VLORË- Një çift është shpëtuar nga policia e qytetit bregdetar, pasi kishin humbur rrugën në malin e Llogarasë.
Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 19:40, në malin e Llogarasë, pas antenave të këtij mali, dy shtetasit kishin dalë për turizëm dimëror por më pas kishin humbur rrugën e kthimit dhe kërkuan ndihmën e policisë, pasi rrezikonin bllokimin për shkak të dëborës së rënë dhe errësirës.
Pas disa orë rrugë dhe kërkimesh në terren të thellë, në kushte të vështira të errësirës, sasisë së dëborës së rënë dhe ftohtit, u bë e mundur gjetja e këtij çifti dhe shpëtimi i tyre.
Çifti B.F. 32 vjeç dhe banues në Tiranë dhe D.M. 34 vjeçe, banuese në Fier ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com