Sipas një studimi, 55 % e ndjekësve të Ramës në Twitter janë llogari fallco, 34 % janë përdorues jo aktiv, dhe vetëm 11 % e tyre konsiderohen si të mirëfilltë.
Që nga shtatori i vitit 2011, Rama ka përdorur gjithnjë e më shumë, Twitter dhe blogje të tjera, për të transmetuar agjendën e tij politike, për të akuzuar qeverinë, apo edhe për t’iu përgjigjur akuzave.
Përdorimi që Rama i ka bërë Twitter-it, ndër të tjera ka ndihmuar që ky rrjet social të marrë popullaritetin e mëparshëm, para se të lihej në hije nga rivali Facebook. Përdoruesit e rremë në Twitter mund të blihen në dhjetëra faqe (website) që ofrojnë këtë shërbim për vetëm 0.01 $. Për shembull, 35 % e 19 milionë ndjekësve të presidentit të Amerikës, Barak Obama, janë të rremë, ndërsa 36 % prej tyre janë jo aktivë, dhe 29 përdorues realë.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun i Partisë Socialiste, Endri Fuga, tha për “Balkan Insight” se PS nuk ka blerë asnjëherë përdorues të rremë në Twitter.
"Në Shqipëri Twitter-i nuk është rrjeti social më popullor, shumë kanë llogari që nuk janë aktive, e cila mund të shpjegojë numrin e lartë të përdoruesve të “rremë”", tha Fuga.
Fuga theksoi se Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe kryeministri britanik, David Cameron, gjithashtu kanë një numër të madh të ndjekësve të rremë dhe jo aktivë, sipas “StatusPeople”.
"Unë nuk mendoj se Bill Gates dhe David Cameron janë duke blerë përdorues të rremë në Twitter, dhe jam i sigurt se këto metoda nuk kanë qenë pjesë e punës sonë", shtoi ai.

Me një prezencë të konsiderueshme në Twitter është kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka disa llogari në internet, ku në faqen me 1.600 pëlqime, e përshkruan atë si një llogari zyrtare.
Megjithatë, zëdhënësi i bashkisë, Erald Kapri, mohoi se Basha apo stafi i tij të ketë hapur ndonjë llogari të tillë, ndërsa e përshkruan faqen të cilësuar si zyrtare “me shumë gjasa të krijuar nga ndonjë fans (adhurues)”.
Përdorimi i faqeve të internetit për qëllime politike, është një tendencë gjithnjë e në rritje në Shqipëri, ku përdorimi i mediave sociale është rritur masivisht në dy vitet e fundit. Sipas statistikave të faqes së internetit “Social Bakers”, më shumë se 1 milionë e përdoruesve të Facebook-ut në Shqipëri, afërsisht 30 % e gjithë popullsisë, përfaqësojnë 2/3 e shqiptarëve me akses në internet.
Studime të ngjashme tregojnë gjithashtu se përreth 1/3 e të rinjve në Shqipëri preferojnë ta marrin informacionin nga interneti duke përdorur rrjete sociale si YouTube, Facebook dhe Twitter, në vend që të ndjekin një media të caktuar.
Një studim i kryer nga Instituti EUNACAL me seli në Tiranë, në tetor 2010, dha rezultatin: 30,4 për qind e të rinjve të moshës 15-39 shohin në mediat sociale si burimin e tyre kryesor të informacionit mbi politikën.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com