VLORE- Djali i kreut të Federatës së Aeronautikës, Xhonatan Ismali është kërcënuar me jetë nga pronari i një ndërtimi pa leje i cili u ngrit gjatë fushatës zgjedhore në vendine njohur si ballkoni i Llogarasë.
Pas denoncimit në media, dhe në Shqiptarja.com ndërtimi pa leje u prish. Pikërisht ky është dhe shkaku i kërcënimit. Pronari i ndërtimit pa leje thotë se Alket Islami ka ndikua rnë shembjen e objektit.
Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report Alket Islami tha se dy pilotët e Aeronautikës, djali i tij, Xhonatan Ismali dhe Shkëlqim Qose nuk janë lejuar të fluturojnë dhe madje djali i tij është kërcënuar me jetë.
“Sot im bir dhe një pilot tjetër janë kërcënuar me jetë. Policia po merret me zgjidhjen e këtij konflikti”- tha Islami për Tv A1 Report.
Federata e Aeronautikës që në 1993 ka një vend qëndrimi në Qafën e Llogarasë nga ku nisin fluturimet. Ky vend është në truallin e pronarit, por që me ndërhyrjen e bashkisë është dhënë leja për shfrytëzim për federatën Aeronautike.
Me denoncimin në media të ndërtimit pa leje të ngritur brenda pak ditësh në ballkonin e Llogarasë, pronari i truallit nuk lejon federatën të kryejë fluturime, madje sot sipas Islamit ka kërcënuar dhe djalin e tij.
Islami në një prononcim telefonik për tv A1 Report tha “Nuk ia prishi Alket Islami, por revoltë e njerëzve që bënin peticione kundër prishjes së bukurive të natyrës.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com