Lleshaj në 'Repolitix': Vrasja e efektivit në Lezhë më e rëndë se e Klodian Rashës, shoqëria të reagojë! Policia të ishte më transparente për mediat mbi skemën e vrasjes

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se vrasja e efektivit të policisë, Saimir Hoxha është një ngjarje shumë e rëndë, më e rëndë se ajo e vrasjes së Klodian Rashës, e për pasojë sipas tij shoqëria duhet të reagojë njësoj siç bëri edhe në muajin dhjetor, ndonëse sipas tij atëherë ishte jo propocionale.

Në emisionin e “Repolitix” në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Lleshaj tha se nuk di të thotë nëse për këtë ngjarje duhet të ketë dorëheqje apo shkarkime në nivel drejtuesish, siç ndodhi me të, po tha se duhet të ketë një reflektim nga të gjitha palët.

“Ka dy nivele përgjegjësisë, ligjore që u takon organeve përkatëse dhe përgjegjësi morale, kjo është çështje e brendshme që ndjen një lloj përgjegjësie, nuk drejtoj gisht ndaj askujt, është një ndër ngjarjet më të rënda, pavarësisht ngjarje që ju i referoheni është shumë e rëndë (vrasja e Klodian Rashës), të cilën drejtësia pjesërisht e ka trajtuar, ende jo plotësisht, por sa i përket goditjes së një efektivi të policisë, vrasjes së tij, kjo është një ngjarje e rëndë, edhe në Kodin Penal trajtohet si një ngjarje e veçantë dhe si e veçantë, kërkohet një reflektim i veçantë, nuk mund shkoj dëm gjaku i efektivit të policisë, gjaku i një djali të ri, një babai, një prindi, një anëtari të shoqërisë sonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një situatë që është në radarin e institucioneve, dhe që flasim për një rajon urban, dhe një rajon që nuk është tokë e panjohur, e pa adminisrruar, apo e askujt, me saktë informacion ajo sipërfaqe është në përgjegjësinë e disa autoriteteve, ka shumë autoriteteve, vendore, qendrore, më duhet është zonë e mbrojtur. Kjo është një ngjarje që të lëvizë dhe të shtyjë për reflektim, nëse atëherë shoqëria reagoi fort, në mënyrë jo propociinale, edhe kur vitet një punonjës policie shoqëria duhet të reagojë fort, në respekt të atyre që janë në radhët e Policisë, kanë nevojë që të shohin që policia është me ta. Se nga të gjitha trupat e efektivëve, ne kemi humbje vetëm nga punonjës të Policisë”, tha Lleshaj.

Ish-ministri është treguar kritik me Policinë e Shtetit, sa i përket qëndrimit që ka mbajtur për mediat, duke thënë se duhet të ishte transparente duke dhënë një version të saktë se si ka ndodhur ngjarja që të shmangej çdo aludim, e megjithatë kurrsesi nuk pranon që të gjykohet puna e efektivëve në momentin e operacionit. Për këtë thotë se duhet ta bëjnë vetë autoritetet.

“E mira është që policia duhet të drejtojë procesin e informimit publik, duhet të jetë një hap para që të parandalojë konfuzionin në opinionin publik, e kam parë sot një lloj mungese, i druhet informacionin të pa konfirmuar se mund t’i kthehet në boomerang. Nga vendi i ngjarjes, me përfaqësues të autorizuar të drejtojë opinionin publik. Sot në këto çaste nuk është koha për të gjykuar operacionin e policisë, edhe po të ishte me probleme, nuk e kemi mundësinë që të merremi me policinë, se policia ka një ditë zie, askush nga ata që kanë një zë publik, gazetar, përfaqësues të medias nuk e kanë informacionin e nevojshëm për të dhënë gjykime për këtë informacion. Këtë duhet ta bëjnë organet, sot thelbi i diskutimit duhet të diskutohet drejt diçka tjetër”, tha ai.

Lleshaj e ka parë vrasjes në një tjetër prizëm teksa ngre dhe një pyetje “si mundet që një 21-vjeçar të ngre dorë mbi policinë e shtetit”. Për këtë, Lleshaj thotë se faji qëndron te shoqëria, shkolla, institucionet e drejtësisë.

“Pse ndodh kjo, pse një djalë i ri ngre dorën dhe vret një polic. Shoqëria jonë ka nevojë për një reflektim lidhur me krimin, ne e kemi reduktuar deri në nivel papërgjegjshmërie vetëm te policie, a thua se vetëm ky është instrumenti që përballojmë krimin, por duhet të diskutojmë pse prodhojmë krim si shoqëri, policia nuk e prodhon. Kjo është çështje që meriton diskutim, duhet të fokusohemi te shkolla, te institucionet e drejtësisë. Një rini me të ardhura të mëdha, me shpenzime luksi këtej është pa punë, një iri shkon drejt një jete false, nuk mund lejohet të shohim të rinjtë tanë që nxjerrin armë në Facebook, që janë jashtë çdo programi”, tha ai.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 29/09/2021 10:27

    Klodjan Rasha ishte nje drogaxhi i ndyre qe u cfrytezua nga opozita NON GRATA sepse te tillet mbron.... Jane verare mbi 260 efektiv policie, bij nenash, prinder qe kane lene femij jetim dhe fukarenj dhe deri me sot asnje parti apo te ashtuquajturat OJQ qe jane plera te ngrihen e te protestone per keto jete te humbura.... OJQ-te janw plera qe duhen cuar ne landfid, jane kurvar e prostituta qe thithin fonde.... Ata qe vrasin nje efektiv duhet kategorikisht te denohen me burgim te perjetshem, ne fakt duhen varur....

    Përgjigju
  • O trim: 29/09/2021 09:53

    Te te vras policia eshte me e rende se i bie ska shtet

    Përgjigju
  • Llesh ta shpjegoj une fare kollaj...: 29/09/2021 08:54

    Adoleshentet nuk kane respekt per policine e Shtetit, apo per cdo funksion tjeter te Shtetit, pasi ky Shtet specifik, qe edhe ti ke kontribuuar fuqishem ta ngresh e ta mbrosh, perfshi rradhet e policise se Shtetit, eshte i mbushur me horra dhe te paafte! Kjo e ka ulur nen zero nivelin e besueshmerise e per rrjedhoje te respektit ndaj uniformave te funksionareve te Shtetit. Respekti fitohet me pune dhe me vepra, nuk eshte "e drejte hyjnore" e funksionareve, mor Llesh, qe je bere kaq dhe ende, si shume te tjere si ti, e ke te veshtire ta kuptosh...

    Përgjigju
  • Ciku: 29/09/2021 08:35

    Po Lesh, po. Ke te fala nga Marjan Laca!!!

    Përgjigju
  • Skfi: 29/09/2021 05:24

    ...dhe kët bole deshte të na e bënte president kadareja...

    Përgjigju
  • Iris: 29/09/2021 01:11

    Z.Lleshaj,e kuptoj qe vrasja e K.Rashes te ka mbetur thelle ne ndergjegje,por krahasimi nuk qendron.Edhe pse vrasja e tij nuk duhet te kishte ndodhur,prape K.Rasha e pesoi sepse shkeli oren e ndalim qarkullimit me dashje edhe pse i dinte pasojat e mundeshme;kurse oficeri i policise qe humbi sot jeten,ishte ne detyre.

    Përgjigju
  • Metushi: 29/09/2021 00:17

    Ky simboli i shkerdharokracise se administrates shqiptare edhe kur drejton gishtin, prape me frike. Pse thote? Shoqeria, shkolla, familja e ka fajin. Jo more. Po ti, apo suksesori yt apo pasardhesit ne qeveri nuk keni pergjegjesi? Tahiri qe nona e kesaj pune, kanabizimit. Po Rama, Basha, Berisha, pra faktori lidership politiko-korruptiv nuk ka faj? E drejtoni gishtin gjithande, te gjithe i bete lemsh e ri me reforma. Prape problemi njesoj. Sikur eshte mire te shikoheni ne pasqyre dhe te gjeni pergjegjesit. JU jeni shkaku, JU tipa si ty, seevile e pa karakter, grykes, hajdute.

    Përgjigju
  • D.3: 28/09/2021 20:58

    Po me Leshi po.Aty mahu ti.Bo krahasimet.

    Përgjigju
  • Polici: 28/09/2021 20:28

    Te ngrihemi ne protesta tamam si ato per Klodian Rashen ku te kerkohet doreheqja e te gjithe te paafteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë