Llamallari, Veliu dhe Kollçaku nga Shkodra:Të gjithë bizneset dhe qytetarët të zbatojnë rregullat dhe masat (VIDEO)

Prefekti i komanduar i Shkodrës Besdfort Llamallari ka zbritur në terren për të parë respektimin e masave për parandalimin e Covid-19  nga tregtarët dhe qytetarët. Gjatë inspektimit  në tregun e Zdrales në Shkodër Lllamallari ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshem I policisë Ardi Veliu dhe Shefi I Shtabit të FA. Bardhyl Kollçaku. Në një prononcim për mediat Llamallari ka kërkuar bashkëpunimin e qyetarëve për të respektuar sa më shumë masat.

"Përtej masave, sanksioneve që mund të vihen është shumë e nevojshme që çdo qytetar i Shkodrës të tregojë nivelin e lartë të qytetarisë duke respektuar masat, janë masa për t'u ruajtur dhe jo për të gjobitur qytetarët. Është përgjegjësia e qytetarëve të cilët duhet të garantojnë që masat të repektohen. Ju lutem respektoni këto masa, janë për jetën dhe shëndetin tuaj. Bashkëpunimi me institucionet dhe qytetarët që Shkodra të ketë një trend të ulët, të personave të prekur. Ajo që ne kërkojmë është të kemi bashkëpunimin e qytetarëve", u shpreh Prefekti i Shkodrës Besdfort Llamallari.

Për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu masat e marra kanë qëllim parandalimin e përhapjes së covid-19 dhe jo ndëshkimin e qytetarëve.

Para një jave kam qenë në treg, konstatohen ndryshime pozitive dhe më bëjnë optimist dhe pse nuk është niveli i kërkuar në lidhje me respektimin e rregullave. Përfitoj nga rasti që t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës se kjo nuk është një tendencë për të ndëshkuar qytetarët e Shkodrës por një e mirë ku çdo qytetar duhet bërë pjesë dhe jo të kalojë në anën tjetër të mediales, ku policia duhet të marrë masa ndëshkuese. Nuk është apsak pozitive që çdo ditë në qytetin e Shkodrës falë edhe neglizhencës së qytetarëve identifikohen qytetarë që janë mbartës të këtij virusi. I bëjmë thirrje çdo qytetari që të bëhët pozitive në kontributin e tij individual për të shëruar dhe kuruar situatën ku ne jemi aktualisht, tha Veliu.

Shefi i FA. Bardhyl Kollçaku theksoi se shtimi i rasteve në Shkodër është një këmbanë alarmi dhe duhet të shërbejë si një apel për qytetarët që të respektojnë masat e kërkuara.

Jemi këtu së bashku dhe do të kemi takime me drejtues të tjerë të institucioneve, për të garantuar qytetarët në Shkodër se ne jemi bashkë, por bashkë me qytetarët për të mbrojtur njëri-tjetrin nga kjo e keqe e madhe. Shtimi i rasteve në Shkodër është një këmbanë alarmi dhe duhet të shërbejë për sensibilizim. Të gjithë në bashkë me ato masa ruajtëse, higjenike, të respektimit të rregullave dhe mund të ja dalim së bashku. Ka një ndërgjegjësim por rreziku më i madh është kur mendojmë se kemi fituar këtë betejë. Sensibilizimi i medias dhe roli juaj për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët, të mos kemi frikë por të kemi kujdes, përfundon apelin e tij Kollçaku.

Vetëm pak ditë më parë mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës së COVID-19, ishte  arsyeja e vendimit për shkarkimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër Çesk Millja dhe emërimin në këtë post të Besdfort Llamallarit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër