TIRANE - Kryetarja e KQZ, Lefterije Luzi (Lleshi) priti në ambjentet e KQZ-së delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Batelli, Koordinator Special i caktuar nga Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe Andreas Northelle, Përfaqësues Special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Delegacionit me Kryetaren e KQZ-së në kuadër të drejtimit të një Misioni Vlerësues (NAM) lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të datës 23 qershor.
Kryetarja e KQZ-së i ka njohur ata me punën që KQZ ka bërë që nga konstituimi i tij. Nga ana e tyre, Roberto Batelli dhe Andreas Northelle e kanë falenderuar Kryetaren për mikëpritjen dhe pasqyrimin e punës së bërë nga ky institucion për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com