TIRANË - Prononcohet për emisionin "Airport”, një nga gjeneralët e shkarkuar me urdhër të Presidentit Nishani, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi. Ai ka shpjeguar lirimin e tij dhe të kolegëve nga detyra me dekret të një ish-ushataraku, Presidentit Bujar Nishani, të pambështetur në asnjë ligj për të dalë më pas në arsyet bazë që i çuan eprorët e tij në shkarkimet e bujshme Dhe arsyet bazë të këtij lirimi qëndrojnë në problemet e mëdha që Lleshi dhe kolegët e tij kanë konstatuar në FA dhe ngritjen e zërit për to tek ministri i Mbrotjes Arben Imami.
Lleshi shpjegoi gjatë pyetjeve njerin prej problemeve që e ka shqetesuar. "Për procesin e demontimit", - tha ai, - "ushtarakët që janë duke punuar nuk ka marrë asnjë dietë dhe ne kemi një borxh shumë të madh moral ndaj atyre njerëzve që e kanë kryer. Paratë e dietave nuk mungojnë, paratë jepen për shpenzimet joprioritare dhe struktura parazitare: drejtori tëshumta të karakterit joushtarak që merren me çështje të artit, sportit, mediat, e barabartë me stafin e Ministrisë së Kulturës, që bën koncerte, spektakle, shfaqje, rudimente të së kaluarës, që ushtria i kishte të gjitha vetë se ishte shtet brenda shtetit, se shkonte në reparte në gjithë vendin". Lleshi ka shpjeguar gjithashtu se ushtria po në këto momente po përdoret nga ministri Imami për punime civile, në kushtet kur nuk ka emergjenca civile dhe kjo nuk është e drejtë.
Ai e konsideron këtë lirim si të të dytin për të, por tashmë në krah të kundërt, sepse një pezullimi është bërë edhe më parë për mosorganizim mitingu elektoral në radhët e ushtrisë dhe tani, një i dytë, i kësaj natyre.
Sëbashku me Gjeneral Brigade Sandër Lleshin, në studion e "A1Report!" kanë qënë të ftuar edhe analisti Ilir Kulla, njohës i mirë i çështjeve të sigurisë kombëtare, ish-këshilltar në Presidencë dhe gazetari Kujtim Boriçi.
Kazhani: Tani jeni ish-gjeneralë..
Lleshi: Grada është e imja, por s’jam më pjesë aktive e Forcave të Armatosura. Së pari ju falenderoj për vëmendjen, ka lëvizur opinioni publik. Kjo është shenjë e mirë. Të flasim për procedurën e shkarkimit, ka dy aspekte; në planin privat, ka një procedurë ligjore, që unë mund ta ndjek në rrugë private. Çështja e mbyllur procedurialisht. Mund ta çoj në Gjykatë. Por unë e di vendimin e gjykatës. Nuk dua ta zgjidh në aspektin personal. Me shokët e mi kemi insistuar për procedurën dhe luftën publike nuk e bëjmë për vete, por për FA, me synimin që procedura t’i parandalojmë për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj beteje publike për procedurën e kësaj çështjeje. Kemi një shkelje procedure, duke nisur nga kreu më i lartë i shtetit deri tek ministri, Shefi i Shtabit etj.
Si ka mundësi që ka gabuar Presidenti Nishani, që vjen edhe me eksperiencë nga ushtria?
Lleshi: Ai ka gabuar dhe rëndë, sepse nuk mund të falen gabimet e Komandantit të Përgjithëm, të Presidentit dhe kur bëhet fjalë për krerët e Forcave të Armatosura. Vendimi ishte shumë vulnerabël, për t’u kritikuar, sidomos nga konteksti. Vendimi është shkruar vetëm në 1 rresht. E pafalshme të bëhen gabime në një rresht, pasi përdoret edhe dy herë fjala “lirim” në një dekret. Në një kuadër ligjor i referohet lirimit nga FA.
Është harruar ose harruar me dashje, referimi i ligjit bazë, që e autorizon Presidentin të bëjë këtë veprim. Ka një ligj për karrierën dhe gradat në FA. Ky është ligji, që rregullon procedurën e personelit të FA nga hyrja apo dalja nga ushtria. Ky ligj është kontrata e punës. Ushtarakët e karrierës nuk kanë kontrata. Kontrata jonë është në ligj, që të mos jenë gogla, që lëvizin lehtësisht nga orekset politike që janë kudo në botë, por tek ne kanë luhatje të jashtëzakonshme. Në këtë rresht mungon referenca në ligj. Kjo e bën të atakueshëm atë.
Mos është një nxitim?
Lutem të jetë nxitim, harresë njerëzore. Sepse do më shuheshin gjithë dyshimet për pikëpyetjet e pafunda që lidhen me këtë. Dekreti duhet të kishte ligjin për karrierën dhe gradat. Nuk e ka. Një dekret korrekt minimalisht duhet ta kishte këtë.
Ligji që nuk e ka përmendur thotë se si lirohesh nga detyra. Çfarë thotë ligji në ligjëratë të drejtë? Një pyetje, që ne i kemi bërë edhe si sfidë Presidentit. Gjenerali del në lirim kur ka plotësuar moshën për dalje ne pension; është dënuar me vendim gykate të formës së prerë; bëhet i paaftë për arsye shëndetësore, kjo me komision ose paraqet kërkesën e tij dhe miratohet nga organi përkatës. Këto janë 5 kushtet. Asnjë nga ne nuk plotëson njërin prej kushteve. Kush mund t’i lejojë vetes një fuqi mbiligjore për të ndërhyrë në këtë mënyrë mbi FA?!
Kulla: Në s’kishim para, duhet të rrisnim buxhetin e të shkonim te 2%-i që kërkonte NATO. Gjenerali ndiente shqetësimin; do mbajmë nivelin e lartë të numrit të administratës? Në ç’ligj është e bazuar kjo? Pse këto të mos shkojnë për modernizmin e FA apo për blerje pajisjesh, uniformash, për misionet, për sigurimet shoqërore suplementare?! Apo për karrierat e ushtarakëve, të cilat janë ndërtuar gabim. Lleshi është ndër gjeneralët më të rinj. Me ligjin e sotëm, që të bëhesh gjeneral duhen 45 vjet në FA. S’mund të bëhet kështu. Duhet marrë eksperienca më e mirë e vendeve të NATO-s. Ushtaraku s’është si një diplomat. Një ushtarak bën jetë qeni.
Në fakt, argumenti që jeni liruar cili është? Pse shkarkim i beftë për 3 gjeneralë?
Lleshi: Do falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes, që doli në publik dhe tha tre fjalë dhe u mundua të japë një shpjegim: “Eshtë bërë në bazë të ligjit”. Por nuk mjafton, se ligji është i pafund, duhet të thuash cilin nen dhe gërmë të tij. Që në daljen e parë kishte lapsuse. Zonja Çapi thotë: “Deklaratë për dalje në rezervë të tre gjeneralëve”, ndërkohë që dekreti është “lirim”. Publikisht duhet të dalin njerëz, që kanë minimumi një kompetencë profesionale. Unë kam 35 vjet në FA.
Dalja në lirim regullohet me një nen të posaçëm, dalja në rezervë ka nen tjetër. Kemi shtruar disa pyetje, që në kuptimin semantik janë shumë të thjeshta; më thoni në cilin ligj jeni mbështetur? Se ne jemi persona publikë, për të cilët publiku ka investuar, që mbrohemi nga ligji, nuk mund t’i lejojmë vendit tonë, që të luajë me ushtarakët në këtë mënyrë. Ne trashëgojmë situatë tragjike në FA. Tani na duhet që të arrijmë të largojmë një gjeneral me minimumin e dinjitetit. Hijeshia e një shteti kërkon që çdo njeriu t’i japë dinjitet dhe duhet të përcillet qartazi. Kemi kërkuar arsyet. Nuk na janë thënë. Më vjen keq kur bien në nivele të tilla deklaratash.
A është e mundur që në një vend të NATO-s të lejohet një gjë e tillë?
Lleshi: Nuk janë 3 gjeneralë të pushuar, është 30% e trupave të armatosura.
Kulla: Për të mos lejuar grusht ushtarak, Presidenti si komandant duhet të ruajë gjeneralët nga komanda politike që udhëheq ushtrinë dhe FA, por megjithatë ligji ka garantuar ruajtjen, që mos ndodhin këto gjëra. Ajo që më shqetëson, jo vetëm që nuk ka asnjë atribut, por nëse do dilte Imami ok, do ta kuptoja, merr përgjegjësinë politike, thotë për shembull: “Gjeneralët bëjnë mirë të sillen si ushtarakë etj”. Fakti që nuk ndodh kjo e ul pazarin shumë dhe pyesin, a janë seriozë këta? Po në sytë e ndërkombëtarëve? Nishani është njeri shumë serioz dhe i njeh FA, nuk di si është bërë komunikimi me të. Edhe shkarkimi mund të ndodhë, por ka një komunikim zyrtar.
Do kërkoni takim me presidentin Nishani?
Lleshi: S’do kërkoj takim me Nishanin, pasi nuk kam asgjë të paqartë. Kemi një dekret në mënyrë të paligjshme, pa transparencë dhe ka dhënë një produkt shumë të kritikueshëm. Ka balanca të brishta kudo, por kjo kërkon ligj dhe finesë raportesh komunikimi. Një tension i lehtë mes autoriteteve civile dhe ushtarake ekzsiton deri në një nivel të caktuar e është i shëndetshëm dhe kërkohet si oponencë brenda sistemit. Prusianët e vjetër kanë një shprehje: "Kur Frederiku I u thotë gjeneralëve: të kanë vënë të dish të thuash jo". Nëse të gjithë do vihen në diktat nuk është e shëndetshme.
Boriçi - Janë përkujdesur mos e merrte vesh media. Unë do ta quaj fat personal largimin e tre gjeneralëve. Është për të ardhur keq, që gjeneralët kështu kanë ikur tradicionalisht në Shqipëri. Këta kanë ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e vendit. Kanë zbatuar Kushtetutën. Është informuar Presidenti mbi këto probleme. Vazhdon që në ushtri të punohet me strategji të 2004-s,por jemi vend anëtar i NATO-s. Ngritën shqetësim edhe për shtrimin e rrugëve. A mund të merren FA me shtrimin e rrugëve?!
Çfarë do të donit të thonit sot?
Lleshi: Po të them gjëra ndryshe sot, do thonë: ku ishit deri dje? Trimëria pas betejës është e pakuptueshme, nuk vlen. Sot nuk kam për të shtuar asgjë nga ato që kam thënë më parë. Nuk kam folur publikisht me uniformë, se do kisha shkelur statusin tim. Sot flas me dhimbje, se do të duhej që këto çështje të ishin zgjedhur brenda FA, gjatë kohës kur isha atje përmes kanaleve që janë krijuar për këtë. Propozimet ose mund të ishin marrë në konsideratë apo rrëzuar, por jo lënë në heshtje absurde. Në vend të përgjigjes dhe zgjidhjes, vjen përgjigjja: Dilni jashtë! Nuk më shqetëson dalja jashtë, por kam dalë pa i marrë me vete problemet, problemet i kam lënë brenda.
Cilat probleme?
Lleshi: Të paktën 1 vit që kam qenë në një tension të brendshëm, që e kam mbajtur vetëm për vete, pastaj e kam biseduar me Shefin e Shtabit, Presidentin, Shefin e Sigurisë kombëtare në parlament.
Çfarë problemesh keni shtruar?
Lleshi: Disa çështje të mëdha, që kanë shumë interes për publikun, pa u futur në fakte, se nuk është detyra ime.
Cilat probleme?
Lleshi: Të paktën 1 vit që kam qenë në një tension të brendshëm, që e kam mbajtur vetëm për vete, pastaj e kam biseduar me shefin e shtabit, Presidentin, Shefin e Sigurisë kombëtare në parlament.
Boriçi – Kanë pasur probleme jo në planin personal. Kur iu përmend emri si kandidat për president, u provokua konflikti. Probleme themelore në ushtri. Që nga 2004 nuk është bërë një reformë ligjore.
Kulla: Çështja e sigurisë kombëtare nuk i përket vetëm FA-së. Ka mungesë të një reforme më të thellë. Ne kemi parashikuar një organ kushtetues një organ i sigurisë kombëtare, që udhëhiqet nga Presidenti, por ai s’ka asnjë lloj tagri, sepse është thjesht konsultativ. Pas ngjarjes së Gërdecit, politika duhet të të merret me kompetencat që ka ky organ. A merr ky gjenerali rrogë kur largohet. Nuk merrem me çfarë thotë miku yt Fred Peza. Janë larguar jo thjesht nga detyra, por nga FA-të. Kemi cënim të integritetit të trupave.
2% i DGP dhe modernizimi i FA janë detyrim ndaj NATO-s dhe publikut. Ç’bëhet me këto para? Ne kemi një numër ushtarakësh, që i çojmë në misione. Një problem tjetër; është emëruar një ambasador për të shkuar në nivelin më të lartë si këshilltar i komandantit të NATO-s, por ka ndodhur edhe një emërim tjetër; kjo zonja që del në shtyp si zëdhënëse që jep lajmin e shkarkimit, është emëruar në këtë zyrë në Bruksel; një tjetër skandal, që ul kredibilitetin. Është cënuar besueshmëria. Me sa njoh Sandrin, të majtët e akuzonin për të djathtë, të djathtët për të majtë.
Lleshi: Ka qenë po maj dhe e premte, pak para zgjedhjeve të 2001, kur kam pasur fat të ngjashëm; jam pezulluar se nuk pranova, që brenda akademisë ushtarake të organizoja miting elektoral. Por u ktheva prapë më pas në ushtri. Tani situatë e ngjashme, vetëm krahët kanë ndryshuar. Në fakt nuk jam as i majtë, as i djathtë, jam ushtarak profesionist i vjetër.
Boriçi: Ka 29 drejtori në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky është shqetësimi që ngrenë gjeneralët.
Kulla: Pas Tragjedisë së Gërdecit u krijua një situatë komike; nga një anë dilte ministri Fatmir Mediu me një deklaratë, nga ana tjetër ish-shefi i Shtabit, Luan Hoxha me një tjetër deklaratë. Situatë komike për një ngjarje dramatike. Për sa i përket buxhetit, ky ka qenë halli më i madh që kemi pasur.
Duhet përgjysmuar numri i njerëzve. Është luks i madh në kohë paqeje gjithë kjo administratë. Patrullimi në det i anijeve është luks. A mund t’i rikthejmë civilëve shumë gjëra? Jemi kohë krize. Duhet nikoqirllëk. Është skandaloze 29 drejtori në MM.
Pse iu dha privatëve demontimi në Gërdec?
Kulla: Ka eksperienca të ndryshme; ka vende që demontimet i bëjnë privatët, ka që i bën vetë ushtria. Tani tek ne po i bën vetëm ushtria. Çështja është te nikoqirllëku i menaxhimit të parave publike. Pavarësisht 2% të DGP, Shqipëria është vend i varfër; është mirë t’i bjerë gjysmë për gjysmë, të bëjë shërbime të mira, cilësor e mos futet kriteri elektoral i shpenzimeve. 11 gjeneralë ka. Nuk jemi aq pa të mbathura mos mbajmë 11 gjeneralë.
Lleshi: Për procesin e demontimit nuk kanë marrë asnjë dietë. Që në një vend normal nuk mund të kryhej kurrë në këtë rrugë; proces tepër i rëndë. Një punë nuk bëhet kurrë në këtë mënyrë. Ne ishim të detyruar ta bënim kështu. Kemi një borxh shumë të madh moral ndaj atyre njerëzve që e kanë kryer. Procese të tilla në botën normale paguhen jashtëzakonisth shtrenjtë, për arsye se njeriu që mban vdekjen në duar dhe që rrezikon në mënyrë akute jetën e tij, paguhet shumë shtrenjtë. Këta njerëz nuk janë paguar dhe ministria e Mbrojtjes, aparati i saj në tërësi, është në një defiçit të rëndë moral përpara gjithë këtyre njerëzve.
Këtë gjë e kam ngritur zyrtarisht për arsye se nuk mund të krijojmë defiçite përballë njerëzve të thjeshtë, të cilët kanë paga minimale e të tjera me radhë që rrezikojnë rëndë e në një kohë të bëjmë reklamë për këtë proces, proces që nuk është i kompletuar, nuk meriton reklamë. Le ta bëjmë demontimin, le t’u mbetemi borxh, po mos u biem borive të suksesit, kur s’është mbyllur ky proces. I ftoj ushtarakët ta bëjnë dhe pa para, për Shqipërinë. Por ftoj MM të prononcohen hapur, është apo s’është MM defiçitare përpara qindra e qindra ushtarakëve. 2 vjet defiçite të grumbullluara, që nuk u janë paguar qindra ushtarakëve. Ka komponent moralë. Nuk duhet t’i prekim shpirtin një ushtrie. Po i preket shpirti ushtrisë.
Kulla: Nuk pajtohem me Lleshin. Është sakrificë e madhe për publikun të paguhet 2% e DGP. Procesi i demontimit që përmban të gjitha sakrificat, kush ka pranuar rrezikun e ushtarakut e ka pranuar me të gjitha rreziqet. Mendoj, që është detyra e shtetit të garantojë jetën e tyre, se përderisa kanë pranuar detyrën e ushtarakut, është luks që t’i paguash dy herë.
Kulla: Zbritja në disa minimum 1,4%, në fakt jemi poshtë 1%. Duke aplikuar një ligj jashtë funksionit, i dëmshëm, ne shtojmë ushtarakët në pension; ne mbajmë një ushtri aktive, një që paguhet për të mos bërë asgjë në rezervë. Duhet ta ulim ushtrinë në rezervë. Ata marrin pak para, por bashkë bëhet një barrë e madhe për buxhetin. NATO na thotë përditë: s’mund të thoni që mbajmë ushtri duke paguar pensionistë. Jo se ata s’duhen paguar, por jo nga mbrotja. Menaxhimi amator dhe arbitrar shkakton dëme të mëdha. Një problem tjetër; financimi i projekteve, që nuk janë domosdo të nevojshme për FA. Kemi aparart buroktarik për një ushtri shumë të vogël, sa një divizion i një kohë të mëparshme.
Kulla: Kemi zyrtarisht dy uniforma, situatë e papranueshme, qesharake, është miratuar gabimisht dy vendime. Duhet së pari një uniformë. Nuk e kemi ushtarakun të zhveshur, por me uniforma të ndryshme. Kjo është çështje e menaxhimit joprofesional në nivelin e drejtimit. Në flotë ka disa modernizime, por ajo tokësore lë për të dëshiruar.
Jemi vend i NATO-s, dhe demontimi pa dieta, me disa uniforma, lë shumë për të dëshiruar..
Kulla: Kjo bën që cilido që ka përgjegjësi të mendojë mirë.
Lleshi: Ushtrisë i mungon menaxhimi i duhur. Nuk i mungojnë paratë për dietat. Duhen të hiqen paratë nga shpenzimet joprioritare.
Sa kanë kushtuar spotet e MM? Keqpërdorim janë edhe reklamat?
Lleshi: Jo vetëm ato. Janë strukturat parazitare. Drejtoritë e shumta, struktura të karakterit joushtarak, shumë e fryrë që merret me çështje të artit, sportit, mediat, e barabartë me stafin e Ministrisë së Kulturës, që bën koncerte, spektakle, shfaqje, rudimente të së kaluarës, që ushtria i kishte të gjitha vetë se ishte shtet brenda shtetit, se shkonte në reparte në gjithë vendin.
Pse nuk e bëni dot këtë reformë?
Lleshi: Në vend të zvogëlohej apo zerohej ky shpenzim, ndodh e kundërta. Kur ka para ok, por kur s’ke, i bie të shkurtosh paratë e demontimit, nga misionet. Unë ngrë çështje në aspektin strategjik; janë vendimmarrje të gabuara.
I keni thënë zotit Imami?
Lleshi: Për herë të fundit ditën e premte. Isha në ceremoninë e dekorimit të dy ushtarakëve amerikanë, me të cilët kisha punuar bashkë. Unë kisha harruar, që isha i liruar ndërkohë.
Po kandidatura juaj për president?
Lleshi: E quaj të lidhur. Sulmi mediatik i organizuar, që më shpalli kandidat, kur s’kisha asnjë plan për të kandiduar, edhe pse s’i dihet të ardhmes. Jam ushtarak profesionist dhe s’e di sa do zgjasë, se është edukatë e gjatë profesionale. S’jam as majtas, as djathtas.
Pse ushtria ndodhet në Elbasan në shtrimin e rrugëve?
Lleshi: Lidhur me shqetësimet, që i kam drejtuar ministrit kundër angazhimit të FA jashtë kazermës. Nëse kanë operacione në misione civile ushtria jonë ka kohë që janë përdorur dhe keqpërdorur. Janë në vartësi. Nuk dëshiron publiku operacione të tilla.
Kulla: Ushtria është përdorur jo vetëm në fushatë, por dhe jashtë fushatës elektorale. Ndërtimin e rrugëve e bëjnë ata që dinë të bëjnë rrugë, ujësjellësa. Ushtarët dalin jashtë kazermës vetëm në kushtet e emergjencës, kur kapacitet normale nuk mjaftojnë.
Lleshi: Unë di të them vetëm kaq; nuk janë në kushte emergjence, nuk ka vendim qeverie. Por sot kanë angazhuar asete për punime civile, që nuk kanë tager për t’i nxjerrë. Këtë e ka qeveria përmes një vendimi për gjendje emergjence. Ndryshe jo. Ministri i Mbrojtjes nuk mund të ushtrojë kompetencë operacionale, është interferencë e dëmshme.
Kodi Zgjedhor e ndalon madje edhe përfshirjen e ushtrisë, edhe emërimet dhe shkarimet gjatë fushatës.
Ç’do të bëni për shkarkimin tuaj zoti Lleshi?
Lleshi: Një proces në gjykatë dhe një në publik. Ndiej një detyrim të madh të bëj maksimumin,që asaj force që i kam shërbyer t’i shërbej. Është një proces automatik dhe vendimi është automatik. Faturën financiare do ta pagusjë shteti dhe faturën morale po shteti përballë publikut dhe kolegëve tanë në NATO. Një lajm i tillë nuk kuptohet nga një njeri që jeton jashtë këtij kufiri.
Kulla: Sa për shkarkimin bie besueshmëria e institucionit me sjellje që nuk janë profesionale. Kur sillemi me gjeneralin në këtë mënyrë, që është i pajisur me certifikatë, për të pasur akses në dokumente sekrete të NATO. Po nëse merr dokumente sekrete dhe ikën në një vend tjetër dhe bën tradhti ndaj atdheut? Do fajësojmë gjeneralët apo shtetin, që nuk ka ditur t’i trajtojë. Ai shtet nuk është më i besueshëm.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com