
Futja e kompensimit me 10% për fermerët për çdo faturë që ata marrin tek grumbulluesit apo tregtarët e tjerë kur ju shesin produktet, për Ministrinë e Financave do të formalizojë sektorin.
“Është një skemë e cila do t'ju vijë goxha në ndihmë fermerëve dhe është një skemë që për vitin 2026 ne parashikojmë pra, për shitjet që ata do të bëjnë nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026, do kenë mundësi që të marrin 10% të vlerës së faturës së tyre brenda 31 dhjetorit. Ndërkohë që në vitin 2027 kjo skemë shkon 30 milionë euro. Por mund të jetë vlerë edhe më e madhe, sepse ne besojmë që do të ketë një formalizim më të madh të sektorit të bujqësisë në momentin që fermerët e vegjël do të jenë të incentivuar për të marrë faturat nga grumbulluesit, nga përpunuesit apo nga agrobiznesi”, tha ministri i Financave
Ndërsa për deputetët zgjidhja është barazimi i TVSH-së në 20% në të dyja aspektet, si në blerje ashtu edhe në shitje. Sot kur një grumbullues blen tek fermeri e ka TVSH-në 0%, ndërsa kur e shet produktin e ka TVSH-në 20%. E kundërta ndodh në import, ku si në blerje dhe në shitje TVSH-ja është 20%.
Por edhe llogaritja e TVSH-së për këtë sektor, nuk i nxori deputetët dhe ministrin në një shifër se sa paguan TVSH një grumbullues që blen jashtë dhe brenda vendit.
DISKUTIMI ME MIKROFONA FIKUR
Cara: Autofatura që do të bëhet nga grumbulluesi, me çfarë norme tatimore do të bëhet?
Ministri: Siç është aktualisht
Cara: Me normë zero
Bozdo: Atëherë s’ka gjë, bie gjithë skema.
Ministri Malaj: Thuhet se duke qenë TVSH-ja zero këtu produktet shqiptare janë më të shtrenjta, nuk qëndron kjo. Nëse sot do të blej me 500 lekë produktin nga një fermer si grumbullues me 0 TVSH, do ta shes në treg për 600 lekë. për 600 lekë do të paguaj 120 lekë TVSH për shtetiNëse këtë produkt 500 lekë do ta merrja nga importi do të paguaja 20% në doganë që është 100 lekë dhe nëse e shes me 600 lekë do të paguaja diferencën mes 120 lekë dhe 100 lekë. Pra 100 në doganë dhe 20 në shitje, në total 120 lekë TVSH, e njëjta vlerë.
Braçe: 120-100 lekë bëjnë 20 lekë
Ministri Malaj: Jo pra jo, 100 e ka paguar në blerje dhe 20 në shitje. Në total 120 lekë apo jo?
Braçe: Në import ke 100 me 120 lekë, pra 120-100=20 lekë TVSH, ndërsa në vend 120-0=120.
Ministri Malaj: Po sa paguan në total?
Bozdo: 100 lekë më pak TVSH pra.
Ministri Malaj: Jo pra, se ka 15 vite që merrem me këtë punë
Lajmi kryesor:
Opozita kundër ‘Paqes Fiskale’: Kush janë përfitues? Të përjashtohen bizneset subjekte të SPAK












