Nga Shkodra ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke komentuar krizën politike është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme. "Jemi ne nje situate ku policia e shtetit eshte shume e angazhuar per shkak te protestave te fundit ne Shqiperi. Megjithate deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdoje qe ta zbatoje.

Protestuesit kane ushtruar dhune ndaj policise por policia ka mbajtur qendrimin e duhur. Ne kemi vetem dy objektiva ku e para ne rast se ata do bejne dy hapa, policia do beje nje hap por gjithmone ne zbatim te ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi te gatshem qe te dialogojme me opoziten por jo te bejme negociata. Dialogu eshte e vetmja rruge per te zgjidhur gjithçka. Protestat jane me grafik nga opozita thua se vetem dite enjte apo shtune vijne problemet. Eshte e pakonceptueshme se si njerezit gjat dites bejne punen ne administrate dhe me pas pasdite vijne dhe dhunojne institucionet ne Tirane" tha ai.

Drejtuesi politik i PS, në qarkun e Shkodrës, ish-ministri Ditmir Bushati u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës puna në parlament do të vijojë. "Parlamemti eshte legjitim dhe ne do te vazhdojme rrugen tone. Opozita tashme dihet qe nuk eshte ne rrugen e duhur. Kemi qartesi per cfare duam te bejme ne Shqiperi. Nuk na intereson klima e tensionuar por dialogu qe duhet te funksionoje ne baze te parimeve demokratike. Zgjedhjet e 2017 u certefikuan nga OSBE ODIHR dhe zgjedhjet u bene edhe me perfaqesues te PD dhe LSI dhe te thuash pas 18 muajsh qe parlamenti nuk eshte legjitim kjo nuk perben sens" tha ai.

Në fund ish-zv. kryeministrja Senida Mesi kishte një mesazh për kryetaren e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. "Shkodra nuk eshte e PD dhe as e PS por Shkodra eshte e shkodraneve dhe ne do te punojme maksimalisht per ta ndryshuar kete qytet dhe per ta trajtuar ashtu si duhet" përfundoi ajo.