‘Lleshi’ në Repolitix, Hajdari: Presidenti dekreton në çdo rast, koston e ka Rama/ Batuta e Ndokës: Zgjidhja është Nar Koka

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u diskutua ridërgimi te Presidenti Meta i kërkesës për dekretimin e Sandër Lleshit. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror Shkëlqim Hajdari u shpreh se Meta nëse nuk e dekreton sërish Lleshin duhet të sqarojë arsyet.

Presidenti duhet ta dekretojë Lleshin, pasi përgjegjësia politike është e kryeministrit që e ka propozuar. Presidenti nëse nuk e dekreton ta shoqërojë me arsyet, rezervat që ka. Presidenti nuk mund të përgjigjet pa një dekret.

Shkëlqim Hajdari

Por, juristi Kristaq Kume tha se Presidenti ka të drejtë ligjërisht që të refuzojë një kandidaturë për ministër, por në këtë rast, shton ai, duhet të shpjegojë motivet.

Presidenti është në të drejtën e tij, që të shprehet ‘po’ ose ‘jo’. Derisa emëron dhe shkarkon, nuk ia lë kot 7 ditë në dispozicion. Kushtetuta nuk i thotë duhet të marrësh patjetër këtë vendim. Psh si në rastin e kryetarit të Akademisë së Shkencave apo rektorin ku është vetëm honorifike firma. Në këtë rast firma ka rëndësi. Ky rast është shumë sensitiv dhe presidenti duhet të shpjegojë pse nuk është dakord, nëse nuk është. Ligjërisht presidenti ka të drejtë që të mos dekretojë një ministër.

Kristaq Kume

Gjergj Koja u shpreh kundër ‘Kjo i bie që të rrëzohet shumica. Kjo është Republikë parlamentare. Ky president nuk zgjidhet nga populli’. Për deputetin opozitar Nard Ndoka, Presidenti nuk është noter, por filtër. E ndërsa nuk sheh në horizont ndryshim të qëndrimit të Metës, ai me një batutë propozon një zgjidhje tjetër. 

Mendësia e kryeministrit është që të mos e kemi fare gjykatën Kushtetuese. Mungesa lë hapësirë për të interpretuar sipas dëshirës. Presidenti është një garanci, filtër kontrollues, jo noter. Nëse presidenti ka një informacion që ky ka punuar për shërbimet e huaja? Do ta thotë? Absolutisht jo. Presidenti u shpreh ‘nuk krijoj bindjen që të jetë ministër’. Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të respektojë dekretin duke i dërguar një emër tjetër.

Një zgjidhje shumë ekskluzive është; kur kemi të bëjmë me dy burra shteti nuk ka nevojë për interpretime. Në rastin tonë nuk i kemi, këto duan një gjykatë kushtetuese. Tani duhet Nar Koka, ta fusin në lojë në vendin e gjykatës Kushtetuese, mesa di është prishur njëri me të. A do dekretohet Lleshi? Nuk do të kemi asnjë ndryshim. Meta i ka muskujt më të fortë, edhe fizikisht edhe në raportin e institucionit. Rama është dredharak, Meta është kokëfortë.

Nard Ndoka

"Kumbari" i marrëveshjes Rama-Meta në 1 prill 2013
Leonard Koka, vëllai i Lefter Kokës, njihet si njeriu që bëri të mundur  marrëveshjen e 1 prillit 2013 mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Deri në atë kohë, LSI ishte në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike pas një pakti të firmosur verën e 2009-ës.Negocimi i Kokës shërbeu për bashkimin e të majtës dhe për pasojë rikthimin e socialistëve në pushtet për herë të parë që prej 2005-ës kur fitoi e djathta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Vrasja e grekut dhe 52 ekstremistët ‘non grata’, Nard Ndoka: Ka hije dyshimi, jemi të paqartë

Në emisionin Repolitix është diskutuar edhe për 52 ekstremistët grekë që u shpallën ‘non grata’ nga Shqipëria. Deputeti Nard Ndoka u shpreh se ekstremistët grekë nuk duhet të ishin lejuar që të futeshin në kufi, ndërsa shtoi se ka paqartësi referuar ngjarjes ku u vra ekstremisti Kacifas.

Ne nuk kemi akoma një hetim të saktë, edhe pala greke pret një gjë të tillë, edhe ne jemi të paqartë për ngjarjen si ndodhi, ka shumë hije dyshimi. Nga pala greke është vetëm një deputete qipriote, nuk u përdor politikisht. Nuk patëm as Agimin e Artë që mund të vinin të merrnin pjesë.

Por disa personazhe që policia jonë duhet ti skedonte që kur hynë në kufi, ti ndalonte. Në 52 vetë është e pafalshme që ka emra që dihen kërcënimet e tyre. Policia duhet ta ndalonte Karathanos për të hyrë në Shqipëri. Sot zv/ ministri i Brendshëm bëri një deklaratë të nxitur, mund të bëhej kur informacioni mund të ishte i detajuar. Ngutja tregon që kryeministri po kërkon ta përdorë fatkeqësinë për kapital politik. Qeverinë greke e shoh më të përgjegjshme.

Nard Ndoka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja