DURRES - Krimi ka sfiduar autoritetin e shtetit. Kështu është shprehur kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla duke ju referuar vrasjeve të fundit mafioze që kanë ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, siç është vrasja e dy të rinjve pranë portit, dhe rrëmbimi e më tej ekzekutimi i Gazmend Çollakut. Në fjalën e tij gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së Durrësit, kryeprokurori tha se shkak për krimet mafioze në muajin janar kanë qenë trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike.
"Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se vrasjet e ndodhura në qendër të qytetit janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale. Këto ngjarje të ndodhura në qendër të qytetit të Durrësit, në disa raste ku autorët kanë përdorur dhe uniformat e policisë së shtetit sjellin për rrjedhojë pasiguri në radhët e qytetarëve. Ne duhet të punojmë të gjithë bashkarish që prej autorëve të këtyre ngjarjeve të mos sfidohet autoriteti i shtetit", tha Llalla.
Llalla u kërkoi vartësve që të intensifikojnë punën për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.
""Ajo që vlen për tu theksuar është fakti që nga këto institucione thuajse nuk ka asnjë referim për vepra penale të korrupsionit apo krimit financiar, por ne nuk duhet të presim vetëm referimet e tyre pas i i kemi të gjitha mundësitë që prokuroria të fillojë hetime pro aktive apo hetime kryesisht lidhur me këto vepra penale", u shpreh kryeprokurori.
Gjithashtu ai u ka lënë porosi hetuesve të qytetit bregdetar që të hetojnë korrupsionin në disa prej institucioneve më të rëndësishme të qytetit, si Dogana, Porti e Tatimet ku qarkullojnë sasira të konsiderueshme parash.
Kryeprokurori vuri në duke se edhe në prokurorinë e këtij rrethi problem mbeten numri i lartë i vendimeve për mosfillim apo pushim të dosjeve. Gjithashtu problem mbetet bashkëpunimi me policinë gjyqësore dhe shërbimet e ekspertimeve
Fjala e plote e Llalles ne analizen e Prokurorise se Durresit
Prokuroria e Përgjithshme në kuadër të analizave vjetore të punës që po bën në të gjitha prokuroritë e vendit, sot po e zhvillojmë me prokuroritë e rretheve gjyqësore Elbasan, Kavajë dhe Durrës, prokurori këto në juridiksionin e Prokurorisë së Apelit të Durrësit.
Kemi zhvilluar një seri takimesh në pjesën më të madhe të prokurorive të vendit dhe konstatimet janë pak a shumë të ngjashme. Ka rritje të ndjeshme të volumit të punës, ka përmirësim të treguesve të ndjekjes penale për rastet e dërguara në gjykim. Siç ka edhe numër të lartë vendimesh mosfillimi, pushimi dhe pezullimi. Ka problematika me policinë gjyqësore, shërbimet e ekpertimeve etj.
Edhe në Prokuroritë e Durrësit, Elbasanit dhe Kavajës është thuajse e njëjta situatë. Shkaqet dhe mënyrat e përmirësimit të performancës institucionale do t’i diskutojmë në vijim të analizës.
Në këtë fjalë hyrëse dua të ndalem kryesisht në disa ngjarje të rënda të ndodhura kohët e fundit në Durrës.
Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se vrasjet e ndodhura në qendër të qytetit janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.
Do të kërkoj, në radhë të parë nga Prokuroria e Durrësit, por më tej edhe nga gjithë prokuroritë e tjera si dhe Prokuroria për Krime të Rënda, që të bashkërendojnë veprimet e tyre me Policinë e Shtetit dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të identifikuar plotësisht autorët e këtyre veprave penale.
Gjithashtu, duhen të zbulohen motivet e vrasjeve dhe përplasjeve të tjera me pasoja të rënda. Në këtë kuadër, kërkohet prej jush një impenjim më i madh në evidentimin e interesave pasurore të personave të dyshuar si anëtarë të këtyre grupeve kriminale.
Prokuroria e Përgjithshme e kupton më së miri se kjo është një sfidë e vështirë, pasi grupet kriminale kanë aftësinë që të bashkëpunojnë me zyrtarë publikë dhe hetimet jo gjithnjë ecin me ritmin e duhur. Gjithësesi, është shumë e rëndësishme që të forcohet bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit, si edhe të shfrytëzohet plotësisht informacioni i partnerëve ndërkombëtarë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të forcojmë sigurinë në vendin tonë.
Duke u rikthyer tek dinamika e punës, nga raportimet periodike, konstatohet se ka një numër të ulët të referimeve për krimin financiar nga doganat dhe tatimet. Nuk jemi këtu për të analizuar punën e institucioneve të tjera, por për të shqyrtuar mundësitë tona. Prokuroria i ka kapacitetet të nisë kryesisht hetime për çdo rast të dyshuar kontrabande ose korrupsioni. Nëse Prokuroria do të jetë shtojë numrin e hetimeve proaktive, kam bindjen se edhe institucionet e tjera do të forcojnë aktivitetin e tyre në zbulimin e krimeve financiare.
Prokuroritë e Durrësit, Kavjës dhe Elbasanit kanë detyrimin kryesor për të forcuar rolin e tyre në drejtim të hetimeve financiare, sidomos në hetimin e pastrimit të produkteve të veprës penale. Pasi në këtë mënyrë mund të goditen fijet që i lidhin me krimin e organizuar.
Po ashtu, nga Prokuroria e Durrësit dhe Kavajës kërkohet një impenjim më i madh në hetimet për ndarjen e tokave në zonën bregdetare.
Dhe së fundmi, është shumë e nevojshme të rritet bashkëpunimi ndërmjet prokurorive të rretheve gjyqësore dhe Prokurorisë së Apelit.
Kjo analizë do të vijojë më e detajuar dhe më konkrete pasi të përcjellim përfaqësuesit e medias, duke i falenderuar për praninë e tyre në këtë pjesë të parë të takimit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO