TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të rihapë dosjen e pezulluar të hetimeve për vrasjen e agjentit të Shërbimit Informativ Shtetëror SHIH, Isa Çopën. Ky vendim është marrë nga organi i akuzës pas analizës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SHISH në një takim pune të mbajtur pak ditë më parë.
Për rihapjen e kësaj dosje hetimore dhe disa të tjerave, kryeprokurori Adriatik Llalla ka informuar dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani në një takim pune të zhvilluar me disa nga drejtuesit e prokurorisë mesditën e sotme.
Isa Çopa u ekzekutua barbarisht më 24 tetor të 2011, ndërsa hetimet ende nuk kanë arritur në një autorë konkret.
Familjarët e Çopës kanë kërkuar disa herë publikisht që hetimet për të afërmin e tyre të vazhdojnë duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike pistën e një vetëvrasje.
Dalja në dritë e disa fakteve të reja kanë bindur hetuesit të rihapin dosjen ndërsa hetimet pritet të shtrihen dhe në 15 ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autorë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Raporti: Agjenti i SHISH është torturuar dhe vrarë mizorisht