Lleshaj: Kemi shkatërruar 22 grupe kriminale, brenda vitit janë sekuestruar 72.1 mln Euro, 'para të pista' sa në 10 vite

TIRANË- Është mbledhur ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian. Kryetarja e këtij Këshilli Rudina Hajdari i drejtoi Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeprokurores Arta Marku disa pyetje lidhur me rendin dhe sigurinë në vend.

Lleshaj deklaroi se gjatë këtij viti janë goditur 22 grupe kirminale dhekeshil janë arrestuar 125 persona të përfshirë në këto grupe duke treguar një trend në rritje, por pa dashur të kritikojë punën e paraardhësve të tij.

Ai tha se në luftën kundër krimit të organizuar, përgjatë vitit të kaluar janë sekuestruar 72.1 mln euro një shifër e barabartë sipas tij me paratë e paligjshme të sekuestruara përgjatë 10 viteve.

Ndërsa kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku u shpreh se do nisë trajnimi i Prokurorëve në rrethe për të hetuar krimin e organizuar.

Rudina Hajdari: A ka hetime të rrjeteve të mëdha kriminale? Këto grupe kriminale kanë kapur vendin dhe i shikojmë çdo ditë nëpër media lajmet që ndodhin në Shqipëri. A janë goditur vetëm në Elbasan apo ka një shtrirje më të gjerë. Janë goditur kokat e grupeve. Doja të dija edhe lidhur me pastrimin e parave. Keni ju ndonjë plan për këtë? Do doja të dija si po zbatohet strategjia në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ju e dini që BE ka bërë ndryshime në ligjin për armët, në këtë pikë mendoj se duhet të kemi një kontroll më të lartë për armët që janë të shpërndara lehtësisht. Nga Janari në qershor a është ulur numri i azilantëve në vendet e huaja?

Së fundmi më lejoni të përmend faktin se a e keni adresuar se Policia e Shtetit ka paga shumë të ulëta. Kërkojnë më shumë fonde dhe personel.

Sandër Lleshaj: Ky vit duhet të kishte logo vetëm Integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë kjo e sotmja meriton të gjithë konsideratën. Ministria e Brendshme ka një peshë të konsiderueshme në këtë proces. Është kapitulli që merret me sigurinë dhe drejtësinë. Është ai proces që synon të lexojmë dhe kuptojmë. legjsilacioni e BE.  Ka pasur një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar përgjatë këtij viti. Gjatë 2019 janë goditur 22 grupe kriminale, janë arrestuar 125 persona të përfshirë në këto grupe.

Nuk mund të kritikoj punën e paraardhësve të mi. Unë flas vetëm për punën time. Ne jemi në proces konsolidimi si shoqëri. Ajo polici dhe ajo prokurori. Puna është pjesë e një procesi. Ne kemi intensifikuar. Është shumë e rëndësishme të përmend faktin se bashkëpunimi ndërinstitucional ka sjellë këto trgues të cilët janë për t'u respektuar.

Përmendet edhe në raportin  e DASh që parandalimi i lojërave të fatit është një ndër kontributet kryesore të kësaj qeverie në luftën  kundër pastrimit të parave. Në aspektin kundër parave të paligjshme janë marrë masa të mëdha. Janë sekuestruar rreth 72.1 mln euro. Kjo shifër është pothuajse sa shifra e 10 viteve të mëparshme. Mund të themi që edhe në fushën e konfiskimit shifra është dyfish më e lartë. Po krijohen edhe kapacitete. Me të njëjtët njerëz është e vështirë të bësh të njëjtën gjë ose një gjë akoma më të madhe. 

Rudina Hajdari: Ne duhet të marrim masa që të rinjtë të mos ikin nga vendi. Do doja një sqarim për këtë pjesë?

Sandër Lleshaj: Ka një mori faktorësh sepse në botë krimi ndodh nga persona të tjerë, ndërsa këtu është një transferim që prindërit i bëjnë fëmijëve tek të afërmit e tyre. Sa i përket asaj që a dalin vetëm, kjo nuk ndodh sepse ligji e ndalon. Përgjithsisht ata dalin me dokumentacionin përkatës. Varfëria është problem, ne nuk mund të fshehim varfërinë në vend.  Pyetjen e katërt e keni për armët. Shqipëria është një vend që ka përjetuar vitin '97 ku armët kaluan në dorë të qytetarëve. Kapen përditë në shifra të mëdha. Kemi sekuestruar 322 armë, që i bie pothuajse dy armë në ditë. Ne kemi një legjslacion liberal që i mundëson qytetarëve të pajisen me armë. Nuk duhet që siguria të krijohet nga qytetarët. Por siguria duhet të mundësohet nga institucionet. Sapo ka hyrë në fuqi kodi penal që ashpërson dënimet për armë mbajtje pa leje. Duhet të bëjmë që këto pasoja të ulen ndjeshëm. Azilkërkimi është një proces që ka një histori të gjatë. Po të shohësh me hapjen e korridorit ballkanik ka pasur në rritje të madhe, por tani kemi zbritur poshtë. Megjithatë fenomeni mbetet. Franca ka politika liberale ndaj edhe numri i azilkërkuesve është i lartë. Ka shumë arsye që shqiptarët dalin jashtë.

Rudina Hajdari-Markut:Pse ekziston edhe një përqindje e lartë e krimeve të organizuara që transferohet në institucione lokale. Pse bien këto raste poshtë? Kemi një të kartën e rasteve të regjistruara që shkojnë në Gjykatë. Pse kjo rënie?

Arta Marku: Prokuroria ka arritur progres në zbatimin e rekomandimeve të KE. Është rritur ndjeshëm goditja ndaj grupeve kriminale. Në zbatim të rekomandimit tjetër, Prokuroria synon që hetimi pasuror të unifikojë zbatimin e ligjit antimafia. Prokurorët nëpër rrethe do trajnohen për hetimin e krimit të organizuar. Ka rritje të nisjes hetimeve me vitin e kaluar. Kan një reflektim të prokurorëve për këtë tregues. Pas kryerjes së një analize është nxjerrë një qarkore për të orientuar prokurorët e rretheve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 14/10/2019 18:44

    Po normal te shumëfishohet droga do shumëfishohen pasurite.....

    Përgjigju
  • Samo: 14/10/2019 18:40

    Nga keto 70 e ca melone evro te sekuestruara, sa jane konfiskuar?! Pra per sa melone Gjykata ka vendosur konfiskim ? Edhe Saliu me Kuliqin keshtu thoshin: 1000 grupe kriminale re goditura, qindra organizata... e terrci e verrci. Apo ecurine e masni ca arreston Policia (90% ne menyre te paligjshme, sa kohe kerkohet vleresim ne gjykate). BE kerkon nje track record nga Policia e deri te denimi o zoteri. Fillon e mbaron gjeja, jo fillon e pastaj prape fillon e ska te mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur