Ministria e Financave ka hedhur për Konsultim Publik një projektligj që synon të forcojë shkëmbimin e informacionit për llogaritë bankare dhe financiare mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, për të luftuar fshehjen e të ardhurave dhe shmangien e taksave.
Përmes këtij projektligji, i cili nëse miratohet hyn në fuqi pasi vendi të jetë pjesë e BE-së, synohet që tatimet të kenë më shumë informacion për të ardhurat dhe llogaritë financiare të qytetarëve dhe bizneseve jashtë vendit, duke ndihmuar në zbulimin e rasteve të mundshme të evazionit fiskal.
“Qëllimi i projektligjit është krijimi i një kuadri të plotë ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, me qëllim rritjen e transparencës tatimore, parandalimin dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit administrativ në fushën e tatimeve”, thuhet në relacion.
Shkëmbimi i informacionit mbi llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve do të bëhet me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, dhe autoriteti kompetent për këtë proces do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila informohet çdo vit nga bankat mbi llogaritë për të cilat është kërkuar informacion.
Madje në projektligj janë përcaktuar edhe gjoba kur nuk bëhet raportimi nga institucionet financiare, kur informacioni i dhënë është i pasaktë apo kur nuk ruhet dokumentacioni i nevojshëm mbi llogaritë. Në nenin 17 të projektligjit thuhet se gjobat do të variojnë nga 100 mijë lekë deri në 1 milionë lekë në varësi të shkeljes së kryer.
Gjithashtu, për të mos cenuar privatësinë e të dhënave, në nenin 19 theksohet se informacioni i siguruar nga institucionet financiare raportuese në Republikën e Shqipërisë është konfidenciale, dhe se çdo punonjës që ka akses në të dhënat personale që përpunohen në kuadër të këtij ligji, ka detyrimin që të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit.
-
Tik tok, tik tok, po afrohet dhe tatimi i emigranteve qe nuk jetojne ne shqiperi por qe kane shteteai shqiptare ….
Përgjigju







Komente
Komento