bërë nga televizioni i familjes Berisha. Llalla tha se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën dhe në këtë mënyrë do të ndihmonte vendin që të integrohej në BE. Llalla shprehet se ish ambasadorja i ka shkuar në zyrë për t'i kërkuar arrestimin e Sali Berishës, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk i është kërkuar kurrë nga SHBA.

"Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla", tha Llalla.

Ish ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ish ambasadorja e BE Romana Vlahuin ishin ata që bindën të 140 deputetët e kuvendit në 2016 për të votuar reformën në drejtësi dhe pikërisht kjo reformë është bërë edhe arsyeja e sulmeve të vazhdueshme të Sali Berisha ndaj të dy ambasadorëve. 

SHBA ka futur në listën e zezë si Adriatik Llallën dhe Sali Berishën për akte korrupsione, ndërsa deri tani me drejtësinë  e re, Adriatik Llalla është zyrtari i parë më i lartë shqiptar i dënuar nga një gjykatë e Shqipërisë. Pas kërkesë së SPAK u dënua na Gjykata e Posaçme kundër korrupsioni  me  2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 01/06/2021 07:24

    Edhe pse i denuar me burg prap i lire? Shtet leshi.

    Përgjigju
  • lori: 31/05/2021 23:03

    Perse nuk esht ende ne burg ky pler po shetit televizioneve?

    Përgjigju
    • Edmond: 01/06/2021 06:08

      Ja tani qe shkrujte ti do merret ne konsiderat do levizin me shpejt veprimet .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura